Si nisi lufta në 2019 nga Haradinaj dhe u përforcua si armë e aksit Berisha-Meta ndaj Ramës!

0
62
Rama - Haradinaj

YLLI PATA: LUFTA SHQIPËRI-KOSOVË

Konica.al, 12.08.2021

Lufta Shqipëri Kosovë duket se është një luftë artificiale, që u shërben vetëm disa politikanëve të përveçëm. Pasi realisht nuk se ka ndonjë logjikë apo kauzë politike.

Rëalisht ky tension nisi në vitin 2019, kur kryeministër i Kosovës ishte Ramush Haradinaj, i cili ka një parti në Kosovë, siç ka qenë LSI në Shqipëri, diku te 8-9%. Por kur Kadri Veseli, bindi Thaçin se nëse bëjmë Ramushin kryeministër biem rehat, gjërat u bënë edhe më lëmsh.

Ramushi shkoi në Berlin, ku siç dihen gjërat janë thënë aq shumë e me detaje sa nuk ia vlen të përsëriten. Në thelb, Ramush Haradinaj, vuri taksën 100% për mallrat serbe, me idenë se AAK, pra partia e tij do të të rritej edhe matanë Dukagjinit, ku i merr votat Ramushi.

Spin doktora të Haradinajt u bënë njerëzit e mediave pranë Berishës e Metës këtu, të cilët thonin se Ramushi është rritur shumë në sondazhe e mund t’i fitojë zgjedhjet i vetëm. Natyrisht që kreu i AAK nuk besonte se mund të fitonte zgjedhjet i vetëm, por mendonte se do të shkonte te 13-14%, çka do ta çonte në një nivel me partinë e dytë në vend.

E nisi kështu sulmi ndaj Edi Ramës si tradhëtar që do të ndajë Kosovën, së bashku me Hashim Thaçin, që e kishte aleat në qeveri. Hashimi, president i Kosovës, së bashku me Kadri Veselin, ishin në dijeni të procesit të Hagës, por mbanin profil të ulët, duke shpresuar në një marrëveshje me SHBA, çka do të bëjë që të mos përfundojnë të paraburgosur siç ndodhi, sidomos nëse do të ishin firmosës së një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë.

Ramushi kërkoi vota, Berisha e Meta, që ishin në kulmin e një fushate siç ishte 30 qershori 2019 ku kishin dalë nga Kuvendi, i bojkotuan zgjedhjet lokale etj, kjo e ktheu botën shqiptare në një territor kaosi në mediat ndërmombëtare. Shto dhe këtu telenovelën e përgatitur nga Hajdarmataj e të dërguar nga PD në Bild, që dihet tashmë që ishte një variant tipik Babale 2.

E gjithë kjo luftë e Ramushit, me aleatët e tij mediatikë në Prishtinë e Tiranë, kreut të AAK nuk i solli asgjë në xhep, po fare. Madje i arrestuan aleatët më të ngushtë politikë, që Haradinaj i kishte ngucur jo pak. Zgjedhjet i fitoi Albin Kurti në Prishtinë. Në Tiranë, Edi Rama, mori jo vetëm zgjedhjet e 30 qershorti 2019 por edhe mandatin e tretë qeverisës.

Në Kosovë, Albin Kurti kishte fituar dy palë zgjedhje politike me logjikën e luftës ndaj Hashim Thaçit e Edi Ramës, që dhanë territore të Kosovës ndaj Serbisë. Po realisht nuk ishte bërë asnjë marrëveshje e tillë. Në 2009, Sali Berisha, në koalicion me Ilir Metën, i kishte dhënë Greqisë një territor të Shqipërisë, e as Kurti apo Haradinaj, nuk thanë asnjë fjalë. As këta paramilitarët talibanë, që shajnë me nënë e me motër në ueb, të cilët policia duket t’i identifikojë ngaqë po shkelin ligjin.

Megjithatë ja ku erdhëm sot, që në një situatë krejt pa lidhje, ku për një festival birre e një artist që nuk është serb me babë kroat, u prodhua kjo zhurmë e ndyrë, që kur Greqisë ju dha një sipërfaqe e territorit të Shqipërisë, nuk u tha asnjë fjalë. Madje nuk thuhet as sot. Keni parë ca “gazetarë” të televizioneve të Kosovës, që justifikojnë Sali Berishën edhe për Remzi Hoxhën.

Ku i biri është atje dhe ia ka shpjeguar me detaje, me detaje, që të atin ia ka zhdukur një grup njerëzish, që ishin urdhëruar nga Sali Berisha. Ka edhe vendime gjyqësore për këtë rast. Por prapë tradhëtar ato nxjerrin Edi Ramën. E pse? Se ashtu deshi Ramushi, për të justifikuar dhënien e Çakorrit dhe mos-libralizimin e vizave për Kosovën.

Çfarë shiti Edi Rama? Çfarë shiti, çfarë i dha Serbisë? Ja sot është kryeministër Albin Kurti e ta mbrojë Kosovën, le mos t’i shesë asgjë Serbisë, madje takon edhe Vuçiçin, shumë mirë bën që i paraqet kërkesat e tij të forta, të buta, puna e tij.

Ja ta zëmë se Edi Rama po veproka gabim me Vuçiqin, e Bregoviçin e Bërnabiçin, që u jep kafe në Tiranë e Durrës, po me Kosovën realisht s’ka punë kryeministri i Shqipërisë. Po përse sulmohet nga Kurti? Mitrovicën, veriun e Kosovës, e ka në administrim Albin Kurti, e jo Edi Rama…