Siguria ushqimore, të rinjtë demokratë protestë kundër AKU-së

0
320

Opinion.al: 12:05 – 19/05/19

Të rinjtë demokratë kanë protestuar ditën e sotme për pasigurinë ushqimore para Autoritetit të Kontrollit Ushqimor në Durrës.

Ata kanë kërkuar që ky autoritet të kryej rolin e tij në mbrojtje të konsumatorëve.

“Inspektorët e AKU-së janë kthyer në gjobëmbledhësa, duke marrë ryshfete nga tregtarët dhe duke i lejuar ata të shesin produkte me hormone”,- janë shprehur ata.

Protesta është zhvilluar në Shkozet, ku të rinjtë kanë goditur me domate godinën e AKU-së /Opinion.al E.Xh.