Skender e Valon Jashari të akuzuar nga Grupi i Dobrosinit – Ftesë!

0
1275

Për: Mediet!

Nga: Skender Jashari i akuzuar i Grupit të Dobrosinit

Ftesë për medie!

Jeni të ftuar, që ta ndjekni rastin e shpalljes së aktgjykimit në rastin e Grupit të Dobrosinit në lëndën PKR.110/16. Më 6 dhjetor 2017, në Gjykatën Themelore në Gjilan, në ora 14:00!

Arsyetim

Jeni të ftuar, sepse:
1. I vetmi rast që është mbajtur nga EULEX-it, si “top sekret” siç ka deklaru edhe Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit-zt. Jetish Maloku.
2. I vetmi rast në Republikë të Kosovës, që Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it, ka ndjekur me porosi-shantazh të Serbisë!
3. I vetmi rast që asnjë polic, prokuror i Republikës së Kosovës, nuk kanë marrë pjesë në procedurën paraprake, si në kontroll të banesë së Skender Jasharit më 01.07.2012 dhe 16.10.2012, në Prishtinë!
4. Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në Aktgjykimin PML-241/16, Grupin e Dobrosinit e shpallë të pafajshëm për “ sulmet e Dobrosinit”, kurse prokuroria e Fraksionit politiko-kriminal të EULEX-it, ka shkelur brutalisht atë, gjatë rigjykimit!

Me respekt
Skender Jashari
Më: 05.12.2017


FTESË

Media, Shoqëri Civile, Organizata për të Drejtat e Njeriut dhe qytetarë të interesuar.
Ju ftojmë që të merrni pjesë, nesër, më 06.12.2107 (E Mërkure) në ora 14:00 në Gjykatën Themelore në Gjilan, ku bëhet shpallja e aktgjykimit ndaj siç njhet në media “Grupës së Dobrosinit” –“Lëvizjes së Lirisë”.
Në këtë akuzë janë të përfshirë sipas Prokurorisë Speciale gjithësej dhjetë persona: Valon Jashari, Skender Jashari, Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qëndrim Rexha, Muhamet Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdulla Zogaj dhe Jeton Shabani.

Ardhja juaj përmbushë obligimin qytetaresk!

Adresa: Gjykata Themelore Gjilan, Rr. “Marie Shllaku”, pn Gjilan, Kosovë.

Gjilan, dhjetor 2017 Nga: Valon Jashari