Shpërndarje të librit në disa shkolla të Llapit

0
522
Zymer Mehani - shpërndan libra

Zymer Mehani

Sot, më 26 qershor 2020, bashkë me mikun tim poet z Fatmir Çitaku vizituam disa shkolla të Llapit, me ç’rast shpërndamë edhe disa ekzemplarë të librit monografik “Ibrahim Thaçi-Pishtar i Arsimit Kombëtar”, botuar para ca ditësh nga SHB “SHKROLA” e Prishtinës, autor i të cilit jam unë, Zymer Mehani. Libri në fjalë është i sponsoruar nga djemtë e mësuesit veteran, Ibrahim Thaçi të fshatit Zakut.

Patëm nderin që librin në fjalë ta shpërndajmë në Shkollën “Hamit Sejdiu” të Kërpimehut, në Shkollën “Emin Duraku” të Bajçinës, në Shkollën “Elfir Behrami” të Metehisë dhe në ShFMU” Shaban Shala” të Podujevës. Në Shkollën A”Jetullah Gashi” të Dobërdolit nuk e takuam askë nga stafi i shkollës, prandaj na mbetet që të kontaktojmë ditëve tjera, sikurse edhe me srafin e Shkollës së Dobratinit.

Në emrin tim si autor i librit, në emër të redaktorit z Fatmir Çitaku dhe në emër të djemëve të Mësuesit Veteran, Ibrahim Thaçi, nxënësve llapjanë u dëshiroj lexim të këndshëm.