Ankth, anti-finalja e futbollit dhe nje thirrje “imorale”

0
625

Roland Luçi, ish-futbollist i Vllaznisë.

E ka provuar nje here te vetme disa dekada me pare kategorine inferiore te futbollit shqiptar, nje realitet i hidhur, i padenje per zonjen e rende te futbollit, Shkodren.

Atje lindi futbolli shqiptar, atje linden kushedi sa yje te tij, atje gjenden shume trofe e simbole kampionesh, atje gjendet dhe nje stadium kombetar qe ka perjetuar shume pika kulmore, por qe nuk e kam pare te mbushet asnjehere dekaden e fundit e prandaj dhe duket i stermadh, me i madh se sa duhet. E thene ndryshe ka vite qe suksesi eshte nje fjale e huaj ne sportin me te cilin Shkodra identifikohet me aq deshire, dhe edhe (por jo vetem) ne saj te tij nje kuksian, lezhian, pukjan a dukagjinas e quan vehten me krenari shkodran.

Ka disa vite qe fantazma e renies nga kategoria sillet neper Shkoder, ka disa vite qe ajo venitet, largohet disi nga nderhyrje manipulative, nga marveshje te pamoralshme, nga tolerimi i qeverise se futbollit, por dhe nga deshira e botes futbollistike shqiptare qe te mos e humbi Vllaznine. E kjo fantazem rri pezull edhe sivjet ne Shkodren qe nuk po di te orientohet ne gjeografine bashkekohore futbollistike ku nje mikroskopik si Kukesi i thote sot vehtes kampion dhe ka bere qe shkodranet te jene tifoze te tij.

Jane shume shkaqe qe nuk eshte e voliteshme te preken ne nje shkrim e moment te tille, jane shume (anti)aktore qe e mbajne Vllaznine ne kete gjendje, eshte korrupsioni dhe ethet politike qe kane mberthyer dhe kete qelize te jetes shoqerore, jane aleanca, tolerime e allishverishe te padenja, eshte nje ekip milioner i paafte e i menaxhuar paaftesisht vite me radhe qe nuk eshte ne gjendje te konkuroj me eliten futbollistike shqiptare.

Eshte e vertete se futbolli ka nevoje per Shkodren, ashtu si dhe per Tiranen e Vloren, por jo keto te tanishmet. Keto Klube po nuk u ndeshkuan, realiteti tregon se gjendja katastrofike e tyre e viteve te fundit vetem se do te vazhdoj te riciklohet.

Rikthehem te Vllaznia:
Kete jave Shkodra eshte e emocionuar si rralle here, e mobilizuar si rralle here ne mbeshtetje te ekipit te vet paçka se ekip i tjetersuar nga tradita shekullore hijerende. Por duhet patur kujdes, shume kujdes qe mbeshtetjen qe po perjeton kete jave vendimtare Vllaznia, gjynahqaret dhe mekataret e asaj gjendjeje te mos e marrin si perkrahje dhe inkurajim per korrupsion dhe shperdorim te metejshem te simboleve te nje qyteti te kulturuar. Keqmenaxhimi e ka sjelle Vllaznine (si dhe Tiranen) ne kete anti-finale, ne nje realitet te ndere ne bisht te karvanit duke pare endrra nostalgjike me sy hapur me te shkuaren e tyre te madhe, duke u lutur per meshire, duke paguar padenjesisht (sipas shtypit) dhjetra milione bakshishe e premio ne Durres e Peshkopi qe te mund te mos perjetojne greminen.

Sido qe te shkoje ndeshja e se shtunes, duhet nje nderhyrje radikale per rregullimin e gjendjes. Ka disa vite qe Vllaznia shpeton pa rene nga kategoria vetem ne saj te manipulacioneve bile me ndihmen e FSHF ose miratimin e saj te heshtur. Keshtu nuk ecet me, teorite me histori te madhe, djep futbolli, baze e kombetares etj. nuk pine uje ne futbollin e sotem te komercializuar dhe ose duhet te pershtatesh e mbijetosh, ose te deshtosh dhe ti hapesh krahun aktoreve te rinj pavaresisht se pa emer dhe histori deri tani. Aktore qe ne fakt jane konfirmuar dhe nuk marrin leje qe të të parakalojne.

Permenda ne fillim te shkrimit stadiumin qe e quajta te stermadh ngaqe mossukseset dhe kryelajmet negative e kane mbajtur larg prej tij futbolldashesin shkodran.

Uroj te mos ndodhe, por ne rast deshtimi te shtunen eshte ne te drejten e vet populli i Shkodres qe ne shenje proteste ndaj te gjithe faktoreve te gjendjes se tanishme, jo te vandalizoje, por ne menyre te qyteteruar ta mbjelli fushen e stadiumit me peme, ta kthej ne nje pyll ku te pakten te gjej prehje shpirti i trazuar sportiv i tij gjithe kete dekade te fundit. Dhe ky akt do te quhej te pakten veper arti, ashtu si eshte projektuar ne kete metropol austriak, skuadra e te cilit luan ne kategorine e trete.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar