Bibi Netanyahu falenderon shtetet që përkrahën Izraelin, përfshi edhe Shqipërinë (por jo Kosovën e Ronit)

0
166
Ambasada e Kosovës në Izrael

Kosova s’ka qëndrim, Izraeli falënderon SHBA-të, Gjermaninë, Shqipërinë dhe shtetet që i dolën në përkrahje

Gazeta Blic, 16 maj 2021

Po bëhen gati një javë prej kur Izraeli po zhvillon luftime me organizatën terroristë palestineze Hamas, por edhe me organizata të tjera përfshirë edhe Hezbollahun. Shumica e shteteve më të fuqishme të botës kanë reaguar në përkrahje të Izraelit që ishte cak i sulmeve me raketa nga Hamasi.

Lidhur me këtë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka reaguar në falënderim të këtyre shteteve përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e shumë shtete të fuqishme.

Faleminderit që po qëndroni me Izraelin dhe për mbështetjen në të drejtën tonë për vetëmbrotje kundër sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu.