URDHËRI EKZEKUTIV I BIDENIT TË NDERUAR, KA FRIKËSUAR KUSARËT E KORRUPTUAR DHE EGËRSUAR ZUZARËT E SHTREMBËRUAR

0
173
Sali Leka

Tregim nga libri: “HAPUR TROÇ SHQIPTARÇE”

SALI LEKA

Një fjalë e urtë e popullit shqiptar thotë: MOS I BJER ANËS E ANËS, POR DREJTPËRDREJT QË TË DALI E VËRTETA”.

Një fjalë e urtë është shumë e lashtë shtatëmijë e pesëqind vjeçare kur Shqipëria u quante pellazgo-Iliro-Arbnore, por është aktuale edhe sot viti i parë e dekadës tretë shekulli XXI.

Kurrë nuk del e nuk shkelqen e vërteta, po nuk i re drejt përdrejt, po nuk fole hapur, troç, pa u shtrembëruar, pa u lëkundur dhe pa u tundur, sa andej e ca këtej.

Asgjë e mirë e dobishme nuk bëhet, po i mbulove të ligat, zullumet, batërditë që i shkaktojnë ditë përditë kusarët e korruptuar dhe zuzarët e shtrembëruar.

Kusarët dhe zuzarët duhet të ndëshkohen me doemos.
Ata nuk mund të drejtohen, por akoma zhyten në kaos.

Ata kishin dhe kanë pasuri të madhe, fonde monetare që i kanë depozituar nëpër bankat e Europës dhe në Australinë e largët kontinentale.

Urdhëri i ekskluziv i presdientit amerikan Bideni i nderuar është pozitiv dhe shumë i dobishëm për të mirën e popullit shqiptar i skllavëruar, i robëruar, i vjedhur, i grabitur pa mëshirë nga kusarët e skëterrit dhe zuzarët e beterrit, por askush nuk i ka investiguar, as ndjekur, as vëzhguar, sesi janë pasuruar, pa u djersitur e pa punuar.

Edhe sesi i kanë fshehur, maskuar dhe transportuar nga Shqipëria për në Europë, Azi dhe Amerikë.

Erdhi Qershori 2021, Urdhëri special i Presidentit Biden për izolimin dhe bllokimin e pasurive që i kanë depozituar keqbërësit e popullit shqiptarë është dhe do të jetë eveniment që duhet përshëndetur dhe përgëzuar me admirim presidenti Biden.

Duhet falenderuar me betim sublim, për ndihmën e madhe të domosdoshme, që po i garanton popullit shqiptar presidenti i Amerikës fortë demokratike mike besnike e Shqipërisë Ballkanike.

Ky urdhër juridik i Bidenit mik fisnik ishte mirë ta jepte ta sanksiononte Ilir Meta presidenti i Republikës së Shqipërisë në Qershor 2019, por akoma edhe sot përqafohet, jargoset e nakatoset me kusarët e korruptuar, zuzarët e egërsuar, me fallsifikatorët e shtrembëruar. Ilir Meta nuk është e investiguar, as vëzhguar nga asnjë redaksi gazete, nga asnjë studio televizive, nga asnjë kryesi partie.

Në Shqipëri veprojnë 46 parti politike me kryesi e dikastere në Tiranë, por ishin e janë shumë negative, regresive, rrakitike, anarshiste kaotike të kalbura.

Janë gangrenizuar dhe qelbëzuar në çdo ind e qeliz të trupit dhe mbajnë akoma Ilir Metën president i turpit të turpit 46 parti politike me 46 burra kryetarë të mykur të tharë.

Të zhytur e të përpëlitur me idiotë, të pazotë, zgerdhecë langarë.
As kanë ditur, as dinë me u aftësuar, e pastruar as me u larë.
As kanë dalur as dalin bash bajrak e në ballë të parë, por struken, përpëliten në skrun batak si shtrembalarë.
As ishin, as janë, as kanë për tu bërë dijetarë vizionarë.
Në Shqipëri ka edhe shoqata e grupime civile firifile.

Janë të fryra e të ngopura me gazeta e televizione, por ishin e janë të pafryra, të pangopura me allish verishe.
Strehohen e mbulohen si kameleone nëpër skalione.
Ashtu krekurosën, tulaten e pispillosen me zili e hile.
As i kanë kuptuar, as i kuptojnë fjalët: VILE KACILE.
Janë shqip, por duhet të jesh filozof i dituruar, me i kuptuar fjalët shqipe.

Fjalët e gjuhës shqipe janë për njerëzit e mençur, vizionarë të fisnikëruar dhe dijetarë të lartësuar, dhe nuk janë për njerëzit e tharë, zuzarë të poshtëruar.

