SHQIP MË FLIT !

0
2968

SHQIP MË FLIT !

Fol shqip se unë vesh të marr
Si në shkollë si në pazar
Fol si n’jug e fol si n’veri te marr vesh nese je njeri!
Si n’Presheve si n Gjakove Si ne Shkup e si n’Carragorë
Si n’Shypni e si n’Kosovë
Të marr vesh kur ti shqip folë!
Gjuhen time unë e due Qysh
t’më flitsh bukur m’tingllon
se kur duem m’u kuptu dialekti s’na pengon..
Tosk e geg, mos e çajë trapin
mos e shtin në gjuhe harapin
folëm shqip si t’ka msue nana
mos ma pshtjell me ‘taliana shqip me flit si ta ndien zemra
mos i vë shqipes emna
fole gjuhen qe t’rrjedhë n’vena nja asht shqipja ,
jashtë e m’rena!

TY KUSH T`NJEH !

Ty me sy drejt beligradit,
ti tue u betue n’tyrbe t’sulltan muratit ,ty tradhtare të quej unë!
dheut tan me ja kthye shpinen
me pôpa me e kja athinen
ty,tradhtare të quej unë!
ti qi vdes n’zalle t’huej
gjakun me derdhe atje
ku as uje nuk kâ tradhtar je
për mue as deti s’munet me t’lâ!
edhe ti, vllaun ktu qi e ke vra,
barkun e pangimë sa koshi qe e ke ba
dritën thmive qe ua ke vjedhë
t’untë e n ‘terr qe i ke lanë
tue plaqkitë venin shkret që po e ban,
ty tradhtar të quej,
ndyshe s’munem kurrë me t’thanë!
ty qi s’ke luftue,
ty që n ‘lufte nuk je kanë
qi turp s’ke nga dheu yt as nga e ytja nanë,
ti haraq qi venit tan po i merr
ty,qysh me t’thane? o tradhtar, o tmerr emnin vetit, ti vetë ia ke lanë!
Nga poeti Isa Bytyqi, nandor 2017

Nga poeti Isa Bytyqi, nandor 2017