DESPOTËT RRËZOHEN ME SHPËRTHIMIN E POPULLIT NE PROTESTA

0
414
Thaçi - Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

Despotët, Diktatorët edhe përkundrejtë jetes së tyre luksoze dhe shtypjes së popullit, gjithmonë e kanë pësuar keq, kur i ka kapë stuhia apo shpërthimi i popullit. Ne vitet e 90-dhjeta diktatri dhe santrapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, pasi i zhvilloi katër luftra në ish-jugosllavin qe nga Sllovenija e deri ne Kosove, për te krijuar Serbin e Madhe, por nuk ia doli. Beri masakra te medha, por te gjitha i humbi. I ndodhi stuhia dhe shperthimi i popullit.

Protestat për disa muaj nuk u ndalen dite e nate. Me ne fund e mundi poppulli. Kryeministri i atehershem Zoran Gjingjiq urdhëroi policinë dhe ne shtepinë e vet e arrestoi, e futi ne burg dhe e dergoi ne Hage, ku e priste gjukimi për krimet e bëra, e sidomos per ato ne Kosove. Arrestimin e tij, Kryeministri i Serbisë Gjingjiq e pagoi me koke, te cilin e vranë Falangat e Klanit te Zemunit pro-Millosheviq.

Por a do e presë i njejti fat edhe pinjollin e tij diktatori dhe despoti Aleksander Vuçiqit, i cili ka krijuar errësirë të plote, varferi dhe skamje ne tere Serbinë? Si duket do ta këtë te njejtin fat. Qe sa muaj ne tërë Serbin ndodhin protestat, që po bëhën gjithënjë e me te medha, me te fuqishme. Kërkohet dorëheqja e tij, arrestimi i tij deri ne kercnim me vrasje. Si do te perfundojë ky diktator do e shohim se shpejti, por perfundimin e ka te keq, te zymet.

Edhe në Shqiperi Edi Rama i ka te gjitha tiparet e një diktatori mafioz, i cili e bëri vendin rremujë me çmendurin e tij, i cili as vetë nuk din se kah po shkone, çka bene si vepron, e ka kap shtetin ku korrupsioni dhe papunesija jane te larta. Asnjëherë ne historin e Shqiperise nuk po ikun me shume te rijte se sa gjate sundimit te tij. Populli i Shqiperisë gadi se eshte pergjysmuar. Bane pazare me Greket per detin e Jugut me te pasurin ne Adriatik me nafte.

Kurse kendej përzihet ne Kosove për korrigjimin e kufijve. Për këtë është lidhë edhe me djallin serb, per ta shaktërruar Kosovën. Mu per këtë arësye edhe ky eshte perfshirë nga protestat e medha disa mujshe njëherë nga studentet e tani i ndodhi populli, që kërkon doreheqjen e tij, apo edhe rrezimin e tij nga pushteti. Eshte per se tepermi arrogant, injorat, trap dhe i pagdhendur. Perfundimin nuk e ka te gjate, sepse protestat po jane gjithenje e me te fuqishme. Populli don qe ai te ikë nga pushteti sepse ate e rrembeu me vota të shitura.

Dhe i fundit despot qendron në këto troje ëshë Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi. Ky njeri nuk la gur pa rrezuar, në emër te lufteës, per ta kapur dhe pushtuar shtetin. Shoket e tij te luftes qe e kapen shtetin te gjithe u korruptuan, u pasuruan me hajni, vjedhje dhe plaçkitje. Eshte nje njeri qe punon per vehte nuk eshte aspak transparet, nuk eshte unifikues i popullit përkundrazi populli e injoron, askush nuk i shkon ne zyre nga lideret e partive politike. Thjeshtë te ky njeri interesi personal është me i madhe se sa ai i popullit. Interesi i tij personal eshte aq i madh sa qe ai per kete edhe e shkaterron shtetin.

Gjate sundimit te tij per gadi nje dekade populli u varferu, e humbem Veriun e Kosoves, i humbem Qakorrin krenarin e Kosoves Eshte ne rrezike qe ta humbim edhe Veriun e Kosoves, permes ides se tij per copetimin, ndarjen apo korrigjimin e kufijve për shkak të rahatis së tij Ligjetë e as Kushtetuten e vendit nuk e përfillë. bile kërkon te ndërrohet për t’i realizuar interesat e tij personala, për ta realizu ikjën nga kapja e Hagës.

Prokuroria dhe gjykatat jane te kapura. Korrupcioni po lulëzon. Rinia po ikë nga vendi bile edhe më shumë se sa ne kohën e diktaturës. Edhe ne Kosovë ka fillu të levize, të ndodhë populli. Shpërthimi po i afrohet pikës së vlimit dhe protestat e popullit veq qe skan fillu. Do te jene protesta te rrepeta, te ashpra por te dinjitetshme deri ne largimin apo rrezimin e tij nga pushteti më të gjitha struktuat përmes te cilave, ai e ka kapur shtetin.