Unë do të isha shumë më i gëzuar që urdhëri i Bidenit i sanksionuar në Washington, ta sanskiononte Ilir Meta në Tiranë, por ai i din të bëjë germadha, batërdi, murana dhe nuk lulzon, as shëg, as thanë.
Me Ilirin president as kishte, as ka jehonë krenari, as lavdi e famë.

Me kaq për sot, do të shkruaj përsëri për urdhërin e lartë të Bidenit. Ai është mrekulli e jehonë me lavdi.
Unë do të këndoj edhe poezi për mrekullinë e Bidenit.
Aq sa jam i gëzuar, i shëndetësuar, jam edhe i përmalluar.
Ilir Metën kam për ta demaskuar, i padëshpëruar, i pahezituar.

O sa arom e dëshir kisha me kënduar poezi eposike për Ilir Metën, por ai nuk i meriton as poezi me arom e jehon, as krenari me fam e lavdi.
Ai është njeri, pa seder, pa etikë, pa harmoni.
E ngritën mbi supe ata që ishin përkulur si mos ma zi!…
E si mos ma keq, zgërdheci i ngec barkdreq i lëpi!…

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

Shënim ekskluziv me fragmente prozaike të vërteta faktike

Departamenti Amerikan i shtetit në 19 Maj 2021, Sali Berishën dhe familjen e ka ndaluar me nongrata, për të mos shkuar në Amerikë.

9 Qershor 2021, presidenti Amerikan ka bllokuar dhe pasuritë e atyre shqiptarëve që i kanë depozituar në bankat Europiane, Amerikane e Botërore.
Duhet të flasim hapur, troç shqiptarçe. Ata shqiptarë që janë kusarë të korruptuar dhe zuzarë të shtrembëruar, dhe jo ata që ishin e janë fisnikë e vizionarë të admiruar.

Pasuritë e tyre të vjedhura të grabitura duhet të konfiskohen nga qeveria socialiste e Republikës së Shqipërisë.
E theksoj e përsëris qeveria socialiste reformatore moderniste me Edi Ramën kryeministri tribun liberator, për arsyese:

Fonde monetare të bollshme dhe pasuri kolosale të vjedhur me vite e dekada, kanë Sali Beisha, Ilir Meta, ish ministrat dhe shefat e kryeministrit Aleksander Meksi, ish drejtorët dhe fallsifikatorët e kryeministrit Fatos Nano, ish prokurorët dhe gjygjtarët e presidentit Bamir Topi dhe anti komunistët e kamufluar, maskarej të skremuar që tani e kanë kthyer fletën e ndryshkur: janë bërë antiamerikanistë të angazhuar.

Antikomunistët e tromaksur e matufepsur, deri më sot janë lavdëruar si rrezimtarë të komunizmit, tani janë bashkuar me kusarët e korruptuar dhe me zuzarët e shtrembëruar, duke u trimëruar ai antiamerikanistë të angazhuar.

Antikomunistët ose antiamerikanistët janë bashkuar me kusarët e zuzarët e korruptuar e të shtrembëruar të Shqipërisë, por edhe sikur të bashkohen me kusarët e Indisë e Azisë, nuk do të arrijnë të dalin fitimtarë e rrezimtarë mbi Amerikën e fortë demokratike.

Në fakt komunizmin në vitin 1990, nuk e kanë rrëzuar antikomunistët e kamufluar, që janë lavdëruar e lavdërohen nëpër televizione në Tiranë.
Televizionet janë prona të tyre private, por Shqipëria, as ishte as është pronë e antikomunistëve të tromaksur, as e zuzaristëve, as e kusaristëve të maskuar.

Drejtësia e demokracia, as ishin, as janë produkte me i përtypur dhe konsumuar, shpifësit, spekullantët, gënjeshtarët.
As me i sunduar, shtypur e tmerruar, maskarejt e mizorët e monstruozuar dhe tani janë vargëzuar e zgjatur si antiamerikanistë të trimëruar.

Janë trimëruar antiamerikanistët, por janë frikësuar kusaristët e pamëshirshëm dhe egërsuar zuzaristët e padobishëm.
Egërsia dhe ligësia e tyre makabre janë kalbëzuar dhe qelbëzuar. Edhe ashtu do të jenë edhe në vitin 2041.

Kurse unë i aftësuar, i vitalizuar edhe mbas vitit 2051 do të shkruaj dymijë e pesëqind tregime të vërteta me demsakime të drejta kundër antikomunistëve zgerdhec të ngec, kundër antiamerikanistëve barkdreq, kundër maskarejve mizorëve, fallsifikatorëve të llahtarshëm dhe kundër zuzarëve e kusarëve vampiristë, që i kanë strehuar dhe i strehojnë spekullantët dhe mashtrimtarët, i kanë mbuluar dhe i mbulojnë tinzarët dhe hileqarët narcizistë nihilistë, munafikistë të djallëzuar dhe sanatizuar.

TIRANË, KORRIK 2021