Vendimet e Lidhjes së Prizrenit prej “Lidhjes së Myslimanëve të vërtetë” e deri te Filip Çeka (Suma) nga Shkodra dhe Abedin Pashë Dino nga Preveza

0
1177

Paulin Zefi Nga: Paulin Z. Zefi, historian nga Lezha

Vendimet e Lidhjes së Prizrenit (procesverbali origjinal), e cila nisi si “Lidhja e Myslimanëve të vërtetë” dhe që u mbajt në ambientet e xhamisë Bajrakli me dt. 10.06.1878. Roli vendimtar i patriotëve; Filip Çeka(Suma) nga Shkodra dhe i Abedin Pashë Dinos nga Preveza…

*Çfarë borxhi na paska neve Europa perëndimore, kur gjithmonë kemi qenë e zeza e vetes tonë?!… Prandaj, mësojeni të vërtetën që historiografia jonë zyrtare vazhdon ta mbajë të fshehur!!!.

*Kjo është “Kararnameja”, aktet ose vendimet e Lidhjes së Myslimanëve të vërtetë;

Neni 1) – Lidhja jonë është formuar me qëllim që të mos njohë anjë qeveri tjetër përveç Perandorisë Osmane dhe të mbrojë integritetin tokësor me të gjitha mjetet.
Neni 2) – Qëllimi ynë i lartë është të mbrojmë të drejtat e lartmadhërisë së tij sulltanit, sovranit tone… Ne do quajmë armiq të kombit (osman) dhe atdheut, të gjithë ata që kundërshtojnë dhe prishin qetësinë, ata që dobësojne qeverinë dhe bashkëpuntorët e tyre. Në rast se turbulluesit nuk heqin dorë do i dëbojmë jashtë shtetit.

Neni 3) – Ata delegate të krahinave të tjera që duan të hyjnë në lidhjen tonë do i pranojmë me gëzim dhe regjistrojmë si miq të qeverisë dhe vendit.
Neni 4) – Në bazë të Sheriatit do të mbrojme jetën, pasurinë dhe nderin edhe të atyre që nuk janë muhamedanë, por janë besnikë, tamam si për veten tonë. Ndërsa kryengritësit do ti dënojmë sipas fajit.
Neni 5) – Të gjitha shpenzimet për luftëtarët që do të mbledhin krahinat do të regullohen dhe përballohen në bazë të dispozitave që do japim. Ndihmat që do na vinë nga jashtë do t’i pranojmë me kënaqësi.

Neni 6) – Duke patur parasysh gjendjen e Ballkanit nuk do pranojmë në asnjë mënyrë fuqitë e huaja në tokat tona. Ne nuk do të njohim në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe as duam t’ia dëgjojmë emrin; edhe Serbia në rast se nuk i dorëzon me të mirë tokat që na ka marrë, ne do të dërgojmë kundër saj një fuqi dhe t’ia marrim me pushkë. Edhe kundër Malit të Zi do veprojmë në të njejtën mënyrë.

Neni 7) – Bashkëatdhetarëve besnikë të qeverisë (osmane) që kanë hyrë në Lidhjen tone do t’i japim dorën dhe do t’i ndihmojmë sipas mundësisë.
Neni 8) – Në rast se një krahinë ka probleme për të zbatuar vendimet, krahinat fqinje do t’i shkojnë në ndihmë.
Neni 9) – Kushdo që del nga Lidhja jonë, Allah na ruaj, kushdo që spiunon dhe vepron sipas qejfit dhe dëgjon urdhërat e të parëve do të marrë dënimin që meriton.

Neni 10) – Asnjë vendas i kujdo krahine që do dalë nga Lidhja, i çfarëdo feje qoftë nuk do lejohet të shkojë as në Serbi e as në Mal të Zi. Në rast se shkon do njihet si spiun dhe dënohet.
Neni 11) – Kushdo që ka vënë në dispozicion të Lidhjes diçka dhe i shmanget detyrimit, s’dëgjon urdhërat, sillet brutalisht apo bën ndonjë ç’nderim do të denohet sipas fajit.

Neni 12) – Dërgimi i fuqive (trupave ushtarake), thirrja dhe përdorimi i tyre do të bëhet sipas udhëzimeve të përpiluara.
Neni 13) – Për të zbatuar këto nene do t’i jepet rëndësi korrespondencës.
Neni 14) – Është rënë dakort që qeveria nuk do hyjë në punët e Lidhjes dhe as Lidhja në punët e saj; përndryshe ky do shihet si cënim i të drejtës.

Neni 15) – Një kopje i këtij vendimi do i paraqitet çdo krahine dhe qyteti.
Neni 16) – Në bazë të besës së lidhur nga burrat e patrembur të Shqipërisë së Veriut, asaj të Jugut dhe Bosnjës, të atyre që kur kanë lindur nuk kanë njohur tjetër zanat por pushkën dhe që për Din (Besim), Dovlet (Shtet osman) dhe Vatan (Atdhe) japin jetën, kanë zgjedhur Prizrenin si kryeqytet të Lidhjes.

Në hapjen e këtij kuvendi morën pjesë edhe delegatë boshnjakë por asnjë delegat shqiptar i besimit katolik dhe ortodoks.

