CHRISTINA GEORGINA ROSSETTI – poezi

0
622

CHRISTINA GEORGINA ROSSETTI
1830 – 1894

Christina Georgina Rossetti (Londër, 5 dhjetor 1830 – Londër, 29 dhjetor 1894), motra e Dante Gabriel Rossetti, William Michael Rossetti, dhe Maria Franceska Rossetti, ishte një nga poetet më të rëndësishme britanike të shekullit të kaluar.

Babai i saj, Gabriele Rossetti, ishte një poet italian dhe i njohur Carbonar. Nëna e tij, Franceze Polidori, ishte motra e një miku të Lord Bajronit, John William Polidori.


Kush ka parë vallë erën ?
As unë as ti. Por kur pemët përkulin kokat e tyr, Era i ka kapërcyer.


1. KUJTOMË

Kujtomë kur të kem ikur larg,
në vendin e heshtjes,
as përdore ti s’do mund t’më mbash,
as unë s’do mund të të kthej përshëndetjen.

Kujtomë, edhe kur s’ke mundësi t’më flasësh
çdo ditë që t’më thuash ëndrrat e tua:
më kujto dhe kjo mjafton, sepse unë e di,
s’do të vijë fjala, as fjala, as lutje tek unë.

Edhe nëse do të doje, të më harroje pak
dhe më pas të më kujtoje, mos e lëndo veten:
sepse, nëse errësira dhe rrënoja lënë gjurmë
të mendimeve të mia të së shkuarës,
është më mirë, për ty të buzëqeshësh dhe të harrosh
që nga kujtimi të torturohesh.

2. MIRAZH

Shpresa që ëndërroja, ishte ëndërr,
vetëm një ëndërr, më zgjon tani,
i dëshpëruar, i këputur dhe plakur,
për një ëndërr.

Var harpën time në një pemë,
një shelg vajtues buzë një liqeni:
Var atje harpën memece, të lodhur
e të çarë,
për një ëndërr.

Rri e qetë e qetë, rri e qetë, zemërthyer,
zemër e heshtur, rri e qetë dhe e copëtuar:
jeta dhe bota kanë ndryshuar,
edhe unë vetë
për një ëndërr.

Hans Anderson Brendekilde

3. KOTËSI E KOTËSIVE

Çdo gjë që bie mbi këtë tokë,
është gjethja e vjeshtës në zemrën time
më bën të ndjej dhimbjen më të thellë.
Kush mendonte për pranverën në lulëzim
Bota e gjërë qeshte e stolisur-
Psherëti, këngë me krahë.

Një qind kurthe së paku dhe fatale
gjatë udhëtimit të një dite, ne ekspozojmë veten:
është molla e krimbur mbi degë,
zogu të cilit i thyhen krahët,
zëri që këndoi, që vdiq ngadalë.
Heshtje, tingull e shikim dhimbjeje. –
Poet, Shenjë e bukur.

Përktheu: Faslli Haliti