U rritëm bashkë

0
812
Zamira Agalliu

Zamira Agalliu

U rritëm bashkë

Të linda atëherë kur fatet pranuam
Ti me dashuri më mësove rolin e Nënës
U rritëm bashkë dhe njëri-tjetrin edukuam
Tani rrahim të ndarë si barkushet e zemrës.
Të shoh sa je rritur dhe më vjen çudi
Sot e qara e parë më kujtohet akoma
Edhe hapi i lehtë me frikë e pasiguri
Edhe kur më përqafuan dy duar të njoma.
Tani Ti je rritur dhe të shoh si shok
Por konflikti i brezit shfaqet midis nesh
Ti më thua se kam lindur në një tjetër epokë
Kur anijet përshkonin vorbulla dallgësh e resh.
Unë ndihem fajtore por falje nuk të kërkova
Që të mbajta pranë vetes siç do bënte çdo Nënë
Prej meje asnjë çast unë nuk të largova
Por tani e ardhmja jote shumë po më tremb.
Të linda Biri im në një vend të bekuar
Aty natyra ka bërë të tetën mrekulli
Por ka rënë në ca të qelbura duar
Që kërkojnë t’u veshin maleve parti.
………………………………………..
a@z 21-03-2017

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar