SHQIPTARËT MUND TA HUMBIN FILLIN PËR DOBËSI KARAKTERI

0
219
Ambulancë - krim
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Të hënën që vjen shteti shqiptar do të ndërmarrë në këtë prag sezoni disa rrëzime ndërtesash pa leje në bregdet – duket se shteti kujtohet për këtë punë sa herë jemi në fillim të sezonit turistik, as deri në vjeshtë nuk mund të presin?

Paralelisht me këtë, bandat dhe grupet kriminale e mafioze sapo e kanë ndjerë lehtësimin e masave anti-Covid dhe heqjen e kufizimeve. Kështu që kanë filluar përditë vrasjet mafioze. Ata nuk pyesin për imazhin e vendit, kanë bythën e tyre… e në fund me bytrhën e tyre e paguajnë!

Të dyja më sipër, e shkaqe të tjera mund ta dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, dhe Shqipëria ngjan me një adolishent problematik e të pabindur, që është rritur si fëmijë me probleme dhe nuk e kupton jetën pa to! Nuk di të mësohet me qetësinë…

Strukturat shtetërore të sigurisë, duhet të merren më shumë me parandalimin e këtyre fenomenve, që po e dëmtiojnë vazhdimisht shoqëinë shqiptare, duke na penguar në stabilitetin e vendit, i cili është i nevojshëm, për të krijuar një klimë të mirë e të nevojshme, për një jetë të qetë në këtë vend.

Nganjëherë shqiptarët më ngjajnë sikur në një numër të lartë vuajnë nga kokë-krisja, nga skizofrenia! Çfarë bëni o njerëz? Thirrni mnendjes, se sot përr nesër jemi të gjithë, por aq kohë sa jetojmë mbi tokë, të jetojmë si njerëz!

A do të ketë dritë në fund të tunelit për shqiptarët?!