Shqipëria kërkon Çamërinë

1
501
Rrustem Atdhe Geci

Shqipëria kërkon Çamërinë

Rrustem Geci - Trokitje çame

Të vërtetën ne duhet ta themi saktë, është
nder ta njohim Thotin, Zeusin dhe Pirron
mbretërit e fisëm të qytetërimit pellazg
atë që është e përjetëshme në qenien tonë

Zëra stërgjyhërish më vijnë nga lashtësia
trokasin e trokëllijnë, pse janë të harruar
shqiptarë, ne jemi stërnipër të pellazgëve
prejardhjen pellazge pse nuk e pranojmë?

Është koha që ta themi hapur të vërtetën
që mohuesit e prejardhjes sonë pellazge
me emra dhe mbiemrat vet ti publikojmë
alfabeti pellazg ekziston është shqip i tëri.

Çlirimi i Çamërisë është i domosdoshëm
e vërteta jonë nëpër shekuj është fshehur
ende jemi popull pa stërgjysh, pa epoka
Shqipëria deri n’Prevezë është kufiri ynë

Atdhe, kopshti nuk është i pa qiell dhe yje
si shumë ia kemi thyer lapsin njëri tjetrit
është koha që ta themi hapur të vërtetën
Shqipëria e kërkon, – Shqipëri Çamërinë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 2020 – poezi nga libri, “Trokitje në Çamëri!

1 KOMENT

  1. Më të LUMTË Atdhe Geci, sa shkruani e na nxisni, na nxisni, të kërkojmë e RIVENDOSIM rrënjët e këtij trupi GJIGANT me RRËNJËT e TROJEVE-HISTORIKE. Mjaft BOTA na PËRÇAU! Historia e kohëve MODERNE bën APEL… Jo *Trokitie CAME* – po – BUBULLIMË! Me ju!… Dhimbia e Madhe POPULL.

Komentet janë mbyllur.