Të qëndroshë indiferent sot, kur ke diçka për të thënë, është e pafalshme

9
970

Ne foto: Av. Sergjio Mazreku

Intervistë me politologun dhe analistin, pinjollin e dy familjeve historike, av. Sergjio Mazreku

Sergjio Mazreku është bën pjesë në trashëgiminë e trungut historik të familjes së madhe të Aqif Pashë Elbasanit, stërnipi i atij burri të shquar të kombit, që vuri gurë kilometrikë në kujtesën tonë kombëtare, për liri e dinjitet shoqëror, si dhe stërnip i Luigj Gurakuqit, ikonës së shqiptarizmës. Me profesion avokat, ai ka një pasion të madh për librat, kulturën kombëtare dhe politikën, sfera ku është përfshirë dhe ka kontribuar si autor librash, sponsorizues veprimtarish të ndryshme kulturologjike dhe si politolog. Ai ka marrë pjesë dhe aktivisht si politikan veprues, duke kandiduar disa herë në formacionet e djathta politike si kandidat për deputet. Në këtë intervistë, zoti Mazreku shpalos idetë e tij për historinë e kombëtare, politikën dhe drejtësinë, me bindjen e një idealisti se politika mbi të gjitha duhet të jetë kulturë e veprimit qytetar, për t’i hapur shtigje shoqërisë drejt progresit dhe integrimit europian…

Ju jeni pinjoll i një familje historike, që ka lënë gjurmë në historinë shtetformuese të kombit shqiptar. Na thoni diçka rreth kësaj.
– Unë jam pjesë e trashëgimisë historike të derës së Biçakçinjve të Elbasanit dhe Mazrekëve të Shkodrës. Në dejet e mia rrjedh gjaku i këtyre dy familjeve të mëdha shqiptare, që kanë kontribuar maksimalisht për shqiptarinë. Nëna ime, Shpresa ishte mbesa e një figure të shquar të Shqipërisë së Mesme, Aqif Pashë Elbasanit, kurse babai, Vili, mjek i njohur, që ushtroi detyrën e tij me përkushtim në qytetin e Elbasanit, ishte nipi i Luigj Gurakuqit, një ikonë qëndrestare nga veriu, që la gjurmë në analet e historisë shqiptare. Nëna i përkiste një familje historike të djathtë, ndërsa babai një familje historike të majtë. Nëna ishte elbasanllie, nga zemra dhe shpirti i Shqipërisë së Mesme, babai ishte nga Shkodra, kryeqnedra e veriut shqiptar. Nëna i përkiste një familje me besim të ngulitur musliaman, ndërsa babai një familje me besim të ngulitur katolik.Pra, nga ana e babait, kam gen veriori, rrjedh nga familja e njohur katolike e Mazrekëve, stërnip i Luigj Gurakuqit, derë fisnike intelektualësh dhe përfaqësuese e elitës së kryeqendrës tone të veriut.. Nga nëna, jam elbasanlli, stërnip i Aqif Pashë Elbasanit, një figurë madhore e Pavarësisë dhe e lirisë së kombit shqiptar. Tek unë janë mpleksur fort veriu dhe Shqipëria e mesme, ndërsa sa për religjionet, gjithmonë kam qenë me devizën e rilindasve tanë se shqiptaria na bashkon të gjithëve, myslimanë e të krishterë. Sot ky bashkim është realitet dhe një devizë e botës shqiptare para kombeve të qytetëruara, të cilët na marrin ne shqiptarëve si model të bashkëjetesës religjioze e më gjërë.

