SHQIPTARËT NË NJË PERIUDHË TË ZEZË NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR DHE TË PAAFTË…

0
544
Shqipëria etnike
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Me ose pa opozitë, tash 30 vjet Shqipëria drejtohet keq. Tani është e lehtë ta shajmë diktatorin Enver, se ai e izoloi vendin dhe e nxorri jashtë realitetit, por e bëri Shqipërinë me 3,3 milion banorë, që kurrë nuk do e shohim më, dhe pushtetarët e tij nuk e vidhnin vendin si e vjedhin tash 30 vjet, ku edhe kompanitë fitim-prurëse të energjisë elektrike e prodhimit të naftës, dalin me humbje miliona euro në vit.

Duket sikur atij populli nuk i punon truri me mendua, janë futë në spiralen e eZanit të naltë dhe po ua mpin trurin përditë më keq se hashashi…

Por edhe Kosova nuk duket mirë, sa të liberalizohen vizat, do të marrrin të njëjtin drejtim popullsia. Po shihet interesi i politikanëve atje, 3 muaj, e as qeveri nuk munden të bëjnë…

Shqipëria, Kosova e shqiptarët po drejtohehn sot më keq edhe se gjatë komunizmit, por edhe më keq se gjatë pushtimeve të huaja, po shkretohen trojet e shqipes…

Keqpërdorimi i shqiptarëve dhe rënia e ndjeshme ekonomike e ka degjeneruar edhe moralisht atë shoqëri, që duket se nuk po ka as shpëtim, derisa të prekin fundin në këtë rënie të lirë…