Si dashurojnë femrat?

0
956

Frojdi thotë pak a shumë se, femrat nuk dashurojnë, ata kanë dashuri vetëm për veten e tyre, thjeshtë narcizëm. Ata e shohin dashurinë e tyre, te dashuria që ushqejnë të tjerët për to. Me fjalë të tjera, ai djalë që ia merr dashurinë, që një vajzë ka për veten, ai e bën edhe atë vajzë të veten… /AÇ

Marrë nga postimi në FB nga Mirela Çela Joro

Ne femrat nuk dashurohemi vetem me pamjen e jashtme te nje mashkulli.

Jo, eshte nje mendesi e gabuar.

Ne femrat, dashurohemi me karakterin e tij, me aftesine e tij qe te na beje ne te buzeqeshim.

Ne femrat, dashurohemi me vemendjen qe ai kushton ndaj nesh, me fjalen e embel qe na pershperit ne vesh.

Ne femrat, dashurohemi me shikim e tij, ate shikim qe te duket sikur te shtregon fort qysh ne largesi, pa te prekur fare.

Ne femrat, dashurohemi me timbrin kumbues te zerit te tij, ate ze qe tregon vendosmeri dhe mbrojtje ndaj nesh.

Ne femrat, dashurohemi me menyren sesi ai na trajton, si diçka te vyer dhe te paçmueshme ne jeten e tij.

Ne femrat, dashurohemi me faktin sesi ai te kupton, çfare kerkon te thuash pa nxjerre asnje tingull nga kordat zanore.

Ne femrat, dashurohemi pas atij kur ai shprehet se ne femrat jemi qenie e çuditshme, te brishta dhe ben mekat ne qofte se na lendon, qofte edhe me nje fjale.

Ne femrat, dashurohemi pas ecjes se tij.

Ne femrat, dashurohemi pas emrit te tij.

Ne femrat, dashurohemi pas atij si njeri, jo pas atij si pamje.