MINAREJA – ZHURMAT QË EMETOHEN NGA FEJA

5
1934
Xhamia Pejë

Av. XHABIR ZEJNUNI

TJETËRSIMI DHE CËNIMI I SHËNDETIT TË PERSONAVE.
CËNIMI I DEKORIT DHE QETËSISËPUBLIKE.
PROBLEMET QËSHKAKTOJNË AUTOPORLANTËT E MINAREVE.

PËRMBAJTJA
1. Koncepti i minaresë.
2. Kushtetuta.
3. Kodi civil.
4. Kodi penal.
5. Refleksione.

1. Koncepti i minaresë.
Në çdo manual apo enciklopedi, minareja (në arabisht manār, ose FAR) përcaktohet si “Kulla, që ka gati çdo xhami, prej së cilës hoxha thërret pesë herë në ditë besimtarët që t’i falen Allahut”. Ashtu si këmbana e kishës, minareja shërben që zëri i hoxhës të arrijë sa më LARG që të jetë e mundur, duke lajmëruar në këtë mënyrë orën e faljes. Ka raste që në minare, në orën e faljes të vihet edhe një çarçaf i bardhë, i cili ju shërben si sinjal besimtarëve shurdh-memeca për t’u falur. Minareja ka ballkonin e saj, ku si rregull dikur dilte hoxha të këndonte ezanin. Ndërsa sot, është bërë e “modës” që në majë të minaresë, të mos dalë hoxha si dikur, por të dëgjohet vetëm autoporlanti. Edhe dikur kanë ekzistuar qëndrat e zërit, por ato kurrë nuk viheshin në majë të minaresë.

Nëse ndërtohet një minare, ajo bëhet për një qëllim të caktuar. Duke qenë në lartësi të madhe, ajo shërben në radhë të parë si urë ndërlidhëse mes Allahut dhe besimtarëve nëpërmjet hoxhës kur ai këndon. Po ashtu, nga lartësia e minares, zëri shpërndahet më lehtësisht. Por, nga përkufizimi që ka minareja, rezulton se ajo shërben për të thirrur besimtarët për falje. Është pra një lloj kujtese apo lajmërimi. Ose është si zilja, që zgjon nga gjumi këdo në mëngjez kur shkon në punë. Një besimtar i devotshëm nuk ka nevojë jetike për thirrjen nga autoporlanti i minaresë për t’u falur, pasi ai mund të zgjohet edhe vetë. Pse nuk hypën hoxha pesë herë në ditë në minare si dikur për të thirrur besimtarët? T’ja lësh teknologjisë sot thirrjen e besimtarëve, tregon shkëputje nga qëllimi fetar.

Po ashtu, duke qenë se ka besimtarë jo praktikantë, por edhe jo besimtarë, sjell që zëri i lartë i autoporlantëve, të shqetësojë edhe ata persona, të cilët nuk e ndjejnë të nevojshme dëgjimin e autoporlantit të minaresë. Duke përdorur autoporlantë në majë të minaresë, sjell që t’i tjetërsohet qëllimi vetë minaresë, duke dalë edhe nga konteskti për të cilin ajo është krijuar. Pasi në këtë rast, minareja nuk rezulton që të jetë më një FAR që shpërndan fjalën e Allahut. T’i besosh fjalën e Allahut një autoporlanti, sjell edhe një lloj ftohtësie të besimtarëve, të cilët do ndjeheshin shumë më mirë duke dëgjuar zërin e Hoxhës si dikur. Dikush e justifikon problemin e autoporlantëve në minare, me mungesën e hoxhallarëve. Nuk mendoj se ka bazë ky justifikim, duke pasur parasysh se sa shumë persona kanë studjuar (që nga viti 1990) teologji islame në universitetet e Lindjes. Po ashtu, shpërndarja e zërit përtej normës së lejuar prej 80 decibel, kompromenton edhe dëgjimin e personave pa përjashtim.

2. Kushtetuta.
Në vendin tonë, Kushtetuta në disa NENE të saja, i parashikon shumë qartë të drejtat e shtetasve. Neni 7, disponon se “Republika e Shqipërisë është shtet laik. Shteti respekton lirinë e besimit fetar dhe krijon kushte për ushtrimin e tij”. Në pjesën e parë, Shteti njeh dhe garanton barazinë e të gjitha besimeve fetare, por pa i njohur privilegje asnjërës prej tyre dhe riafirmon autonominë e tij ndaj pushtetit fetar. Në pjesën e dytë, Shteti edhe pse respekton çdo besim fetar, duke i krijuar kushtet për ushtrimin e tyre, ai duhet të garantojë që ky ushtrim fetar të bëhet brenda kontekstit të seicilit besim fetar dhe pa cënuar besimet e tjera fetare. Ashtu si edhe jo besimtarët. Por, duke u kujdesur edhe për qetësinë dhe dekorin publik.

