U këndoj politikanëve tanë

0
229
Lutfi Coka

U këndoj politikanëve tanë

Lutfi Coka

Nami na ka dalë
si popull trim e me vlera.
Por udhëhiqemi nga njerëz
të lindur në ferra.

Me këtë pari kemi bërë
shumë përparime
Jemi zhvilluar
në shumë drejtime!..

Në ekonomi
jemi bërë të hatashëm,
Per Evropën
jemi bërë të pakapshëm!

Aq e madhe është zilia
që kanë për ne,
Sa kur na lusin
bëjnë be e rrufe!?…

E gjithë kjo
arritje e begatë,
U dedikohet
polikaneve të pa-fatë!?

Të shkretët ata vuajnë
që në përzgjedhje,
Kush më i miri
është në vjedhje!?..

Për t’u zgjedhur
shumë para nevojiten,
Sapo zgjidhen
këto të ardhura rriten.

Në asnjë rast elita jonë
nuk duhet të vuaj,
I takon vetëm popullit
të paguaj.

Thonë se ka korrupsion
të trashiguar,
Por qenka shume vështirë
për ta luftuar!?….

Dalin në mitingje
çirren e pëllasin,
Thonë se kush vjedh
në burg do e plasim.

Nga ana tjetër
bëjne si dinë vetë,
Këtë tendër
e dua me te vertete.

S’kemi ligje
për fenomenin e shëmtuar,
Kushtetuta jone
është një arkiv i çmuar.

Eshtë më e mira
që ka parë historia e shkruar,
S’ka shtet
që ato ligje të mos ketë shtuar.

Ne jemi shumë bujarë
në përgjithesi,
Boll të jetë e huaj
e zbatojmë me shpejtësi.

S’ka rendësi se tjerët
mund ta kenë pësuar,
Ne pa e provuar
nuk e quajmë të dështuar…..

Ndjekim me përpikmëri
këshillat e miqve tanë,
Shiptarët duhet t’i zbatojnë
se për ta kavje janë!….

Pronën e përbashkët
që nga monizmi trashëguam,
Kur erdhi demokracia
si armik e trajtuam.

Atë që me mund bënë
baballarët tanë,
Pasi e zhvelerësuan
u sullen ta hanë.

Ata që dikur
ishin me të drejt pronarë,
Sot kërkojnë pronën e tyre
me barkun e tharë.

Ku ka mbetur gjë
për këta të shkretë,
Shtetarët tani janë bërë
pronarë të vetë.

Lëri pastaj
kur flasin për kompesime,
Sikur këto prona
të jenë fruta-perime!.

Kaq në terezi
dukemi në pamje të parë,
Sa bëjmë politikë
dhe për vëllezerit Kosovarë.

Na quajnë më të drejtë
shtetin Amë,
Por harrojnë
që ne s’kemi bukë të hamë.

Me këta servila të hasmit
që na drejtojnë,
Çështjen kombëtare
më shumë e ngaterrojmë!.

Nuk mjafton
që vetëm vjedhin e shkaterrojnë,
Por duan të na shesin
edhe kombin tonë.

Eshtë shumë e dhimbshme
por duhet pranuar.
Çdo qeveri votohet
nga populli i merituar.

Vetë i dëgjojmë
kur bëjnë premtime,
Kur marrin votën
na japin veç thërrime,….

Kur prezantohen
si kandidatë mendjendritur,
Asnjeri si shikon
se si deri këtu kanë arritur.

Eshte vështire
për ta besuar,
Por 99% e tyre janë fshatarë
të moderuar!…

Intelektualin e vërtetë
E kane vënë të ruaj qetë!

Të drejtosh sot
këtë shtet të shkatërruar,
Nuk ka nevojë
për njerëz të zgjuar.

