WILLIAM BLAKE – poezi

0
403
Uiliam Bleik

WILLIAM BLAKE

William Blake (28 nëntor 1757 – 12 gusht 1827) ishte një poet, piktor dhe krijues anglez. Shumë i panjohur gjatë jetës së tij, Blake tani konsiderohet një figurë kryesore në historinë e poezisë dhe arteve pamore të Epokës Romantike.

PËRJETËSI

Kush lidh me vete një Gëzim
Shkatërron jetën me krah;
kush puth Gëzimin në fluturim
Jeton në agimin e Përjetësisë.

URIMET E INOÇENCËS

Të shikosh një Botë në një grimcë rëre,
Dhe një qiell në një lule të egër,
Të mbash pafundësinë në pëllëmbën e dorës
Dhe Përjetësinë në një çast.

NJË IMAZH HYJNOR

Mizoria ka Zemër Njerëzore
Dhe fytyrë Njerëzore Xhelozia
Llahtaria, Forma Njerëzore Hyjnore
Dhe Veshja Njerëzore Fshehtësia
Veshja Njerëzore, është Hekur i farkëtuar
Forma Njerëzore, një Farkë inkandeshente
Fytyra Njerëzore, një Furrë e vulosur
Zemra Njerëzore, Goja e saj e pangopur.

BUZËQESHJA

Ka një buzëqeshje Dashurie,
dhe një buzëqeshje Gënjeshtre,
dhe ka një buzëqeshje të buzëqeshjeve
në të cilën këto dy Buzëqeshje takohen.

Dhe ka një Vështrim Urrejtjeje,
dhe ka një Vështrim Përbuzjeje,
dhe ka një vështrim të Vështrimeve,
që përpiqet të harrojë më kot;

Sepse mbillet në thellësi të Zemrës,
dhe mbillet në thellësi të Shpinës,
dhe asnjë Buzëqeshje që s’qe kurrë Buzëqeshje,
por vetëm një Buzëqeshje të vetme,

që midis Djepit & Varrit
mundet të Buzëqeashet vetëm një herë,
por, kur është Buzëqeshje një herë,
ka një fund gjithë Ankthi.

Përktheu: Faslli Haliti