Ambassador Gregg Delawie, Faleminderit

0
644

Besnik R.F. Krasniqi

Mister Delawie, ju se shpejti do të përfundoni misionin e juaj në Kosovë. Shpresoj që keni kaluar 4 vite të shkëlqyeshme duke jetuar dhe punuar jashtë vendlindjes së juaj, duke u munduar të kontriboni për kombin Amerikan dhe për shtetin e Kosovës, të cilin ju e respektoni më shumë se shumica e politikanëve të Kosovës.

Ju Z. Delawie përfaqësoni shtetin madheshtor Amerikan, që e çliroi Kosovën me 12 Qershor 1999, dhe ua mundesoi shtetasve te Kosovës të jenë të lirë heren e parë pas okupimit 530 vjeçar Otoman dhe okupimit 81 vjeçar, qe e beri Serbia 1918-1999.

Ju poashtu i takoni koombit Amerikan që e ruan Kosovën nga kthetrat serbo-ruse prej 12 Qeshorit 1999 deri sot. Ju i takoni koombit që e themeloi Shqipërinë me 1920, duke e shpetuar nga Europa, e cila ne atë vit mori vendim që Shqipëria të ndahet nga tre shtete (Greqia, Serbia, Italia), por Amerika e Woodrow Wilson-it e pengoi këtë vendim Europian.

Ju i takoni shtetit amerikan qe me 24 Mars 1999 i ftoi 3200 pilotë që të vijnë dhe rrezikojnë jetët e tyre me qëllim të shpëtimit të jetëvë të 2 Milion Shqiptarëve të Kosovës. Pilotët ishin duke iu kënaqur jetës së tyre të lirë..dhe për një moment u gjenndën mbi qiellin me turbulenca luftarake që të shpëtojnë një komb nga qfarosja qe e kishte pregatitë dhe e ekzekutonte Serbia.

Këtë shkrim po ua dedikoj juve për mirëkuptimin që e keni ndaj një personi që ju quajti PALAQO!!!! Edhe atë dy here në perioda të ndryshme. Ky person që nga larg duket se është qenje njerëzore por kur ai flet e kuptojmë se kjo specia është një grumbull qelizash të bashkuara që kanë këmbë, duar, sy vesh, kokë… ndoshta ka edhe tru që nuk shihet sepse truni zakonisht është mbrenda kokës. Por qështja është se truni i njeriut vepron dhe komandon në mënyrë autonome, pra truni i urdhëron gojës që të flasë.

Kombinimi i qelizave i bashkuar në trup njerëzor ju ofendoi duke ju quajtur palaqo dhe sidomos duke qfaqë neveri me gjuhën e trupit, dhe konotacionin, që shprehte një injorancë dhe poshtërsi maksimale të një krijese në formë te njeriut.

Mister Delawie ju falenderoj shume qe keni mirkuptim për këtë pacijent me devijime mendore, dhe nuk e kundërshtuat fare, dhe as që ia kthyet ndonjë përgjegje, sepse edhe ashtu kjo krijese nuk ka aftësi të kuptoj, për shkak të devijimit mendor nëpër të cilin kalon kjo specie.

Amerika ka tre shtylla te proklamuara mbi të cilat është ndërtuar : jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë (life, freedom and the pursuit of happines), dhe mbi këto parime univerzale edhe në Kosovë është instaluar kjo filozofi. Unë jam i bindur se personi që jua quajti palaqo nuk e ka opcion që e ka zgjedhë vet, sepse devijimi mendor nuk është opcion, por është gjendje mendore në të cilën nuk ka mundësi te intervenohet, prandaj ju vepruat mirë që nuk reaguat ndaj kësaj kreature antropoide.

Pra jeta , liria dhe kerkimi i lumturisë është e drejtë edhe e këtij kombinimi qelizor , që ju quajti palaqo. Ky jeton, është i lirë dhe kërkon lumturinë, dhe 100% ky është i lumtur kur ju quan juve palaqo, sepse kjo e bënë të lumtur.

Në rrethinën e Prishtinës është hapur një rezervat për Arusha në të cilin rezervat jetojnë të lumtura Arushat, për të cilat ka edhe donacione shtetërore. Fuqimisht besoj se në këtë rezervat ka vende edhe për speciet anti-Amerikane, që në esencë janë specie antishqiptare.

Ky rezervat për Arusha nuk është i kompletuar dhe nuk e kryen misionin dhe qëllimin e tij përdserisa në të nuk integrohen edhe kombinimet shumqelizore qe juve ju quajtën palaqo, apo ai që kur aksidentalisht u bë kryetar komune, dhe e ndaloi festimin e 4 Korrikut në Prishtinë!!!

Në këtë rezervat të Arushave ka vend edhe për ata që në telefonata të përgjuara thonin:” hajde shkojum e lujum koqe me Amerikan“, edhe ai që në kanalizimin e tij televiziv kohor, dhe në fake news-in e tij kohor ditor nuk mbetet ditë pa shkruar kundër Amerikës, sepse AMERIKA nuk e bëri ministër të jashtëm apo së paku president… pa i fituar votat… me këtë ligjin zgjedhor …shumë të keq.

Poahtu shumë mirë do të integrohej në rezervatin e Arushave edhe komunisti më i njohur nga Kosova, i cili… e urren Amerikën por nuk e din me e spjegue arësyen e urrejtjes!!!!!!!!!!!!! Ndoshta urrejtja vjen sepse e ka Vendos Vet?????

Mister Delawie edhe një here ju falenderoj për mirëkuptimin e juaj ndaj krijesave dhe pacijentëve mendor që prej së largu duken si qenje njrëzore.

Ju dëshiroj jetë të lumtur në AMERIKË, e kudo ku të jeni!