Neni 10, par.1, disponon se “Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare”. Që do të thotë se asnjë besim fetar tjetër nuk mund të marrë përparësi në raport me një besim fetar tjetër, pavarësisht përqindjes së deklaruar. Neni 14, par. 1, disponon se “Gjuha zyrtare në Republikën e Shqipërisë është shqipja”. Që do të thotë se asnjë gjuhë tjetër nuk duhet të ketë përparësi, ose të “zyrtarizohet” ndaj gjuhës shqipe. Neni 15, par. 1, disponon se “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”.

Nëse një autoporlant shpërndan zërin në orën 4.30 të mëngjezit, ai zgjon nga gjumi jo vetëm muslimanët praktikantë (të cilët mund të jenë të interesuar), por edhe muslimanët jo praktikantë dhe besimtarët e besimeve të tjera fetare, të cilët nuk janë të interesuar që të zgjohen kaq herët. Kjo vlen edhe gjatë ditës. Dikur, minaretë mund të ishin më funksionale, kur kishim të bënim me popullsi homogjene muslimane. Por, sot funksioni i këtyre minareve, e tejkalon misionin e tyre, duke qenë se popullsia sot është shumë heterogjene në besime fetare dhe në interesa të tjera shoqërore.

Par. 2 vijon se “Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre”. Ndër liritë themelore të njeriut, është edhe PUSHIMI e GJUMI, i cili nuk duhet (mundet) të cënohet nga çdo lloj zhurme përtej normave të lejueshme e të lejuara. Për fat të keq, duhet pohuar se “Organet e pushtetit publik” i dijnë këto probleme dhe nuk ndërhyjnë fare “në realizimin e lirive themelore të njeriut”, duke shkelur kështu Kushtetutën. Pasi liritë themelore të njeriut, respektohen jo vetëm kur kontribuohet në realizimin e tyre, por edhe kur nuk pengohet apo cënohet ushtrimi i tyre. Neni 17, par, 1, disponon se “Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë”.

Në rastin e autoporlanteve në minare, ndodhemi para “Kufizimeve të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë Kushtetutë”, por nga ana tjetër nuk ekziston akoma një ligj, i cili parashikon këto “kufizime” edhe “në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë”. Par. 2, vazhdon se “Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. Konventa Europiane e të Drejtave të njeriut, parashikon tek neni 8, par. 1, (“E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare”) se “Çdokush ka të drejtën e respektimit të jetës së tij private dhe familjare, banesës dhe korrespondencës së tij”. Nëse ndokush thotë se në rastin e zërit të lartë të autoporlantëve, po i “respektohet jeta private dhe familjare” shtetasve, atëherë kjo Konventë duhet të rishikojë dispozitat e saja ligjore nga fillimi e deri në fund (….).

Neni 18, par. 1, parashikon se “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit” dhe vazhdon tek par. 2 se “Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia, raca, FEJA, etnia, gjuha, bindjet politike, FETARE a filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia prindërore”. Në rastin e autoporlantëve me zë të lartë, pjesëtarët e një besimi tjetër fetar do diskrimonohen nëse do zgjohen në orën 4.30 të mëngjezit nga zëri shumë i lartë i tyre. Neni 59, par. 1, parashikon se “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: d) një mjedis të SHËNDETSHËM dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm”. Mjedisi mund të jetë i shëndetshëm edhe kur ai nuk tjetërsohet nga “agjentë të jashtëm”, siç janë edhe zhurmat përtej masave tëtolerueshme.

3. Kodi civil.
Kodi civil tek neni 608 (“Përgjegjësia për shkaktimin e dëmit”), disponon se “Personi që, në mënyrë të paligjshme dhe me faj, i shkakton tjetrit një DËM në PERSONIN ose në pasurinë e tij, detyrohet të shpërblejë dëmin e shkaktuar. Personi që ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjet kur provon se nuk ka faj. Dëmi quhet i paligjshëm kur është rrjedhim i shkeljes ose i cenimit të interesave dhe i të drejtave të tjetrit, që mbrohen nga rendi juridik ose nga zakonet e mira”. Në respektim të laicitetit të vendit tonë, të parashikuar edhe nga Kushtetuta, nuk ekziston asnjë ligj, i cili përcakton këndimin e ezanit me autoporlant në majë të minares. Këndimi i ezanit me autoporlant, është më tepër një zakon i kohëve të fundit, i cili ushtrohet “në mënyrë të paligjshme”, duke i sjellur si rrjedhojë “dëme përsonave”. Që në rastin konkret, i referohet jo vetëm zërit të lartë, i cili mund të dëmtojë dëgjimin e kujtdo, por edhe cënimit të dekorit dhe qetësisë publike si një e mirë e përbashkët.