Si opinionist, ju gjithmonë keni kritikuar zvarritjen e tranzicionit njëzet e gjashtë vjeçar, gabimet dhe “mëkatet” e politikës së vjetër”, duke iu drejtuar elitës kombëtare për ndryshime rrënjësore të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar… Kjo ka të bëjë me edukimin tuaj tradicional apo me diçka tjetër?…
– Kjo ka të bëjë me edukimin por dhe me bindjen time se nuk mund të vazhdohet më kështu, duke shkelur në të njëjtat rrugë dhe duke bërë të njëjtat gabime nga politika e vjetër. Ka ardhur koha e ndryshimit real, jo e ndryshimeve me fjalë e retorika të keqpërdorura nëpër foltore politike, por e ndryshimeve reale e të prekshme për të gjitha shtresat e shoqërisë…

Prandaj jeni përfshirë aktivisht në politikë, duke garuar për deputet në formacionet e djathta?
– Që me fillimin e proceseve demokratike jam marrë me politikë, duke aderuar dhe madje kandiduar për deputet në spektrin e politikës së djathtë. E djathta reale është larg të qenit një formacion politik i dimensionuar dhe për këtë ka nevojë për idealist dhe idealizëm. Ndaj kam kontribuar dhe do të kontribuojë, me mundësitë e mia modeste, që të ndikojë sadopak në riformatimin e kësaj të djathte, e cila aktualisht, me frymën e ndasive dhe të klaneve që e karakterizon, është larg të qenit një politikë vizionare dhe me të ardhme për shqiptarët.

Sponsorizimet tuaja në Elbasan kanë pasur një drejtim, art kulturë. Përse?
– Së pari sepse unë vetë jam krijues, autor i tre librave dhe rrjedh nga një familje, e lidhur dhe e dashuruar pazgjidhshmërisht me librin. Nuk thuhet kot në Elbasan se nëse do të dish, për kulturën e një familjeje, kur hyn për vizitë tek ajo, shiko sa buzëqeshje të japin dhe kur del, sa bibliotekë të madhe ke lënë. Libri është thesar i paçmuar, është thesar që koha për çdo ditë e lartëson shumë e më shumë. Unë kam sponsorizuar libra, projekte artistike, etj. Me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kam sponsorizuar dokumentarin filmik kushtuar figurës së Aqif Pashë Elbasanit, një figurë emblematike e kësaj Pavarësie.


Loading…


Të vijmë tek librat që ju përmendët. Cila është tematika e tyre?
– Politika. Jam i dhënë pas politikës, pasi të parët e mi, qoftë nga nëna, qoftë nga babai, kanë qenë politikanë, deputetë, sekretarë të përgjitshëm Parlamenti, prefektë, ministra e kryeministra dhe kanë bërë shumë për Shqipërinë. Në dy librat që kam botuar së fundi, “Jeta dhe politika” dhe “Politika dhe demokracia” kam në fokus të këndvështrimit politikën, probleme që lidhen me mundësitë e politikës për t’u ngritur në shkallën e një përfaqësimi elitar të shoqërisë shqiptare, për t’iu dhënë fund enigmave të trishta dhe plagëve të tranzicionit. Në librin ku jam bashkautor, që i kushtohet figurës së Aqif Pashë Elbasanit, i cili është stërgjyshi im nga nëna, trajtohen momente kulmore të atdhetarisë dhe përkushtimit patriotik në jetën e kësaj figure madhore të kombit, që vuri gurë kilometrikë në kujtesën e atdheut tonë.

Ju jeni avokat por edhe autor librash dhe analist, që keni mbajtur qëndrime ndaj problemeve më të mprehta të tranzicionit dhe drejtësisë shqiptare. Si mendoni se po ecën reforma në drejtësi?
– Ka dy vjet që reforma në drejtësi, me dilemat dhe enigmat e saj, është në agjendën e ditës të shoqërisë shqiptare, në pritje të një modeli tjetër të funksionimit të organeve të drejtësisë, që t’iu jepet fund dënimeve abuzive nga njëra anë dhe mosndëshkueshmërisë së “peshqve të mëdhenj” nga ana tjetër
Mendoj se dy janë qëllimet kryesore të reformës në drejtësi rritja: e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni e paaftësia. Reforma e propozuar është shumë e thellë dhe prek, pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë. Ndryshimet prekin, pa asnjë përjashtim, çdo kategori dhe çdo nivel të institucioneve të sistemit të drejtësisë—sistemin e prokurorisë; sistemin e gjyqësorit; dhe institucionet e tjera që sigurojnë mbarëvajtjen e sistemit, përfshi Presidentin dhe Kuvendin. Ajo që duhet të ndodhë me urgjencë është që politika e cilitdo krah e kahje të heqë dorë nga instrumentalizmi i kësaj reforme, sepse nëse i duhet diçka urgjente drejtësisë, ajo është çlirimi I saj nga ndërhyrjet dhe ndikimet e politikës.