Shyqyr që kemi
politikanët tanë të çmuar
Mendojnë ditë e natë
si e si për t’na shkatërruar


Toka rënkon

Toka rënkon
Dielli nuk bën dritë,
Kur budallaj mundohet
Të diturit me i dhënë dritë!?

Toka rënkon
Dielli qanë,
Kur mbret në shtet
Bëhet një gomar!..

Toka rënkon
Humbet rrotullimin,
Kur ngrihet frikacaku
E poshtë bije trimi!

Toka tronditet
E lëviz kot
Kur tradhëtari
Sillet si patriot


Jam shqiptar e jam i lirë

Jam shqipar e jam i irë,
Jam arbror në Epire,
Unë jam në Çamëri,
Që kam emrin Shqipri.

Jam Kosovë e jam malsor,
Rritur në male me borë,
Kosovar në Dardani,
Bir i nënës Shqipëri.

Unë jam nga labëria,
Mbi këto vitet e mia,
Këndon Shqipja trimëria,
Përmbi tokën Iliri.!

Jam nga Plava nga Gucia,
Nga Ulqini,Shqiperia,
Rroj me gaz e rroj me shpresë
Për shqiponjat di të vdes.

Jam trimosh nga malësia,
Përmbishkemb ku shkrep liria,
Me shqiponjën fort në duar,
Përmbi male fluturuar.

Jam prej Skampe prej Shkumbini,
Zog i shqipes më i miri,
Që kam dritë e dituri,
Që prej votrës Iliri.

Jam nga Korca nga Devolli,
Këtu shqipja bukur foli,
Më mësoi diturinë,
Driteë t’a shihja Shqipërineë.

Jam nga fusha më e madhe,
Myzeqeja plot hambare,
Që ushqeva shqipen time,
Herë me bukë,herë me therrime,!?….

Jam nga Dibra nga Kuksi
Gostivari dhe Tetova,
Zog i shqipes larg në lindje,
Dhe në zemër kam njeë dhimbje.

Jam shqiptar e jam i lirë,
Me një gjuhë shumeë teë dlirë,
Jam një popull shtat milion
Që shqiponjën kam për fron.


Kosovë e Shqipëri

E dashur Kosovë!
E nderuar Shqipëri!
Një emër të bukur
E kishit që të dy!

Kur ishit një
Tokë e pandarë,
Lavdinë ta qëndisi
Populli shqiptar!

Kur ishit bashkë
Në troje e mendime,
Një emër të bukur
Shqipëri etnike!

Për burrat e kombit
Krenohej Shqipëria,
Dhe Europa e vjetër
Vuante nga zilia!

E ke shkruar në histori
Vend i trimave për liri,
Në tribune e Historisë
Janë heronjtë e krenarisë!

Vend i burrave
Plot burrëri,
Me besë shqiptari
Për Atdhe, për liri.

S’kishin shkollë
S’kishin intriga!
Kishin Atdheun
Mbi të gjitha!…

Ishin trima
Me vetmohim,
S’bënin prapa
Kur dhemb liria!

Asnjëherë, kurrë!
Për nder e flamur,
Nuk u blenë me thes Ari
Për Atdhe që la i pari!

Po tani, ku je Shqipëri
Ku je Kosovë e Çamëri!?
Të është zënë fryma
Me marrveshje të ndyera!

Janë marrveshje
Shumë sekrete,
Me intriga e dinakëri
Me të shit o nënë Shqiperi!

Prandaj sot
Më tepër se kurrë,
Politika e ndarë
Patriot e të shitur!

Patriotët kanë heshtje,
Të shiturit pasurinë
Ditë më të keqe
Nuk ka për shqipëri!

Ka ardhë koha
Në ketë shekull të ri,
Mblidhni forcat
E dashur rini!

Jepni fund
politikës tradhtare,
Se nuk ecet kështu
Me këtë klasë barbare.

Me marrveshje të errta
Po shitet Shqiperia,
Nuk dihet kurrë
Nga vjen e keqja
Nga vjen e mira!


