Të dashurosh një Greke nuk është krim… por po tu qepen nga pas Auroni me Ardianin &co shpallesh tradhetar

0
345
Lazer Kulla

Lazer Kulla

* Marrë si shkas nga kritikat e ditëve të fundit ndaj Martin Camaj dhe Ernest Koliqi
* si është e mundur që edhe pas 3 dekadash të rënjes se komunizmit, në Shqiperi akoma të vezhgojnë me “syrin e partisë “…?

Natyrishtë historia ime që vendosa ta ndaj me miqtë është shumë personale dhe në kohë është më shumë se dy dekada, por kur lexon shkrime të tipit “hetues” që vetem akuza di të ngrejë, të bën të mendosh, mos vallë, çdo të ndodhte me mua nqs “hetuesi” Auron dhe “prokurori” Ardian do hetonin rreth jetës time private?

Në mes viteve ‘90-të isha stabilizuar në Londër. E kisha bërë rutinë të paktën 1 herë në ditë të frekuentoja një kafe greke në një zonë shumë të preferuar të Londrës. Frape-në e shijoja shumë.

Një ditë qellon që të ishte një kamariere e re. Unë zura tavolinën nga fundi (siç bëja çdo herë) dhe po prisja kamarjeren të merrte porosinë. Në ato çaste më bie telefoni dhe në anën tjetër ishte Carlo (një mik i imi Italian)… natyrishtë bisedën po e bënim në Italisht… nderkohë kamarierja erdhi dhe me një buzëqeshje të embël më drejtohet në anglisht: zoteri, çfarë deshironi? Unë thjeshtë bëra porosinë e zakonshme “one midium Frape” dhe vazhdova të fokusohem në bisedë me mikun tim Carlo… As sot nuk e spjegoj dot se pse më terhoqi buzëqeshja dhe sytë blue të vajzës kamariere, ashtu pa pritmas.

Meqë ishte bionde, elegante dhe sy bojqiell mendova se do ishte nga Lindja Evropiane, por theksi i anglishtes më dyzonte. Kishte një theks më të butë. Nejse, kur pagova, natyrisht si gjithmonë lashë bakshish. Ajo, me atë ëmbëlsinë e saj natyrale më pa drejtë e në sy per pak çaste dhe me thotë: Grazzie signore.

Të nesermen e njejta rutinë per mua, por ajo pasi më sjellë Frape-në më pyet me atë anglishten e sajë fillestare: Italian je…? Unë as nuk desha ta pohoja (pasi do ishte genjeshter) por as ta mohoja. Zgjodha një rrugë tjetër: të pelqen italishja? I them unë.

Ajo: po, është gjuhë shumë melodioze… dhe ata që flasin italisht jane shumë romantikë, ia kthej me shaka. Asaj ishte mbushur mendja se unë jam Italian dhe unë gjithnjë mendoja se ajo është nga Lindja Europiane, pavaresishtë theksit me të butë të anglishtes që ajo kishte.

Nejse, per mos u zgjatur, kimia midis nesh punoi perfekt dhe shumë shpejt erdhi dita që ajo e mesojë se unë isha shqiptar, amator i italishtes, dhe unë mesova që Anastasia edhe pse bionde me syçkat bojqiell ishte greke dhe jo nga Lindja… Anastasia kishte ardhë në Londer per të pervetesuar anglishten. Ishte regjistruar ne një kolegj privat. Kaluam kohë të bukura bashkë në Lonër… pas rreth 2 vitesh ajo mbaroi kursin e anglishtes dhe do kthehej në Greqi, ishte nga Athina.

Muajtë e fundit perpara se të largohej, shpesh herë më pyeste: do vish të më takosh në Athinë? Edhe pse ia premtoja që do vij, nuk e di, bëhej melankolike, sytë lëngëzonin nga lotët dhe unë si per t’ia larguar pak sikletin i thosha: po të vi në Athinë do më quajnë “alvanos fukara” dhe unë kam qënë 3 muaj “fukara” në periferi të Athinës. Kisha qënë 3 muaj rrefugjat atje.

