Shtatorja e Gjergj Kastriotit në Lezhë

0
1139
Shtatorja e Gjeargj Kastriotit në Lezhë

Paulin Z. Zefi

N J O F T I M !

*Procesi i modelimit të shtatores monumentale të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu(1405-1468), sapo ka përfunduar dhe tashmë ka startuar faza e realizimit në bronz. Gjithçka do të jetë gati me dt.28.02.2019 dhe me dt.02.03.2019, me rastin e 575 vjetorit të Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të kësaj vepre madhështore, e cila do të hijeshojë Sheshin “Gjergj Kastrioti” në qendër të qytetit të Lezhës. Lartësia e shtatores së realizuar në bronz do të jetë 3.62 m dhe ndërsa lartësia e piedestalit/bazamentit të stilizuar 2 m, pra në total, i gjithë monumenti arrin lartësinë prej 5.62 m.

Me këtë rast kërkojmë ndihmën e të gjithë shoqatave dhe donatorëve të ndryshëm që dëshirojnë dhe kanë mundësi për të kontribuar financiarisht për ta mbështetur realizimin e kësaj vepre. Më poshtë ndodhen nr.e llogarisë bankare të autorit të shtatores, Z.Ardian Pepa, ku donacionet mund të depozitohen në LEK, EURO apo USD pranë “Intesa San Paolo Bank, Albania”, dhe çdo lëvizje financiare do të bëhet transparente me emrin dhe shumën financiare respektive. Po ashtu, emrat e donatorëve do të shënohen edhe në pllakatin që do të vendoset pranë shtatores në një vend të dukshëm.

Afati për grumbullimin e donacioneve do të jetë deri me dt. 28.02.2019 dhe pjesa e mbetur nga shuma e përgjithshme në bazë të preventivit dhe kontratës së nënshkruar midis Bashkisë Lezhë dhe autorit të veprës Z.Ardian Pepa, do të mbulohet nga Bashkia e Lezhës. Personi përgjegjës për grumbullimin e donacioneve dhe mbarëvajtjen e të gjithë procesit, i ngarkuar nga Kryetari i Bashkisë Lezhës Z.Fran Frrokaj, është Z.Paulin Zefi me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Trashëgimisë Kulturore, Muzeut dhe Memorialit.

Lavdi Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.