Thirrje politikanve!

O ju politikanë
Të Shqipërisë mbarë,
Mos shijoni supën
Gatuar me tradhëtarë!?…

Ku e keni meritën
O ju sundimtarë?
Kur mohohet lufta
E gjaku Shqiptar!?…

Ku e keni parë
Politikanë të nderuar?
Heroi të vlersohet tradhëtar
Tradhëtari shpëtimtar!?…

Leni grindjet formale
O të madhëruar sundimtarë,
Nëse nuk ndërroni rrugë
Populli do ju varë!


Popullit tim

O popull Shqiptar
Dilni nga gjumi!
Se shqipërisë
Po i vjen fundi!

E ka mbi supe
Fatet e kombit,
Nga kjo klasë politike
E dal rodit!

Don apo nuk don
E paaftë apo e shitur,
Kosovë e Shqipëri
Janë të të habitur!

Kjo klasë politike
Në dy anët e Shqipërisë,
Nëse ju mungon aftësia
Hiqni dorë nga tradhëtia!

Mbroni luftën
Trojet Shqiptare,
Se tradhëtia hedh tymnaja
Që të blihet nga paraja!

Sot kombi po rënkon!
Nga Hijenat tip mafiozi,
Shitet nderi i Shqipërisë
Me lekun e tradhëtisë!

Popull i ndershëm e patriot!
Tradhëtinë se duron dot,
Me hirë e pa hirë
Vendi juaj me duar në zingjirë!


Një “Dyzinë“ politikan!?

(Poemë 30 vite reforme apo antireformë)

Në vitet nëntëdhjetë
Ra sistemi socialist,
Populli i revoltuar
Kërkonte të ri udhëheqës.

Faqen me ia ndritë
Të dashurit Atdhe.
Kërkonte drejtues
Për një botë të re!?…

E gjithë ky zemërim
Për një botë të re,
Kërkonte politikanë
Me zemër e me fe.

Donin reforma
Me plot guxim,
Të shihej Atdheu
Si vend që ndrin!..

Populli donte
Udhëheqës të ditur,
Me shpirt florini
E zemër të ndritur!..

Kjo dëshirë
Për udhëheqës të mirë,
Në krye na erdhën
Një dyzinë e ndyrë!?…

Një shtet i fortë
Gati për të ik,
Me një reformë
Bëhej demokratik!

Kjo dyzinë e qelbur
Te këmbë e koka,
E shëndërroi shtetin
Qeshi dhe Europa!

Reforma e shtetit
Unisi nga administrata,
Duheshin kuadro të ri
Militant në parti!

Që të ishte në administratë
Duhej të ishe
Injorant pa shkollë,
Hajdut e kriminel,
Nuk duhej më gjatë
Kuadër në administratë.

Hetues e prekurorë
Bashkuar me gjykata,
Lidhja e tyre bllok çdo shteg
Po s’pate një thes me lekë!

Kjo u bë drejtësia
Turpi e marrëzia,
Në lartësi pasuria
Në gropë varfëria.

Me këto reforma
Shteti shpejt ra,
U nis për reformim
Përfundoi në shkatrrim!

E sot tridhjetë vite
Në punë e reforma,
Shteti nuk u bë
Në trojet tona.!

Policia e reformuar
Një e egër polici
E rreptë në sherbim,
Hadutin e zinte
Kriminelin e kapte!

Kjo polici gjoja e reformuar
Të jep shumë habi,
Hajduti në shtëpi
Polici në çati…

Krimineli vret e prêt
Polici nuk e sheh!?…
Viktima në kanale
Krimineli në male!

Policia në vend të krimit
Menjëherë nis motivin,
Viktima e zhuritur
Hajduti në drejtim paditur!

Kjo është policia
Që reformoi kjo dyzinë,
Krimineli i lirë
Viktima në zingjirë…

Kuvendi ireformuar

Për të reformuar
Drejtësinë e diktaturës
Një kuvend i ri
Duhej në Shqipëri.

