Atdhe Geci – CIKËL POEZISH

0
571
Atdhe Rrustem Geci

Shqipëri, kam një fjalë të dardanëve
për ty, vetëm të bashkuar jemi një!…

A.G.

* * *

Çamëria s´është e vdekur, jo, ajo
po rilindet! Rrënjët e gjakut të
lashtë pellazg në Epir nuk shuhen
Kështu u thoshte Aristidh Kolia
Kryepersonazheve në librat e tij!…

TRASHËGIMTARËT

Shqipëri, libri më i lashtë i tokës
Libri më i lashtë i gjuhëve antike
Më i arti libër i Atlantidës pellazge
S´mund të ndahem nga balta jote
As nga tre detërat tu të Mesdheut
Shqipëri, vë rregullin në trojet tua
Ji trashëgimtare e Ilirisë pellazge
E duam tërë gjerësinë gjeografike,
të gjerësisë gjuhësore e kulturore
Shqipëri, mëma e gjuhëve antike
trojanët për ty Trojën e bënë të
përjetëshme! Pellazgji, askush ty
s´mund ta heq origjinën shqiptare
me pellazgët ne jemi njëgjakësh!…

E P I R O T Ë T

Tokat e pavarrosura rilindin dhe rizgjohen
dhe flakën e marrin nga zjarret e fshehura
Por, do të vij një ditë tjetër, kur do do të
dëgjohet heshtja e Pellazgëve, heshtja e
Ilirëve, Dardanëve, Epirotëve dhe Moresë
Heshtja e një dite të madhe për shqiptarët
Atdheut tonë kurrë s´ju njohën të drejtat
As kurrë s´ju lejua të rroj në tokat e tij
Por një ditë e ëndërruar po na afrohet
Ajo ditë do të flas me zërin e prejardhjes
Ajo ditë do të flas me zërin e këtij kombi
Ajo ditë s´do të jetë si sot, por, do të jetë
vetpranimi i prejardhja sonë pellazgjike !…

KËNGA E ROGANIT

Çasti kur unë do të jem i juaji, ende
s´ka ardhë! Jam rrugës, do të vonohem
jam pakëz i parakohshëm, jam në të
ardhmen time dhe në ardhmen tuaj
Pra, rrini zgjuar, ka njerëz që shtijnë
me padurim në zotin tuaj e zotin tim
mos u shpërngulni nga yjet e diejt tuaj
por, nëse ju dini një këngë për atdheun,
përshkruani, këndojeni, jepni zë kohës
në popull ka këngë shumë të bukura
këngë me art dhe gjerësi horizontesh
këngë me heroikë të qytetërimbërësit
Shqipëri, trupi im nëpër gjashtë shtete
Shqipëri, shtëpi e njëqind perëndive
Flaki nga Olimpi dritënxirësit e shtetit

LIBRI I ATDHEUT

I njoh qiejt e mi të dëshpëruar,
i njoh qiejt e mi të zemëruar
i njoh plagët e mia të trazuara,
i njoh betejat e mia për liri.

Bir njeriu, duaje atdheun tënd,
ti që je pjesë e çdo ndryshimi
Çamëria mungon nëpër libra
mungon Molla e kuqe e Ulqini.

Atdheu që mendon, lëviz me
idenë e ndryshimeve të mëdha,
se gurin e hises për historinë
me pika gjaku duhet ta fitojmë.

Midis mendjes dhe mendimit
bezdi e kam harresën, boshin
e saj, krijimin e pamjaftueshëm,
fryrjen e krenarisë së përgjakur.

Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur.

EPIKË SHQIPTARE

Roganë, dashuria ime a + a + a
flutur e luleve nëpër livadhe
je qiellorja e paanë e poetit
liria më e pashkelur e ëndrrave.

Ky libër mund të jetë Dante
Leonardo, Bethoven, Mozart
Ky libër ka statuja të mëdha
për Thotin, Pirron, e Dardanin…

Atdhe, të kam dritë-gjaku në
çdo varg, guxim ajri në frymë
të kam libër me shumë beteja
të kam zemër në çdo këngë!

Udhës së pafund nëpër shekuj
do të jemi midis ndeshjeve të
mëdha, pjesë e ideas së ardhur,
në kraharor kam tërë historinë.

Tëra dhimbjet i kam a + a + a,
trazira ku shpirti jep e s ́merr
në mendje ku kokërr zë poezia
ka frymë udhës për në Çamëri.