Qeveria e Bullgarisë dhe vëllazërit në Maqedoninë e Veriut

0
353

Skënder Karaçica Fjalori diplomatik dhe kombëtar

Qeveria e Bullgarisë dhe Sofja zyrtare, është duke i bërë përgatitjet për kremtimin e jubileut 150-vjetorit të lindjes së revolucionarit Goce Delqev. Për këtë jubile të revolucionarit që do të organizohet vitin e ardhshëm, thuhet se do të kremtojnë bashkarisht më miqtë dhe më vëllazërit bullgarë në Maqedoninë e Veriut.

Sofja zyrtare e thotë zyrtarisht: Vëllazërit tanë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Tirana zyrtare dhe segmente të caktuara e kanë si për dëshirë (lexo: paksa më lehtë, -nënvizimi im), që shqiptarët në Kosovë t`i thërrasin “miqtë tanë”(sic!) në ngurrim të fjalës (vëllazërit tanë nga Kosova), ndonëse nuk jemi “miq”, porse vëllazër shqiptarë në tokën e shqiptarizmës…!

Në fjalorin diplomatik dhe kombëtar, shqiptarët nga të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar,pra Tirana dhe Prishtina, gjithmonë janë vëllazër dhe vetëm vëllazër shqiptarë!

Çikago, shkurt të motit 2021


Këndi i diplomacisë shqiptare

Presidenti Ilir Meta dhe Bujar Osmani asnjë fjalë për çështjen shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, po qendron për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe në takimin e sotëm me presidentin shqiptar Ilir Meta, që, sipas kumtesës nga kabineti i Tiranës zyrtare,thuhet se u bisedua për integrimet e këtij shteti në organizatat ndërkombëtare dhe në BE për të sjellë paqe në rajonin e Ballkanit.

Është bërë praktikë jo e mirë nga institucionet e shtetit shqiptar dhe Tirana zyrtare, që sa herë ka takime diplomtike me përfqësuesit e shteteve fqinje në rajonit Ballkanit, ata në asnjë rast nuk kanë në agjendë të flasin për çështjen shqiptare në hapësrën etnike dhe të ndarë në shtete e kufinj të orëve të skenarëve të padrejtësive historike ndaj kombit shqiptar.

Pse në këto takime dhe agjendën zyrtare të Tiranës, sikundër kjo e sotmja në takimin e Ilir Metës me diplomatin e urtë shqiptar Bujar Osmani, nuk u tha asnjë fjalë për çëshjtjen e (pa)zgjidhur shqiptare në shtetin multietnik të Maqedonisë së Veriut, kur e kur, shqiptarët sipas Kushtetutës janë në pozitën e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues,ndërsa gjuha shqipe nuk është zyratare(!)në këtë shtet me një të ardhme të brishtë.

Duhet theksuar se diplomati i urtë shqiptar i këtij shteti, Bujar Osmani, prej se është në korpusin politik të BDI-së në institucionet e shtetit përmes koalicionit, nuk flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në këtë shtet, por ia mësyejnë të kontribuojnë në “politika e mëdha”(!)duke e lënë çështjen shqiptare në margjinat e kohës…!

Kush ua ka ndaluar zyrtarëve të shtetit shqiptar në Tiranë dhe partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që mos të flasin asnjë fjalë për çështjen shqiptare në takimet ndërkombëtare dhe në takimet e këtij niveli në rajonin ballkanik?

Jo çështja shqiptare në Ballkan nën ambrellën e heshtjes diplomatike dhe politike para faktorëve ndërkombëtare dhe në relacionet e takimeve me përfaqësuesit e shteteve të rajonit, ku jetojnë të ndarë shqiptarët në hapësirën e vet etnike…!

Çikago, shkurt të motit 2021


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com