*Çfarë ishte Lidhja Shqiptare e Prizrenit?…

“10-qershori-1878” shënon kulmin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe është pikërisht prova e gjallë që manisfeston ekzistencën dhe vazhdimësinë e popullit shqiptar si pasardhës të drejtperdrejte te rraces Iliro-Arbnore ne nje territor ku pretendohej qe kjo Etni kaq e lashte, tashme pothuajse ishte shuar si rezultat i sundimit të eger osman dhe asimilimit nga Patriarkana Ortodokse e Kostandinopojës së bashku me Partriarkanën Ortodokse serbe!… Por jo, rezultoi që të huajt e kishin gabim që i besonin autoriteteve osmane dhe qëndrimeve sllavo-greko-ortodokse, pasi pikërisht mbi këtë truall te shenjtë ”Shqiptaret e islamizuar së bashku me vëllezërit e tyre Katolikë dhe Ortodoksë”, u shfaqen më të fortë dhe me të bashkuar se kurrë mE po të njëjtin ”Flamur” si në shek. XV, me të cilin u mbrojt Europa e Krishterë dhe civilizimi i saj fale hyjnorit ”GJERGJ KASTRIOTI”…

Rumelia perëndimore nuk mundet te konsiderohej më si trashegimia osmane nË Ballkan, pasi keto 4-vilajete (Kosova, Shkodra, Manastiri dhe Janina) ishin të dominuara nga elementi etnik shqiptar, deri në masen 85% të popullsisë (2.200.000 nga 2.600.000 gjithsej).

Lidhja Shqiptare e Prizrenit”e cila e nisi ekzistencën e saj(seanca e pare sipas procesverbaleve) me emërtimin si ”Lidhja e Myslimanëve të vërtetë” arriti që të krijojë një impakt shumë negativ për faktorin shqiptar në arenën ndërkombëtare por falë ndërhyrjes energjike të delegateve largpames nga qyteti i mrekullueshëm i Shkodrës me në krye patriotin ”Filip Çeka (Suma)”, ky emërtim i gabuar filo-turk u ndryshua shumë shpejt dhe kështu, kuvendi u pagezua me emërtimin e denjë si; ”Lidhja Shqiptare e Prizrenit”.

Në këtë Kuvend morën pjesë plot 110-delegatë dhe patriotë të nderuar nga e gjithë hapësira shqiptare, duke bërë që ky kuvend mbarëkombëtar të marrë karakter gjithpërfshirës si për elementin Islamik, Katolik dhe Ortodoks. Ajo çfarë ishte më e rëndësishme, është se ky kuvend i tregoi Europës dhe në radhë të parë vetë Perandorisë Osmane se në Shqipëri nuk jetonin thjeshtë popullsi me kombësi turke, latine dhe greke por ata ishin shqiptarë autoktonë të besimit; Mysliman, Katolik dhe Ortodoks.

*Kush ishte Abedin Pashë Dino?…

Historiografia Shqiptare e pëmend rëndom emrin e arkitektit të vertetë te këtij ”Kuvendi mbarëkombëtar” por akoma më keq, duke mos i njohur atributet që i takojnë me shumë të drejtë këtij shqiptari të madh nga treva e bukur e Çamërise tonë martire! Arkitekti i vërtetë dhe iniciatori i ”Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” nuk ishte patrioti i nderuar ”Abdyl Frashëri (Deputet i Mizhlisit)”, por ai ishte thjeshtë zbatuesi më i denjë i direktivave që kishte marrë pikërisht nga ministri i jashtem i Perandorisë Osmane; shqiptari nga Preveza e Çamërisë, patrioti dhe intelektuali i shquar më përmasa europiane, “Abedin Pashë Dino (1843-1906)”.

Ai ka lindur në Prevezë (ekstremi jugor i Shqiperise-Etnike) me 5 prill të vitit 1843. Babai i tij ishte Ahmet Dino, i biri i Zenel Abedin Dinos nga fshati Lopës pranë Filatit te Çamërise (sot, Filiates-Greqi) dhe ndërsa e ëma e tij quhej Saliha/ja, bija e familjes së pasur dhe shumë te njohur të Çaparenjve të Luaratit e Margëlliçit te Çamërise (sot, Margariti-Greqi).

Patrioti Abedin Pashë Dino, si njohës shumë i mirë i politikës së jashtme europiane të kohës, e cila bazohej mbi parimin e ”Vetvendosjes së Popujve”, iu përvesh punës për krijimin e kësaj lidhje mbarëkombëtare, që do të sillte edhe njohjen e Çështjes Shqiptare në arenën nderkombëtare duke luftuar me armë në dorë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të 4-Vilajeteve shqiptare, që në rrethanat e krijuara po shërbenin si plaçkë tregu ne pazarin e pisët ndermjet fuqive te medha, popujve shoviniste sllavo-greke dhe sidomos Perandorisë Osmane, e cila duke qenë në grahmat e saj të fundit po dhuronte tokat shqiptare gjatë kësaj tentative të dëshpëruar, për të shpëtuar zemrën e këtij shteti despotik të kalbur që nga themelet…