ADEM JASHARI – poezi nga Atdhe Geci

0
1962
Adem Jashari

ADEM JASHARI

Asnjë liri në këtë botë
nuk është e përfunduar
persosmëria saj vazhdon
nëpër lufta dhe beteja
Kosova ka duar të bukura
të ngrej lart flamurin e saj
të mbroj veten, identitetin
këtë tokë të gjithmonshme
Çlirimi ishte qëllimi ynë
Kosova feston Kosovën
shtet në radhë të shteteve
popull në mes të popujve
Tek çdo banor i Kosovës
Kosova ka kroin e gjakut
sa herë t’i thahet buza
dhe sa herë ta marri etja
Kosovë, Iliriadë, Shqipëri
betohem se s’kam vdekur
nëse flamuri pyet për mua
i thuani …se jam në valle!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2019