Zoti Mazreku, ka disa kohë që ju jeni aktivizuar me dhënien e opinioneve tuaja në shtypin e përditshëm, është ky një pasion i hershëm, një hobi, një obligim qytetar apo?…

– Të gjitha së bashku nga pak, ose të gjitha së bashku plotësisht. E kam thënë dhe herë tjetër, profesioni i avokatit me atë të gazetarit takohen në një pikë: në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave qytetare e njerëzore. Unë nuk bëj gjë tjetër vetëm se, në një farë mënyre, e zhvendos avokatinë nga sallat e gjyqit në kolonat e shtypit të përditshëm, në shkrimet, komentet, analizat që bëj. Unë nuk jam gazetar, por më pëlqen të shkruaj dhe të kontribuoj sado pak në informimin e shoqërisë shqiptare. Sot të qëndroshë indifferent kur ke diçka për të të thënë është e pafalshme.

Intervistoi: Dukagjin Hata

9 KOMENTE

  1. Intervista e z. Sergjio Mazreku eshte e llojit te vecante, dhene nga nje profil i larte politik dhe shoqeror, trashegimtar i elites se popullit shqiptar.

  2. Sergjio Mazreku ka vene pikat mbi “i” mbi problematika madhore ekzistenciale te historisedhe aktualitetit te kombit tone. Te lumte mendjae pena avokat!

  3. Pena e zotit Mazreku tregon plaget e ketij vendi dhe na fton te behemi pjese e alterantivave te tij per zgjidhje te qendrueshme ne drejtesi, ne ekonomi, art e kulture.

  4. Une nuk jam e fushes se jurispondences, por shkrimi i avokat Mazrekut me prek, pasi te gjithe ne jemi pjese e zvarritjeve qe na behen neper salla gjyqi ne Shqiperi dhe Kosove.

  5. Z. Dukagjin, si gazetar i vjeter qe je, here tjeter mos anashkalo pa i permendur ne interviste edhe trion e pandalshme te avokatit me te cilin kalon diten si Halitin, halle gomaricen dhe Nuen, pa keta ky sot do te ishte bere me siguri komisioner i vetingut. Sukses avokatit.

  6. Edhe mund te jete keshtu o halil ramacaku por Serxho nuk pretendon te jete as avokat dhe as analist i mire… Dihet se Serxhi te vetmen dobesi ka politiken. Por ka 20 vjet sa ne nje parti ne tjetren dhe u lodh. Tani ka oferte perseri nga partia e Staroves, por ai ka nje lubi qe i menaxhon parate e tij dhe e detyron te shese shtepite, e kjo eshte zonja Dona, qe nuk i ndahet prej 10 vjetesh duke e ropur se gjalli te mjerin, por qe ky nuk kupton asgje… Jam shume beseplote se Serxho eshte vertet djale i mire, por jo politikan, avokat apo analist i mire sikunder e paraqesin disa…

  7. Gezim Loka: Ju njohim mire juve qe gjuani avokatin e nderuar Mazreku, pinjollin e familjheve historike nga frengjite e skuthave dhe jeni i njejti person K.F. sa per dijeni, kur zoti avokat ka qene kandidat per komisionere te vetingut, ishte ONM-ja ajo qe e kualifikoi me piket me te larta ne te gjtha aspketet, qofte nga morali qofte nga profesioni. Sa per dijeni krahas Fakultetit te Drejtesise qe e ka mbaruar ne Tirane ne 2002, ka mbaruar shkeqyeshem me noten 9.5. masterin Shkencor Civile e Tregtare. ka pasur dhe nje cv te shkelqyeshme nga Dhoma e Avokatise Kombetare. por juve qe denigroni figuren e tij tregoni se kush jeni. Faleminderit.

Komentet janë mbyllur.