Ajo: po hajde njeherë, dhe ti do ta shikosh se si do të pres.
Unë: mos ke ndonjë plan me tënd atë të më arrestosh, natyrisht ia thoshja me shaka, pasi ajo vetë më kishte treguar se e ëma ishte doktoreshë dhe i ati mbante një post të rangut te lartë në policinë e Athinës. Në të vertetë kam vajtur disa herë në Athinë, enkas per Anastasien (dhe fotot në Athinë janë bërë).

Natyrishtë kanë kaluar më shumë se dy dekada, unë jam tërësishtë i plotësuar me familjen time, por kujtimet mbeten kujtime, është njerezore të mbeten të tilla. Uroj që edhe Anastasia të jetë e plotësuar edhe ajo në jetën e sajë 🙏

Tani dua të tregoj se perse unë, sot pas pothuajse 25 vitesh, që kam bashkeshorte të mrekullueshme dhe sebashku kemi një princeshë, përse e bera publike një histori dashurie? Per të thyer tabunë? Ok merreni si të doni, por e verteta është se kjo histori po të bjerë në dorë “hetuesish” si Auron Tare do tjetersohet identikisht, siç është tjeresuar historia e Marin Camaj.

I vetmi ndryshim do jetë se unë nuk jam i nivelit M. Camaj, jam njeri i zakonshëm me të gjitha të mirat dhe dobësitë njerzore si edhe ju që lexoni keto rreshta.

Por, më duhet të sqaroj dosjen që “hetuesi” Auron, (ku per çudi edhe ai ka qënë Skenderbegas, ashtu si unë, pra kemi qënë në klasa paralele)
Dhe ja dosja ime e “kopsitur” sipas variantit Tare:

Lazeri ka qënë Skenderbegas, me rezultate shumë të mira në mesime, por gjatë studimeve në Shkollën e Lartë të Oficerave dezertoi… se nga kush u rekrutua atë botë akoma mbetet  nigmë… (E verteta është se unë kisha vendosur mos të diplomohem si oficer i atij regjimi. Por kjo është temë tjetër).

U diplomua per Bio-Kimi në Shkoder, por siç tregojnë ata që e kanë njohur, ishte rebel dhe nuk tregonte kurrfarë zelli…

Ka qënë refugjat në Greqi 3 muaj dhe atje mendohet të jetë rekrutuar nga sherbimi sekret grek. Më vonë vazhdoj një kolegj në Holandë ku studioi per Holandishtë dhe IT dhe per të humbur gjurmë sigurimi grek e zhvendosi në Londer. Atje i serviren dhe një vajzë të bukur greke, që babai i sajë ishte një oficer i rangut të lartë në Athinë…

Nga të dhënat e IAT (International Air Transport) vertetohet se Lazri ka udhetuar disa herë nga Londra në Athinë (via Bruksel) dhe kuptohet se Inteligjence Servis Angles në bashkëpunim me atë grek kanë financuar gjithë shkollimin dhe udhtimet… deri ketu ok, po pyetja është ku do perdorej Lazri si agjent? Të thuhej se do perdorej kundra Shqiperisë, nuk do guxonte Auroni se vëndi i spiunave është i zënë, nga Berisha dhe Basha që i dhanë pjesë të detit greqisë, është i zënë nga admirali Kristaq Gervenji që firmosi hartat ujore, po edhe Presidenti Meta ka vendin e vetë në lidhje me sigurimin grek. Po atëherë ku do perdoret agjenti Lazer që me siguri edhe emrin do ma kishin greqizuar dhe do me pagezonin me emrin LAZAROS😜

Unë do kisha qënë agjenti perfekt per të vepruar në Qipro, aty ku nderthuren agjenturat greke-angleze kunder Turqisë.

PERFUNDIMI:
Meqë Martinin nuk e vrasin dot se ai ka vdekë nga shkaqe natyrale më 1992 në Gjermani, katolikun tashmë me pseudonimin Lazaros i tretur per të humbur çdo gjurmë në Kanadanë e largët do ta denonin me “varje në litar” dmth vari leshtë edhe hulumtimit të Auron Tares… Germo Tare germo😜😜😜

Tarja ka germuar edhe per Koliqin, por ketë do llafosem njehere tjetër.
Ju ftoj ta lexoni akt-akuzën e hetuesit Tare per Martin Camaj dhe Ernest Koliqi botuar tek “Pejsazhet” …e Ardian Vebiut (prokurori i çeshtjes)