SHKËLQIMI DHE RËNIA E NJË ZONJE…

0
1084
Jozefina Topalli

Arben Çokaj

(një injorante e inkriminuar, me një fjalor politik me 100 fjalë,
synon të marrë drejtimin e PD-së…
)

Bep Coba, Sandër Ashta u kishte shërua ty, Luizën e Jozefinën, etj. por nuk qenka ma… :p gja në sy i ban injoranti vetes… shikoni se si e përshkruan Frojdi njeriun primitiv, që ka plotfuqishmërinë e mendimit, si Jozefina, se sundon botën (kështu më ngjajnë edhe disa të tjerë në Shkodër):

Tek njeriu primitiv, mendimi është ende i seksualizuar në një shkallë të lartë, dhe këtej rrjedh edhe besimi në plofuqishmërinë e mendimeve, bindja e patundur në mundësinë për të sunduar mbi botën, dhe moskuptimi i fakteve lehtësisht të konstatueshme, të cilat i tregojnë njeriut pozitën e tij në botë!” – sqaron Frojdi

Kur njeriu e injioron tjetrin, e pa asnjë përfitim fillon e i shet pushtet e mend tjetrit, “shko more andej, kush je ti?!”, ndodh që ndesh një ditë edhe në hundëlesh. Pa asnjë përfitim, Jozefina më bëri poshtërsi dhe mori kështu pas vetes disa shkrime nga unë, që jo të gjithë i injoruan. Shumë thjeshtë kishte shpëtuar ajo nga këto shkrime, po të kishte mend dhe po të mos i bënte vetes në sy.

Kur ne si studentë të Dhjetorit ’90, nuk pyetëm për regjimin komunist, a thua duhej të pyesnim për pushtetin e Jozefinës? Ajo u fut në politikë në vitin 1996, unë dhashë kontribut për PD-në, që në lëvizjen studentore. Por u ngritën këmbët dhe i ranë kokës dhe po shihet ku shkoi edhe PD. E kur unë këto përfundime i shkruaja në kulmin e pushtetit të PD-së, që nga viti 2008 e më pas, pabuksat e servilat e PD-së, më kundërshtonin pa argumente. Vetëm një Lekë, militant i PD-së, më tha një ditë: “Të dolën parashikimet për Jozefinën…” Nganjëherë ka rëndësi esenca, më shumë se turma…

E unë parashikoja në atë kohë, jo vetëm për PD-në, por edhe për Jozefinën:
Zonja Topalli është pikërisht, ajo që thotë Bamir Topi: një klon i Berishës. Por do të shtoja se Jozefina është një klon femër i Berishës. Është si të thuash, kapaku mbi kupë. Zotësia e Jozefinës është se rastësia e futi në politikë, jo se ajo ishte e zonja, apo e zgjuar, por se ishte femër. Dhe instinktet e femrës e bëjnë atë të ruhet më shumë se Berisha, por kjo nuk e bën atë më të mirë se Berishën. Përkundrazi. Jozefina është në gjendje ta përcëllojë këdo, nëse mundet, qoftë edhe PD-në vetë, vetëm për një çikë pushtet personal.

Veprimet e sotme kundër PD-së të Jozefinës, po e tregojnë më së miri këtë…

* * *

BOTA I PËRKET QËNDRESTARËVE

jo servilave e zagarëve…

Ne i kemi thirrë Ina të gjithë, Jozefinës. Ti i ke shtuar një Z përpara, Zina!” :p

Në një komunikim të lodhshëm dje me Bep Coba e me Rita Ndoci e me Luiza Alia, në një postim të Gjergj Jozef Kolës (të cilin ai e fshiu më pas, se iu mbush me hale), pasi ata po i bënin vetes në sy si “bythë e zgjuar”, e po zgërdhiheshin me poshtërsitë, që Jozefina m’i ka bërë mua me policinë etj. gjatë kohës kur ishte në pushtet, sepse unë fillova të shkruaj shkrime kritike kundër saj, mora vesh sot nga një mik i imi se, Bep Coba është njeri kot, Rita ka patur historitë e saj me Jozefinën (i ka gjuajtur edhe të shoqin asaj…) dhe ka marrë edhe status prej saj, dhe Luiza Alia ishte nga jugu dhe e kishte pasë të atin spiun të kohës së komunizmit!

E kjo Luiza tani aludonte, se Sandër Ashta ka vdekë, se do i kishte shëruar disa njerëz… Dmth. nënkupto, do më kishte shëruar mua. Kaq jo-stabil i dukesha asaj… Nuk e dija se ajo projektonte problemet e saj te të tjerët, se Sandri paska pasë arsye me u marrë me të, me Ritën, Bepin e Jozefinën… si njerëz me probleme të theksuara morale e mendore!

Janë njerëzit e legenosur fare dhe pa karakter, dhe të marrin jo si veten nganjëherë, por edhe më keq se veten! Aq më tepër kur u shan atyre objektin e tyre të adhurimit, Zinën… Kur sheh këto palaço njerëzish pa karakter, që zgërdhihen me poshtërsitë e veta e të tjerëve, i bën një pyetje vetes: a mund të bëhet ky vend me këta zagarë? Vështirë. Vetëm një shkrimtar katolik në Vjenë nuk dorëzohet lehtë… :p

E pra, nuk kishte shumë kritikë publikë as në Shkodër e as në Shqipëri, në kohën kur Jozefina kishte pushtet. As unë nuk isha marrë me atë grua të ligë, po të mos më binte në qafë! Më vjen mirë vetëm për diçka (se një gruaje të ligë ia sheh sherrin), por shkrimet e mia zbuluan fytyrën e vërtetë të kësaj gruaje të ndyrë, që maskohej nën emrin e familjes së mirë dhe të persekutuarës, por historia po i jep vendin e merituar asaj, në hale, aty ku edhe e meriton.

Ky shoku më tha se, as 4 vetë nuk i shkojnë më pas Jozefinës në Shkodër sot, ndër ta edhe Rita bashkë me një fotografe, të punësuar në bashkinë e Shkodrës, e nja dy tjerë. Kaq vlera i kanë mbetë “zonjës së hekurt” në Shkodër… I rroftë çekiçi, që ajo kishte një ditë në dorë (në këtë diçiturë), se shumë ka përfitua nga ai, duke qenë vetëm një femër mediokër, me nivel nën mesatar, tru-kokalle, por e kamufluar si zojë e randë…