CIKËL POETIK, ZYMER MEHANI

0
783

I.

TI, O TRIM LIRIE

(Dëshmorit, Nuhi GECI)

E deshte me zemër
Të qiellit kaltërsi
E u bëre pastaj Yll i tij i ri
Ishe lis i lartë
Me stuhitë që u rroke
Me gjoks çave shtigjet
Për të epoka jote
E deshte ujëvaren
E gurrat e dëlira
Dhe në shpirt e zemër
Pate shumë dëshira
I deshe kallinjtë e grurit
Në të bukës ara
I deshe dhe lulëkuqet
Agimet e bardha
Prej dritave të syve tu
Shkrepëtiu liria
E Ty o bir i kombit
T’u shtua lavdia
Jetën s’e fale kot
atdheut i dole zot

II.

AJO…

Në zemrën time
Për ty atdhe i dashur
Jeton ajo
Dhe në timin shpirt
Përherë ajo rritet
Në mua jeton dhe rritet ajo-
Më e bukur se pranvera
Më e ndijshme se përkëdheljet
E sjellur me gjak
Prej mijëra dëshmorësh

III

DJE DHE SOT…

Për ty Tokë arbërore
Dje kam dalë me trimat e mi
Të të mbrojmë me pushkë ty e tënden liri
Me guxim e shpresë Me qëndresë e besë
Për ty, yni atdhe
E jona fole
Si lumë e si ëndërr
Për ty Truall amtar
Zemra m’u ka rritë sa një mal
Për tënden liri Dhe tëndin ideal
E sot, për ty atdheu ynë
Sa bjeshka zemra më është rritë se ti po lulëzon
Nga dita në ditë
Shtati seç po të rritet
Në rrezet e lirisë
Ty truall i lulëkuqeve
O Tokë e lavdisë


POETI SAHIT SHALA

Të marrsha…

(satirike)…

Të marrsha të ligat politikë
Por me to s’di ku të ikë
Atëherë nuk më do askush
Mbetem të flas me mal e fushë
Porsi lepur në gëmushë
Për shumë vjet mendja s’na u mbush
Ju dëgjuam fjalë e prush
Por premtime nuk mban kush
Ja që tash zgjedhjet po vijnë
Ne të shkretët n‘ pritje rrimë
Bijtë e shqipes ne i zgjodhëm
Mot për mot me ta u lodhëm
Plot premtime , gjë nuk sollën
S’ ka mbetur t’i zësh besë kujt
Nuk shkon kungulli gjithë mbi ujë
A thua kush do të paguajë
Ne po mbesim keq së keqi
Del më i zi i riu se i vjetri
Ndërrojmë si rruaza çdo tre vjet
Por për ne ilaç s’u gjet
Tash po bëhen njëzet vjet
I ka fajet populli vetë
Qe ju rrasi në këtë “Xhenet”
Të rroni si doni vet
Atë qe e thashë pakëz më parë
Asnjëherë s’dua ta marr
Se me të ligat që i keni
Nuk besoj se ndrin kuvendi
Uroj të dalin breza të tjera
Dhe për ne te dalë pranvera


JAM FURTUNA

Vajzë shqiptare jam
Lerë në flakë t’barotit
M’pagëzuan Furtunë
Sinonim i motit
Prindërit nëpër male
Ikën nga barbari
E unë erdha n’jetë
Nën krisma rafali
Ninulla i pata
krismat e lirisë
Ndrikull e kumbarë
Ushtarë t’UÇK-së
Djep e pata Tokën
E çati Flamurin
Vëllezërit luftëtarë
Tonin edhe GURIN
Dhe motrat e mia
Xheva, Antigona…
U vranë për liri
Kur ndodhi zezona
Dhe Adem Jashari…
Trimi SANDOKAN
Më mbanin në duar
M’ thonin të kam xhan
Tani që u rrita
N’këtë tokë t’ shqiptarisë
Lavdi u them me zemër
Dëshmorëve t’lirisë


Kërko çfarë të duash

O vëlla,
kërko çfarë të duash!
Fjalë,
Besë,
Dashuri,
Shpresë !
Çfarë të duash,
vëlla kërko!
Respekt,
Nder,
Punë,
Vlerë!
Nëse je i pagjumë
Në krahë të përkund unë
I etur nëse je
Me lotë etjen unë ta deh
Dhe vetmi nëse ndjen
Për shok vargun tim e gjen
Gjithçka,
vëlla më kërko,
Veç kombin kurrë mos e moho
As atdheun mos e braktis
Mos i shërbe kurrë pabesisë