Mentaliteti turqeliko-islamik jo-tokësor i disa shqiptarëve…

0
1099

Klajd Kapinova

Ky mentalitet anadollak eshte i ulur kembkryq edhe tek shume shqiptaro-amerikane ketu ne New York. Kur kam punuar tek gazeta shqiptaro-amerikane Illyria ne Manhattan New York kete argument qe shpreh Milaim Zeka ne intervisten e tij shume realiste e kam ndesh shpesh kudo, mbasi si gazetar kam mbuluar ceshtjen shqiptare, aktivitetet e ndryshme brenda komunitetit tone ketu, intervista, reportazhe, analiza etj., kudo binte ne sy mentaliteti primitiv anadollak dhe per cudi edhe dashuria histerike per Turqine, edhe pse shqiptaret kishin marre rastesisht shtetesine amerikane dhe jo turke.

Po jam nje shembull te urretjes me shtazarake per kulturen dhe jeten amerikane. Kisha nje muaj qe kisha filluar punen si gazetar Staff Writer… Nje dite ne mengjez rreth ores 10 vjen ne redaksine tone nje burre i panjohur per mua dhe takohet me shokun e tij gazetar, i cili ishte ne tavolinen perballe meje. Ai nuk pershendeti, por e filloi pershendetjen turqisht per te gjithe ne zyre me nje shprehje banale: “Na mbyten kryqat dhe kaurat, kudo sheh vetem pig dhe becon… Vallahi i kisha mbyllë te gjithe restorantet me derra…” etj., etj., qe per etike nuk mund te shkruhen…. Une isha shtang perballe kompiuterit dhe kur mbaroi se shfryri barbari anti-amerikan me shtetesi amerikane ngrita koken lart dhe e pash kush ishte…

Gazetari u skuq kur me pa mua dhe i tha shokut te tij te ngushte: “Eja te dalim, shkojme dhe pijme nga nje kafe“. Ai kur u rikthye ne zyre nuk kerkoj ndjese per banalitetin e shokut te tij, por vazhdoi punen ne kompiuter… E shikoni se kush e perfaqson median shqiptaro-amerikane ketu ne New York – kryeqendren metropolitane te kultures dhe civilizimit bashkekohore boteror. Shqiptaret ne vendlindje jane naivë dhe kujtojne se intelektualet qe punojne dhe jetojne ketu jane si dikur Konica, Noli, Pipa etj. Jo jo dhe vetem JO. Menjehere mu kujtua shprehja populore: Si eshte vendi (redaksia) behet kuvendi! Me vone mesova se personi kishte qene ushtarak i larte dhe sekretar partie ne Komitetin e Partise te rrethit te tij…

Rrugaçi fanatik islamik kur u shpreh hapur ne ate menyre mendonte se edhe une isha anadollak dhe foli lirshem si ne shtepine e vet… Kam edhe raste te tjera te kesaj natyre, por tregova nje qe me ka bere shume pershtypje ketu ne New York… Shume prej tyre qe ishin objekt i shkrimeve te mia koha dhe mendja u punon ne kah te kundert shume vjet drite kozmike larg njeri-tjetrit. Per fat te keq sot media eshte hipokrite dhe mashtruese. Ato asnjehere nuk merret me kete gje, por flasin se ka apo nuk ka te brendshme kengetarja qe interpretoi sot tek Kenga Magjike apo Festivali kombetar i muzikes se lehte me plagjiture muzike turke, arabe, greke, italiane dhe aspak shqiptare etj.

Kudo ne media lexon dhe sheh pervesitet dhe injorance ne shtresa te ndryshme, kudo copy & paste ne show, muzike, veshje etj. Shiko sot Shqiperia dhe Kosova renditen ne vendet e fundit ne bote nga zhvillimi ekonomik dhe kulturor. Nese dikush merr guximin te hap nje kanal per te thare moçalin e mentalitetit otoman etitekohet serb, kaurr, grek, rus… dhe perçares i “unitetit” kombetar dhe fetar. Kjo e fundit ben muuuuu gjithmone… Me sakte dhe realisht nuk thuhet. Bravo zoteri se ke thene vetem te verteten, qe shqiptareve nuk u pelqen. Mjafton me hapë kompiuterin apo telefonin vetem 5 sekonda dhe te besh nje parakalim te shpejte te websiteve shqiptare dhe shqipfolese dhe merr po kete pergjigje, qe ky zoteri e ka formuluar me plot zemer ne menyre shume te sakte. 👍🏻🇦🇱👍🏻

Video në Facebook, me deklaratën e gazetarit Milaim Zeka:

https://www.facebook.com/Zoneelireofficial/videos/10156717694234196/