“ALGLOBOS” vazhdon maratonën televizive

0
1033

Shkruan: Florim Zeqa, 23.10.2017

Pas sukseseve të njëpasnjëshme, nga njëra skenë në tjetrën, nga njëri televizion në tjetrin, stacioni i radhës i Grupit “ALGLOBOS” ishte televizioni TVR, gjegjësisht emisioni “Free Time me Rifat Avdiun”, projekt ky shumë i rendësishëm dhe cilesor, i cili për qëllim ka promovimin e vlerave në fushën e kulturës, artit, sportit, muzikës, humanizmit dhe fushave të tjera.

Në kuadrin e televizionit TVR vepron edhe sektori i produksionit – Riki Production . Deri me tani ky produksion ka realizuar projekte të shumta me këngë dhe videoklipe, ku gjithnjë prioritet ka lansimin e këngëtarëve të rinjë nga të gjitha trevat shqiptare dhe nga Diaspora.

Maratona televizive e Grupit “ALGLOBOS” nuk ka të ndalur. Fillimisht, prezantimin e parë të këtij grupi e bëri televizioni “First Channel”, më pas videoklipi “Reggaeton Shqip”, u realizua në mënyrë te suksesshme në Studion “SWART-Media Production” në Tiranë, për të ardhur të videoklipi më i ri “Hajde, Hajde” të cilin Bledi e Klodi e realizuan në mënyrë briliante në TVR, gjegjësisht nga Riki Produktion.

Paraprakisht realizimit të videoklipit, grupi “ALGLOBOS” ishte mysafirë në emisionin televiziv “Free Time me Rifat Avdiun”, ballë për ballë me moderatorin e njohur shqiptar Rifat Avdiu, autor i dhjetëra projekteve televizive.

Në “Free Time”, dy të rinjët e grupit të njohur dhe mjaft simpatik “ALGLOBOS” shpalosën të kaluarën e tyre, fillimin e karrierës së tyre muzikore, sukseset dhe planet për të ardhmen.

Edhe pse ishte kjo intervista e parë për Bledin dhe Klodin, falë eksperincës dhe ambientit relaksues që u kishte krijuar moderatori Rifat Avdiu, dy të rinjët shqiptar (njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria) krijonin përshtypjen se kishin qënë me dhjetëra herë në intervista para kamerave televizive.

Shprehja e lirshme, e sinqertë dhe pa emocione, përveqse la mbresa të pashlyera tek teleshikuesit e TVR-së, dëshmoi se kemi të bëjmë me dy të rinjë mjaft ambicioz, që nuk njohin limite në karrierën e tyre muzikore.

Grupi hip-hop “ALGLOBOS”, i përbër nga dueti Bledi-Klodi, i dy shqiptarëve, njëri nga Kosova e tjetri nga Shqipëria, njëri i lindur në Mitrovicë e tjetri në Kavajë, është njëri prej grupeve më të suksesshme në mërgatën tonë, të cilët përveq muzikës, etnitetit dhe gjakut shqiptar, i bashkon edhe viti i lindjes dhe emigrimit në Itali.

Kështu, dhjetëvjetorin e punës së tyre të suksesshme, për adhuruesit e tyre e vendosën ta përmbyllin me videoklipin “Hajde, hajde”, i realizuar në RIKI Prodktion të televizionit TVR.

Bashkëpunimi i Grupit “ALGLOBOS” me Rifat Avdiun dhe RIKI Produktion nuk do të përfundojë këtu. Videoklipi i fundit i grupit “ALGLOBOS” i realizuar në Riki Produktion ua ka lënë derën hapur për projekte të reja.

Që tani, pa humbur kohë, të rinjët shqiptar kanë filluar punën e një projekti pak më ndryshe se herave tjera, i cili do të i përshtatshëm jo vetëm për të rinjët por për të gjitha moshat, thënë ndryshe projekti i radhës i Grupit “ALGLOBOS” pritet të jetë kryevepër e dy të rinjëve shqipar në Diasporë.

Pas realizmit të Reggaeton Shqip, grupi “ALGLOBOS”, gjegjësisht dueti Bledi-Klodi janë bërë përveqse të njohur, edhe shumë të kërkuar nga adhuruesit e tyre në mërgatën shqiptare në Itali.

Kështu, “ALGLOBOS” me punën e tyre të jashtëzakonshme, përformancën e shkëlqyer në skenë dhe mesazhin e fuqishëm të këngëve të tyre janë vënë në shënjestër të organizatorëve të koncerteve në Itali dhe vendet tjera evro-përëndimore.

Videoklipi i fundit i realizuar nga Riki Produktion dhe i promovuar në studion e televizionit TVR, të rinjëve të “ALGLOBOS”-it ua ka hapur rrugën e suksesit drejt skenave muzikore në trevat shqiptare dhe Diasporë.

Çelësi i suksesit të këtyre dy të rinjëve shqiptar, është tek energjitë pozitive, talenti i rrallë dhe dëshira për t’i dhuruar publikut kënaqësi të pafundme me zërin e tyre të embël dhe karakteristik për zhanrin e muzikës Rap dhe Hip Hop.

E veçanta e grupit “ALGLOBOS” është autenciteti i vargjeve, pastërtia e fjalëve dhe mesazhi i secilit varg dhe kënge është tërheqës për të gjitha moshat.

Videoklipi më i ri i grupit “ALGLOBOS”, vjen si rezultat i një pune të përbashkët mes dy të rinjëve shqiptar, Bledit dhe Klodit, të cilët synojnë që përmes këngës të kultivojnë tek të rinjët shqiptar dashurinë ndaj atdheut, për nevojen imediate të ndryshimeve pozitive në trojet shqiptare.

Ashtu sikurse teksti i këngëve të duetit Bledi-Klodi që janë të kapshme për të gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare, edhe mesazhi i tyre reflekton shpresë për një të ardhme më të mirë në dy shtetet shqiptare, krijimi i vendeve të punës,…në mënyrë që të rinjët shqiptar të mos shfrytëzohen vetëm si skllëvër në vendet evro-përëndimore, por me shkathtësitë e tyre profesionale të kontribuojnë në zhvillimin dhe çuarjen përpara të vendeve të tyre.

Kështu, moderatori Rifat Avdiu me përvojën mbi 24 vjeçare në organizimin e spektakleve televizive, aktualisht drejtor i televizionit të pavarur TVR, në epiqëndër ka një projekt shumë të rendësishëm dhe cilësor të quajtur – Free Time me Rifat Avdiun, me personazhe që kanë bërë histori suksesi në fusha të ndryshme.

Deri më tani, si rezultat i punës së palodhshme të moderatorit Rifat Avdiu me talent të rinjë kanë dal edhe yje të estradës, si Dafina Rexhepi, Ardian Bujupi e shumë të tjerë.

Si në çdo sferë të jetës, dëshiroj të theksoj faktin se suksesi te askush nuk vjen si me shkop magjik brenda 24 orësh, por ai ndërtohet çdo dite, me shumë përkushtim, mund, sakrifica dhe sfida të shumta.

Dhe natyrisht në këtë proces ia dalin vetëm ata që e duan me zemër këngën, që jetojnë me të në çdo moment dhe që nuk dorëzohen lehtë para pengesave të çastit.

Jo vetëm këngetarët fillestar, por edhe ata në karrierë duhet të kenë rreth tyre bashkëpuntorë të vazhdueshem profesionist që i orjentojnë, i këshillojnë dhe i promovojnë vlerat e tyre, përfundon rrëfimin e tij moderatori dhe drejtori i TVR-së, zoti Rifat Avdiu.