Vigjilencë ndaj Virusit!

0
251
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Vigjilencë ndaj Virusit!

(Tre poezi)

Është mikrob
që nuk shihet
Nëpër skuta
bën vrojtim,

Kur gjenë “portë”
ai hidhet.
S’ka mëshirë
s’ka ushqim!

Asnjëherë
ai nuk shihet
Por si kafshë,
por si dreq,

Në errësirë
ai nuk shihet,
Për ne,..
është fatkeq!

Tani virusi
me lehtësi
Përkdhel bishtin e tij,
Na plagosi shpirtin
Na kufizojë dhe dritën!

Kjo bishë,ky gjarpër
Ky dreq e ligësirë,
Erdhi në këtë botë,
Vetëm për keq,

Ku e ke origjinën!?…
O virus i zi!?
Kokën në Amerikë
Bishtin në Kinë!?

Ti virus nuk je bishë
Por je dreq me birë,
Terrorin e mbjell
Tërrorin e ndanë!?

S’kam të drejtë!…

S’kam të drejtë
T’i drejtohem botës,
T’i them, ç’ka në planet
Po çfarë!? …haj medet!?

Tani shpëtim ka
Edhe jetë kam,
Por në karentinë
Pa lulepravere jam!

Jeta po shkrumohet
Si shkrumohet hiri,
Ne vuajmë tragjedinë
E dimë ne, akoma më mirë.

Të poshtëruar
Të dërmuar,
Të varfër apo Rob
Virusi godet me top!

Pa u ngutur
Shpejt i ngritur,
Virusi na sakatoi
Në humnerë
një botë e çoi!

Desha të fluturoj
I heshtur nëpër botë,
S’kam ç’tju them tjetër,
Edhe hartë edhe shkop!

Jam i habitur

Ka varre,
s’ka dëshmorë
Botë e vdekur,
botë e gjorë,

Shpresojmë përfundimi
Pas vuajtes, vjen gëzimi!

Po ku janë ato “krala”
Udhëheqës të boës mbarë
Ju kujtojmë gjër e gjatë
Për to malli na ka marrë!

Ky virus na dha mësim
Mos mallkoni në dinë e fe,
Mjafton një urim
Mos të pafsha në karentinë!?.

Nëpër net që ka bota
Këto ditë që sjell Europa,
Nëpër terr shumë viruse
Hapin varre, hapin gropa.

Hapi sytë plot mërzi
Errësirë në gjithë botën,
Me zemër lus Zotin
Shpëto njeriun,shpëto Botën!

Flas me vete e çaj hall
Fantazoi nëpër Glob,
Ku janë të fortit
Që s’shihen dot!?…

Jemi në shekullin e atomit
Kjo më duket si përrallë,
Si kjo botë e zhvilluar
Është mbushur me plagë!

Hënë e bukur plot me rreze
Hape dritën të shikosh
Këtë virus bimë të keqe
Me turpësi qeveritë i mposht!?

Ditët në karentinë
Me vuajtje kalohen,
Rob ishim, Rob sot
Për nesër, e din një zot!?