4. Kodi penal.
Edhe Kodi Penal, trajton hedhjen e sendeve të rrezikshme dhe pasojat që ata i sjellin shëndetit të personave dhe qetësisë publike, duke i vënë në ngarkim shkelësve të dispozitave penale “faturën përkatëse”. Edhe shpërndarja e zërit përtej normave të lejueshme konsiderohet “hedhje e sendeve të rrezikshme”. Neni 274 (“Prishja e qetësisë publike”), parashikon se “Hedhja e gurëve apo sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i ZHURMAVE SHQETËSUESE, si me anë të shkrepjes së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve, apo çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm QETËSINË e moralin apo tregon mospërfillje të hapët për MJEDISIN, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”.

Kjo dispozitë, e shpjegon qartësisht situatën, që krijohet nga zëri i lartë i autoporlantëve (jo vetëm në orën 4.30 të mëngjezit), duke “krijuar zhurma shqetësuese në rrugë, sheshe e vende publike” që si rrjedhojë “cënojnë dukshëm qetësinë”. Nëse pas kërkesave të vazhdueshme, që ju bëhen autoriteteve të komunitetit musliman për evitimin e shpërndarjes së zërit të lartë përtej normave të lejuara, ata nuk reagojnë, atëherë kjo sjellje tregon “mospërfillje të hapët për mjedisin” ku bëjnë pjesë edhe individët. Si rrjedhojë, këto sjellje “përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”. Më qartë se kaq nuk mund të shprehet edhe kodi penal.

5. Refleksione.
Kudo në botë, e drejta për shëndetin përcaktohet si e drejta THEMELORE dhe PARËSORE për njeriun. Në përgjithësi, mund të thuhet se kompromentimi i të drejtës së shëndetit të personave, përbën një dëm biologjik në kuptimin e ngushtë të fjalës, ose një ofendim të integritetit fizik të individëve. Dëmi që i vjen qetësisë shtëpiake, ose publike nga shpërndarja e patolerueshmë e zërave, mund të konsiderohet edhe dëm ekzistencial jo pasuror (që nuk vjen nga aktiviteti në punë i të dëmtuarve). Nëse shpërndarja e zërit, kalon TRE DECIBEL (ose normën e tolerueshme), atëherë ky zë i lartë mund të shkaktojë kompromentimin e të drejtës së shëndetit, duke sjellë kufizime – edhe pse përkohësisht – të integritetit psikofizik të personave, i cili mund të sjelle edhe një invaliditet të vazhdueshëm.

Kush do marrë pastaj përsipër shërimin e personave të prekur nga ky fenomen? Natyrisht Shteti me paratë e taksapaguesve. Mbrojtja e shëndetit publik, si detyrë parësore a administratës vendore, është një detyrë dhe detyrim, jo vetëm kur bëhet fjalë për gjithë shoqërinë civile, por edhe në rastin kur diskutohet shëndeti i një familjeje apo një individi të vetëm. Nuk duhet (apo mundet) të kushtëzohet ruajtja shëndetit apo qetësisë

publike, kur ajo bëhet problem nga qytetarët, por duhet që vetë administrata publike të aktivizohet kryesisht kur ajo ka edhe perceptimin më të vogël se po cënohet shëndeti dhe qetësia publike. Pasi është vetë administrata publike si pjesë e prekur e këtij publiku, e cila nuk mund të rrijë kurrë dorëjashtë në raste të tilla. Në rast të kundërt, administrata publike do jetë bashkëpërgjegjëse për DËMIN e krijuar.

5 KOMENTE

  1. Kam vetem nje verejtje per juve: nuk ka Musliman praktikant, ose Musliman jopraktikant. Ka Musimanë.

    Ose je Musliman, ose nuk je.

    Muslimani praktikon religjionin e tij. Ndersa ai qe nuk praktikon religjion nuk eshte religjioz, sepse religjioni urdheron praktikim. Por religjioni nuk eshte obligativ, por eshte çeshtje deshire.

    Ne Shqiperi ose Kosove, Musliman eshte ai qe i kryen obligimet te parapara me Kur’an.
    Besoj se te tille jane ne Shqiperi 40 deri 45 Mije (Muslimanë)… prandaj rituali i mengjezit ne 4 e 30 iu dedikohet vetem atyre 40-45 Mije Muslimaneve.

    Ndersa 3,3 Milionë te tjere nuk e shfrytezojne kete zgjim te zhurmshem qe behet nga Muslimanet.

    Te tjeret jane SHQIPTARË…

Komentet janë mbyllur.