SIMFONIA E ZEMRES TIME

0
1738
Vasilika Prishka Burgjia

Lika Prishka Burgjia, na ka dërguar nga Greqia nji cikël me poezi, enkas për gazetën “Fjala e Lirë”. Poetes i urojmë rrugtim të mbarë në shtegtimin poetik. /Gj. Musa

SIMFONIA E ZEMRES TIME

Nota heth në pentagram
Sifoni e zemrës time, luhet
Frymëzimin nga ty e marr
Është simfonia që duhet të lihet

Meditoj thellë në shpirtin tënd
Në brendësi të syve e tu vështroj
Gishtat mbi tastierë nuk zenë vend
Me melodine time te ndjere

Ti si shtoizavalle vjen, më vështron
Dëgjon melodi ndjenjash lumturuar
Mua vazhdon dhe ti më frymëzon
Që të jem dhe ndihem i gëzuar

Luaje kët’ simfoni për ty dhe mua
Gishtat te fluturinë mbi tastje
Të mbarojë kjo melodi, jooo nuk dua
Është muzika ime më e pëlqyer

Poezi Nga Lika Prishka Burgjia
20.01.2016. Athinë. Greece
—————————————–

SADO LARG TË JESH !!!

Sado që ti larg të jesh…
Unë e di se të Dua deri atje…
Sado larg munges time sdo e ndjesh…
Se unë afër teje zemrën po le…

Sado që larg ti të jesh…
Pranë gjithmon do më kesh…
Mua kudo do më gjesh…
Kurr vetmin mos ta ndjesh….

Eh cfarë ndjenje ti dhuron
Kur pranë keni shpirtit tuaj
Si një zemër ti qëndron
Kjo është e gjallë nuk është e huaj

Kjo ndjenje shumë më ëmbëlson
Se aty gjendet lumturia jonë
Prandaj në zemër më egziston
Këtë kemi dashurinë tonë

Sado larg e jesh ndjenja lindë përher
Zemra kurdoher për atë gjë gëzon
Ah kështu jeta ka shume vlerë
Se shpirti im këtë kërkon
—————————–

EMRIN E KA DASHURI

Sa herë më vjen në kujtese
Dua ty të përqafoj
Të gjitha vitet e jetës
Me ty shpirt dua ti jetoj

Këtij zjarri m’u në zemër
Këtu brenda gjijve të mij
Dua që t’i ve një emër
Emrin e ka dashuri

Kur shikimin hedh mbi ty
Zemra ime më fort rreh
Dashuria që kam për ty
Dot nuk mundem të ta fsheh

Skuqem flakë kur ti më flet
Dridhem dhe dëgjoj zërin tënd
Tik taket e zemrës rrahin më lehtë
Unë në çast mbetem pa mend

Kur ti më afrohesh pranë
Shpirti flakë më përvëlon
Kur dy duar më shtërngojnë
Buza buzën e pushton
———————————-

MË MUNDON SHUMË !!!!

Ku më je, ku më ke shkuar
Buzët, sytë më janë tharë…
Mua vallë, pse më ke harruar
Malli për ty shumë më ka marrë…

Ku më je, se të dua shumë
Më thuaj cilën ke në gji…
Pranë teje dua, të jem unë
Me kë më je, o shpirt ti tani…

Më thuaj o shpirt, kë ke pranë…
Puthjet e tua, kush i shijon
Dashurinë time, me kë e ndanë…
Vallë tek kush, tani i dhuron

Ku më je ti, ku me thuaj ta di
Trupin tënd, kush ta ledhaton…
Kush, vallë të shtrëngon në gji
Atë puthjen tate, kush e gëzon….

Ah kjo vetmia, shumë më mundon
Puthjet e tua, askush si meriton….
Gjithcka e imja, veç ty të kërkon
Zemra ime vec teje, askënd s’pranon….

Ah ku më je ti, o dashuria ime
Më thuaj ku më je ti, o lumturi….
Pse e ke përvëluar, këtë zemrën time
Hajde pranë largo, nga unë këtë vetmi…
—————————————-

ZEMRA, ZEMRËS!!!

Zemra, zemrës i bënë lutje,
Buzët dridhen të pa fjalë
Shpendi egër je me krahë
Të të quaj të çmendur vallë !.

Merrmë poshtë krahut tënd
Në strofullën e lakuriqësisë
Hapi krahët dhe fluturo.
Para kulmit të kënaqësisë.

