TA NJOHIM KRIJUESIN LETRAR, FATMIR HALIMI

0
1133
Fatmir Halimi

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Shkëputur nga libri “Prej modernes kah postmodernia”, Shtëpia Botuese “ProkultPress”, Prishtinë, 2016)

Fatmir Halimi u lind më 26 mars 1972 në fshatin Dumnicë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Podujevë, ndërsa studimet në degën Letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Po aty i përfundoi edhe studimet pasuniversitare. Është poet, gazetar, kritik letrar dhe profesor i gjuhës shqipe. Poezitë e para i botoi në vitin 1989 në revistën “Zëri i rinisë”.

Që atëherë poezitë dhe punimet e tij shkencore i botoi gati në të gjitha gazetat dhe revistat, si “Rilindja” (”Bujku”), “Bota e Re”, “Fryma”, “Bota sot”, “Kosova live”, “Iliria Post”, “Kosova sot”, “Epoka e re”,”Jeta arbëreshe në Itali” etj. Vepra e tij e parë “Kornizat e burgut”, është shkruar gjatë viteve ’90 dhe botuar më 1996, e cila pas kërkesave të lexuesve u ribotua në vitin 2008.

Librin nga fusha e kritikës: ”Postmoderniteti në Prozën e Zejnullah Rrahmanit” e botoi më 2015. Libri “Prej modernes kah postmodernia” është i treti me radhë nga ky autor i talentuar.