Çfarë dreqin nuk shkon në këtë vend, që jemi katandisur kështu?

0
366
Fshatarët derdhin qumështin

Mentor KikiaOpinion.al30/10/19

Në Lushnje, fshatarët dolën sërish në protestë sot. Hodhën domatet rrugëve. Ashtu siç kishin hedhur më parë qumështin, shalqinjtë…

Ata kanë falimentuar dhe kërkojnë ndihmë nga shteti. Ata punojnë, prodhojnë, por nuk shesin dot dhe ngrejnë duart nga qielli. Kështu kanë falimentuar edhe ata që mbjellin duhan, edhe ata që mbjellin mollë, qepë e patate.

Por çfarë mund të bëjë shteti për ta? Në një ekonomi tregu, rregullat janë të qarta: prodho-shit-fito. Por bujqësia nuk i nënshtrohet ligjeve të “rrepta” të tregut. Ndaj është shpikur subvencioni, si mënyrë që shteti ta mbështese këtë sektor delikat, që siç i thonë, është shtëpi pa çati.

Nuk dua të bërtas tani e të them se shteti duhet t’ua blejë domatet fshatarëve, që nuk i shesin dot në treg. (Edhe po e bëre, nuk ka për të ndodhur… /AÇ) Por edhe nuk dua të hesht kur shikoj që çdo vit, gjithnjë e më shumë toka mbeten djerrë si pasojë e falimentimit të fshatarëve.
(Mbjellin, i hedhin plehëra kimike, pesticide e hormone, dhe i bëjnë ushqimet e pangrënshme, ose helmatisëse dhe të dëmshme! A shteti ua ka fajin a? /AÇ)

Unë nuk jam ekonomist dhe nuk do të dua të bëj gabime. Por thjeshtë dua të pyes: Çfarë politikash ndjekin fqinjtë tanë, në Maqedoni (nuk po shkoj në Greqi), ku ai që prodhon duhan, e shet dhe jeton jo keq. Ai që prodhon mollë, rrush, domate e speca, i shet dhe jeton jo keq. (Numër një, politikat e një kontrolli më të rreptë për produktet që prodhohen, që të jenë brenda standardit, që tek ne janë vetëm formale, nuk kryejnë punë, mashtrojnë e korruptohen. Dhe numër dy, ka mekanizma afatgjatë, që garantojnë shitjet në një zinxhir tregu, që tek ne nuk ekzistojnë, e që pushteti qendror apo lokal duhet të intertesohet dhe të gjejë mënyrat, bashkë me prodbuesit shqiptarë, që ta mundësojë këtë… /AÇ)

Ai që prodhon qumësht dhe djathë, sërish i shet dhe jeton jo keq. Çfarë dreqin nuk shkon këtu, që njerëzia rropaten arave, duke punuar natë e ditë dhe dalin në rrugë me fytyra të rreshkuar duke derdhur qumështin e duke hedhur prodhimet. A ka ndonjë specialist ekonomie a bujqësie, që mund ta na jape një përgjigje?

(Po pra, përgjigjia është në dy plane: 1. Ptodhimet shpesh janë të dëmshme dhe jashtë standardit për konsum, e fajin e ka fshatari, prodhuesi. 2. Shteti (pushteti lokal e qendror) duhet të ndihmojë, që prodhuesit shqiptarë të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme të shitjes e të tregut për produktet e tyre, kur ato janë brenda standardeve të tregëtimit. Problemi është disi kompleks, se nuk ka fitikm të madh në këto raste e shtetit nuk i interon të merret edhe aq me këto gjëra (se janë të prirur drejt tenderave milionëshe, pa u lodhur shumë), edhe pse strukturat ekzistojnë dhe marrin rroga për këtë punë! Por njerëzit e punësuar nuk punojnë, nuk e kryejnë punën e tyre si duhet… Ia lënë Ramës punën, për t’i kryer të gjitha… Shqip me thanë, popull i shkrehur dhe i pjerdhur! /AÇ)