Një kuvend i ri
Me deputet partie,
Të ndryshojnë pamjen
E kësaj Shqipërie.

Tribuna e demokracisë
U shëndrru në marrëzi,
Në pamje zihen si të marrë
Në darkë ndajnë dollar…

E për ligje kanë dhunti
I miratojnë me kënaqësi,
Ligjërohet hajdutria
Në pranga varfëria!?…

Miratojnë ligje për vete
Për tendëra sekrete,
I japin ligjet drejtësisë
Që t’i futen marrëzisë!..

Drejtësia e reformuar

Drejtësia mer ushqim
Nga ligjet alternative,
Për vete më e mira
Të tjerët letër me vrima!

At mision që ka drejtësia
Të vërtetën me ligjëruar,
Tani zi e më zi
Pjell drejtësia, padrejtësi!?..

Nëse don të vërtetën
Nuk ta jep kjo drejtësi
Kur nuk bën punë miku e leku
Këtë e zgjidh automatiku!?…

Një dyzinë
Me politikanë,
Tridhjet vite
Po lën nam!

Të vet shpallur të tillë
Një grush politikanë
Në krye të vendit
Ata janë.

I vum në pushtet
Porsi burra me premtime,
Ne nuk pam ndryshime
Veç vjedhje e shkatrrime.

Me reklama të stisura
E plot hipokrizi,
Na morën frenat
Në kët Shqipëri.

Si fillim të parë
Kur erdhën në pushtet,
U krekosën shumë
Si gjeli në pleh!

E morën pushtetin
Demokratik i thanë
Asgj ë demokratike
Ne kurrë nuk pamë.

Ua dhamë pushtetin
Me plot shpresë,
Se do drejtojnë vendin
Me guxim e finesë!…

Por menjëherë
Lindi dyshimi,
Se vendin tonë
E mbuloi shkatrrimi.

Në tribunat ogurëzeza
Jepej me forcë kushtrimi,
Shkatrroni çdo gjë
Punë komunizmi!.

E filloi shkatrrimi
Asgjë nuk u la,
Populli në varfëri
Grushti në pasuri!

E shumë shpejt
Lindën dy dukuri,
Grushti vidh e shkatrro
Varfëria vuaj e shpreso!

Me shumë forcë
E plot dinakëri,
Me mashtrime
E shumë hipokrizi..

Me reklama
E shumë premtime,
Me simbolin “Kuq e zi”
U përvetsua kjo pasuri!

Kush kishte pak mend
U habitën në këtë vend,
Në vendin me “siguri”
Vidhet thesari me mjeshtri!?…

E më e bukura
Që këdo e habit,
Fshatari me gomar
Arin e ka grabit!?…

Kjo ishte përgjegjsia
Që grushti vendosi,
Shkoi pasuria
Askënd se merakosi!?..

Ky grusht mavi
E këto xhelat,
Me pa ngopësinë
Grabitn pasurinë…

U mbushën xhepat,
U rrit harbutria,
Se këtu në Shqipëri
E “jona” pasuria!?…

Ushtria në tridhjetë vite

Një ushtri e fort
Diktature i thanë,
Që të bëhej demokratike
Duhej një reformë!.

Nuk e kishin mendjen
Aspak te ushtria,
Për skrap do shkonin
Armët e teknika.

Ia hoqën funksionin
Në Mbrojtje të shtetit,
E kthyen rëndomtë
Pastruese të bregdetit.

Arsimi

Për ta shtuar errësirën
Me vazhduar misionin,
Duhej dhe arsimi
Të dal jasht funksioni.

Me pseudoreforma
Që vinin nga shteti,
Reformo arsimin
Shto analfabetizmin!?

Kështu ky grusht
Shpejt e këthej arsimin,
Në tregëti diplomash
Si burim fitimi!..