Për të ndërmarrë me mua luftën
Në pasqyrë ndjenjash, plot dashuri
Në një natë me nxehtësinë tënde.
Të tretë shtratin por si qiri…

Drejt krevatit të shkojmë pa fjalë
Të shtrëngoje fort, pranë vetes
Edhe të zhveshe ngadal – ngadalë.
Përpara pasqyrës të mbështetesh.

Po të pëlqen, a mund ta thuash,
Që po të jap puthje pa fjalë.
Ta garantoj me qind përqind.
Se prej meje po del zjarr,

Unë këtu, ty po të pres
S’më hyn në sy as më i miri
S’shkoj me tjetër, ta di se vdes
Se je vullkan si shtrati diellit.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

GJUMIN MOS MA PRISH !!!!!

Nga gjumi i natës, më zgjon
Më vjen, në ëndrrat e mia
Vallë, ti aty mes tyre c’kërkon
Ma prish gjumin, kjo dashuria
Ne kishim të dy, nga një emër
Ah, vërtet që quhej dashuri
Që ajo shpejt, na u fut në zemër
Aty më vendosi, një ëmbëlsi

Kur të doja pranë, thosha emrin tendë
Në sytë e tu gjeja, veten, isha me ty
Larg nga ty s’doja të rrija, në asnjë vendë
Ah sa mall, dëshir që ishim të dy

Po pse natën më zgjon, ëndrrat mi trazon
Ç’kërkon në mendje, në mallin tim tani
Pse më vjen më puth, me zjarrë dhe shkon
Të lutem, më lërë të qet shpirtin ti

Me puthjet e tua, mos më provoko
Trupi me digjet, ëndrrat po më shkatërrojnë
Shpirtin, zemrën vallë mos ma turturo
Ato thellë dashurinë, më fusin e më tërbojnë

Të lutem, më në ëndrrat e mia, të mos vish
Ndjenjën, flakën e dashuris, ah veç ta dish
Po erdhe mos ik, më mirë të rrish
Mua të lutem gjumin, më mos ma prish.
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

ULERIME UJKU

Thonë ujku mjegull kërkon
Dhe s’harron zakonë e vjetër
Natën më shumë e lakmon
Ky është një zakon tjetër

Del diku dhe zë pusine
Ulërin sa ka fuqi
Pret një prehë që t’i vijë
– Do ta ha, se kam uri

Dhe ujkonja nuk përton
Ulërin edhe ajo
Del nga strofka dhe vështron
Thëret ujkun që e do

Ulëret ujk i pabesë
Errësirë gjithmonë kërkon
Kurrë nuk e ndërron vesin
Me lëkurë qingji, mashtron

Esht’ i egër, ësht’ i lig
Mik e shok nuk bëhet, burrë
Zë pusi dhe pret në shteg
Bëj kujdes mos harro kurrë.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Ah kjo zemra një her po më thyhet…

Edhe një her shpirti po më lëndohet…
Rënkimet e një kohe prap po më kthehen…
Momentet prap do më kujtohen…
Plaga e vjetër sërisht po më trazohet…
Vuajtjet e dikurshme prap po më afrohen…
Më fal që jetën tani më nuk e dua…
Ah më fal që vdekjen sot e kerkoj…
Më fal që të desha për mua…
Ah sa shumë po të lëndoj…
Më vjen shumë keq fati kështu më qe shkruar…
Por dhe i vdekur jo smund të të harroj…
Se dashurinë time ta kam treguar…
Dhe nga bota tjeter do vij të takoj…
Një ëngjëll do të bëhem ty të të mbroj…
Të vij të puth e pastaj do shkoj…
Nga cdo gjë e keqe ty të largoj…
Ti mos u tremb afër do të qendroj…
Për her të parë i u luta zotit…
Në vend të dytë të besova shumë ty…
Smendova se po me ndjen rruga e lotit…
Jo se mendova se ne sdo ishim të dy…
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

EJA DASHURI EJA

U shfaqe përpara meje
Si yll dritë vezullove
Prandaj unë erdha pas teje
Ta kuptoja sa më doje

Ti u ndale me buzëqeshe
Unë u shtanga nga gëzimi
Prandaj bëlbëzova me vehte
Ç’është kjo dritë ndriçimi

Tu afrova dhe të thashë
Eja dashuria ime, eja
Kur zgjate duart të pashë
Me duart e mia té rrëmbeva

Të futa në kraharor
Ti nuk u trondite fare
Më dhe shenjë të përqafoj
Të thërres shqerrkë manare

Ti re në krahët e mia
Pranë gjoksit të mbështolla
Fajin e kish dashuria
Ndaj shumë puthje të dhurova

————–
Përgaditi për botim: Gjin Musa, gazetar