ANAMORË, LUMË I PALODHUR

0
184
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

ANAMORË, LUMË I PALODHUR

N’Anamoravë qofsh dhe një lypsar,
Asnjë derë s’gjenë kyçur me dry, e
Sofra-hënë do t’shtrohen për ty,dhe
Thonë na erdhi poeti ynë fshatar,po

Vargjesh ka zambakë s’jam romantik,
Anamorava ikën me rrëmuj’e zhurmë.
Bletët lulesh ngarendin turmë-turmë;
Fytyrat brerore të presin – ore mik…

Eja shkujdesur – mos shiko me habi,
– Lugina të pret me zemrën e blerët,
Më tumir!, s’jam n’ekstazë i çfrerrët,
Stinët e ngrohta – majin mrekulli,dhe

Pjergullat t’grishin streh’ve t’shtëpisë,
Bereqetet t’dëndin mbushur me lëng,
Shtregët vargan – arat të janë plang…
Rioshet futur në moshën e pjekurisë.

Burimet muzikore të mrekullueshëm,
Plepat me shelgjet t’lartë si tenda,oh
Për aromë t’Anamoravës ta ka enda!
Vinë zërat hyjnor sa t’madh’rueshëm!

Lëçitës luteni mos më hyni në hak,se
Në vetmi,pa lavde – thurra një kurorë.
Fushë e Dardanisë iu thërret me dorë,
S’besoni Floçka-s’iu merr në Zodiak!

E shtunë, 17 prill 2021, në
Dardaninë Ilire

LUMI I GURGUROCËS

Mendja m’çoi andej mbase fantazia,
Ta shikoj shtratin tënd më dredharak!
Si i ke prerë shkëmbinjtë me katarakt,
Valë ngadhënjimesh m’flet lashtësia!

Me mjeshtri shkrepat i dërmoi dalta,
Lum’i Gurguroc’s e more përjetësinë.
Mes dy shpatesh rrjedhon në luginë;
Dielli t’u bë bajraktar duarsh t’arta.

Shtratin e ke gur mbi gur-thell’sisht,
Bjeshkëve ua zdrit sytë e gjelb’rimit;
Gurët i godet me rrymën e durimi, e
N’brinj’e n’ballë triumfon vazhdimisht.

N’vend t’urash ke blana shkumës’ate,
Me trishtila stinëve rrin thep më thep,
Ndoj pëllumb xhitë (dafinën n’sqep);
Hëna freskohet nudo pas mesnate…

II.

Valët turren s’i ndalën as sfraktërrimi,
Troftat malore cepash ç’janë strehuar,
Kaltërsisë fshihen nga sytë m’t’zgjuar;
T’uritur ikin – finesë – nga ngashërimi.

Gurgullimën’arash – luadhesh e bartë,
Lumë me atakesh s’rrjedh i penduar?
Shtatë bjeshkëve bukuri’u ke dhuruar,
Shekujsh ligjëron – zërin tënd t’qartë.

Gulfat m’i dhanë flatra këngës time…
N’ty e shuan etjen me mijëra trima!
Emrat e tyre më vezullojnë në rima,
Lum’i Gurguroc’s palcë në kujtime.

Emëresë u bëre zemrash, n’fytyra,
Serpentinave sfondesh t’jeh zëri,e
Bëshmëri s’trillova tabllos jij i tëri
Fyejt jehojnë, zogjtë melodi n’lira.

Zonë Malore, qershor 2008,
E premte, 16 prill 2021, në
Dardaninë Ilire