Jo larg shëndetsia
Nga sherbimi falas,
Duhej bërë ndryshimi
Sëmundja mjet pasurimi!…

E një dhimbje sot
Vlen mijra dollarë
Pasi të varfërit
S’kanë ku me i marr.

Kët sëmundje
E futën në bujqësi,
Se prodhimet tona
S’ kishin cilësi!?…

E tani po hamë
Prodhime me hormone,
Jemi viktima
E kësaj reforme.

Edhe ne me mëdyshe
Mbetur pa shpresë,
Morëm rrugë refugjati
Me besim te fati!

E sot bijtë e shqipes
Kudo nëpër botë,
Kanë mbetur larg
Si zogjtë e qyqes!

Këto ndryshime
Me plot fatkeqësi
Na e dhuruan
Ky grusht faqe zi…

Tridhjetë vite
Hipur në tribuna,
Mashtro e gënje,
Për një jetë të re.

Asgjë nuk duket,
Çdo gjë hipokrizi,
Vendin është futur
Plot në varfëri!
E prap kërkojnë
T’na hedhin hi në sy,
Të qëndrojnë në pushtet
Se më mirë do vij!

Vetëm një gjë
Ky grusht t’a dij,
Fëtyrën e kanë nxirë
Me blozë zi e më zi?…

E shpresat e fundit
Ju o funderrira
Do ju shohim shpejt
Duart në zingjira!…


Manipulime plot intriga

Qaj për ty Kosovë
Qaj për ty Shqipëri,
Për ju s’kanë të sosur
Intrigë e poshtërsi.

Për bijtë e tu
Kosovë e Shqipëri,
Me veprimet që bëni
Faqen e keni nxi!

Ju politikanë
Me emrin Shqiptar
Po luani me shumë porta
Shqipëria vjen vërdallë.

Nëse nuk keni
Aftesi e dituri,
Për faturë të pastër
Shkoni në shtëpi…

Nëse nuk ikni
Shkatrroni Shqipërinë
Heret apo vonë
Jeni në zingjirë!…


Ishim mrë, kur ishim keq!?

Ku humbi zëri i ndërgjegjes !?
Ishim më mire,
Kur ishim keq,
Se ishim bio,
Ishim Njerëz.

Sot shëmtuar
Të veshur në manekinë,
Fallcitet, shtirje, neveri.!?…

Ishim më mirë,
kur ishim keq,
Të varfër në jetesë,
Imazh tipik mesdhetar.
Ama kishim formim,
Dashuri dhe respekti në vend të parë..

Ishim ashtu si ishim,
Një turmë nga “lart”
na monituronte,
Por kishte lezet,
ishim të thjeshtë,
Të sjellshëm, të kulturuar.

Sot antivlerat,
rreshtuar në kor,
Zhveshën, shpërfytyruan,
shpirtin njerëzor.

Shëndet-i thua tjetrit,
Embël, me pastërti!..
Acarohet, tërbohet,
Plaç-ta kthen ai!…..

Unë ul kokën,
hesht duke u menduar!?…
Ç’njerëzore, ciklone,
orekse për të shkatërruar.

Si u bëmë kështu oree aman!?…,
As mirë, as keq,
s’na gjendet derman!?.
Ishim më mirë,
kur ishim keq.
Ishim bio, kishim vlera..
Sot “dreq” e për “dreq”!?….

Ah ç’farë realiteti!?…!

A do bëhemi një ditë?…,
Të dhemsur, të dashur,
plot mirësi!?..
Me të gjitha cilësitë..!?

Pyes veten shumë herë..
Në dilemë jam,
ç’të them s’po di,
Secili brenda vetes,
duhet të jetë Njeri !!

Si u bëmë kështu..!?
Ku humbi zëri i ndërgjegjes !?
Ishim më mire, kur ishim keq,
Se ishim bio, ishim Njerëz!…