SADO TINZAR – DIKUR ZBULOHET (EDHE MARTIN CAMAJ)…

1
499
Arshi Pipa - letër Martin Camajt

Ibrahim Kelmendi

Para ca ditëve pata bërë edhe unë komente për informimin aq dokumentues të Auron Tares – mbi kuislingun Ernest Koliqi dhe marionetën Martin Camaj. Unë pata evidentuar një përjetim zhgënjyes për Marin Camajn, se si ka refuzuar të mbante një fjalë të karakterit historik në tubimin informues për Kosovën, që e organizuan Lidhja e Studentëve (AStA) dhe Rektori i Universitetit në Mynhen. Martini refuzoi duke arsyetuar: “Nuk më interesojnë marrëzitë e shqiptarëve të Kosovës…” (parafrazim). Dhe ia pat thënë kryetarit të Lidhjes së studentëve, pa e ditur që unë, i cili po e shoqëroja në atë takim, isha shqiptar nga Kosova.

Fatkeqësisht ndonjëri nga debutuesit e protestuesit pat reaguar me mosbesim, sikur unë kisha sajuar trill për ta komprometuar Martinin.

Tani, po sjell një dëshmi më kokëforte: letrën e Albanologut shqiptaro-amerikan Arshi Pipa! Kjo dëshmon se Martini, jo vetëm ka refuzuar të flasë në një tubim informues për Kosovën (që rëndom zgjat rreth një orë) në Universitet në Mynhen, por ai paskësh refuzuar të marrë pjesë edhe në konferencë shkencore ndërkombëtare për Kosovën, mbajtur në New Yoerk në vitin 1982, ku kishin paralajmëruar pjesëmarrjen edhe tre historianë të Universitetit të Mynhenit dhe të Süd-Ost-Eurpa Institut, Peter Bartel, Gerhard Grim dhe Jens Reuter. Në të njëjtin universitet ishte i punësuar edhe Martin Camaj. Megjithatë nuk i ka ardhur keq prej tyre të refuzonte ftesën.

Po e sjell letrën në dy variante – si faksimil dhe tekst, duke falënderuar Muzeun Historik Shkodër, që e ka publikuar:

ARSHI PIPA:
I dashun Martin, bashkangjitun gjen dy anekset mbi natyrën e konferencës dhe listën e pjesëmarrësve si edhe modalitetet e pjesëmarrjes. Si do të shohësh nga lista, në München-i do të marrin pjesë Grimm, Bartl dhe Reuter. Pjesëmarrja e tyre dhe mungesa jote… nuk po zgjatëm. Por mendoje mirë këtë punë. Gjindja ka me u çuditë: ti merr pjesë në nji…, le ta quajmë simpozium për nji auktor shqiptar, dhe i shmangesh pjesëmarrjes në nji konferencë ndërkombëtare për Kosovën! Si të kam shkrue, nuk ashtë nevoja që të vish vetë medomos; mjafton pjesëmarrja me nji kumtesë të plotë, por me nji abstrakt nji faqeje (artikullin e shkruan me nge). As asht edhe nevoja që të ngatrrohesh në politikë: thema jote, studim i dialekteve kosovare, ashtë thema politikisht ma innocente që mund të jetë.

Mbledhja e fondeve ka filluar me marrë flakë. Të shpresojmë se ka me vazhdue. Përndryshe, do të na duhet neve, të Komitetit, me zbrazë qeset e kuletat. Por, edhe po të ndodh kështu, s’prishë punë: paret nuk po i harxhojmë për qëllime vetjake, por për Kosovën.

Ty ndoshta të ka mbete hatri pse un nuk kam shkrue ende nji recensim të tri vëllimeve të tua të fundme. Nuk kam pasë nge, por nuk e kam qitë në harresë. Organizimi i kësaj konfernce ka qenë barrë ma se forti mbi shpatullat e mia. Dhe nuk ka mbarue ende. Kam lan mbas dore të gjitha punët tjera për këtë.

Më shkruaj si e kalove kah Kalabria, dhe kur ke ndër mend t’i përfundojsh monografitë mbi dialektet arbreshe.

Të fala të përzemërta ty dhe Erikës.

24 shtator 1982
Arshi
[nënshkrim]

* * *

Është rast tragjik, që Martin Camaj është angazhuar si marionetë e shërbimeve jugo-sllave e serbe, por është e vërtetë e hidhur, që nuk kemi arsye ta heshtim – edhe pse Marini i përkiste komunitetit katolik të Shkodrës me rrethinë (nuk duhet të ketë qenë vetë praktikues i katolicizmit) dhe ishte shkrimtar e gjuhëtar modest.

1 KOMENT

  1. Per Martin Camajn nuk di asgje.

    Por e di qe madheshtori ERNEST KOLIQI ka qene dhe eshte nder figurat ma patriotike dhe kontribuese qe ne SHQIPTART E KOSOVES JEMI SHQIPTAR.

    Madheshtroi ERNEST KOLIQI e ka zhvilluar RILINDJEN e Shqiptareve te Kosoves, qe klinikisht ishin te vdekur dhe si minister i Arsimit Te Shqipnise, i urdheroi qe ne Kosove te vijne 320 mesue sdhe 20 mije abetare per SHQIPTARË.

    Kjo rilindje i ndihmoi Shqiptarve te Kosoves te rilindin dhe te ikin nga shkavellizimi apo boshnjakizimi ose deprtimi per ne Turqi.
    ERNESTI si patrioti me i madh Shqiptar i kohes se tij, nuk ishte kuisling sikur kuislinget komunistë, qe kuislingonin me forcat shkavellokomuniste te udhehequra nga shkavellokumnistet qe themeluan partine kolboracioniste kuislinge komuniste me 5 celula partiake komuniste ne Kosove. Ne keto celula kuislinge ishin nga 25 ose 26 antarë, prej te cileve ishin 24 ose 25 shkavellokomunista dhe 1 shqiptarokomunist kolaboracionist kuisling.

    Pra ne kete kohe, kur ne Kosove ishin 82% Shqiptar dhe 22 % Shakvellë, themelohej partia kuislinge komuniste me perbamje prej 99% shakvellokunist dhe 1% Shqiptarokomunist kuisling.

    Kno eshte e verteta per madheshtori. ERNEST KOLIQI… antikomunistin e perjetshem dhe njeri nder 50 SHQIPTART ME TE MEDHENJ NE HISTORINE E SHKRUAR

Komentet janë mbyllur.