Pse shqiptarët i ngriten përmendore Ivo Andriçit ?

0
2215

Fahri Xharra

– “Ivo Andriçi lindi më 1892 në Dolac – Vdiq në Beograd më 1975, ishte shkrimtar serb dhe jugosllav, ishte Diplomat i ish Mbretërisë së Jugosllavisë.
– Ishte anëtar i përjetshëm i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë.
– Që nga viti 1920 u bë administrator në Ambasadën në Vatikan, e pastaj punoi si në konsulent në Bukuresht, Trieshte dhe Grac (Бриљантна дипломатска каријера („Политика“, 10. октобар 2011), dhe si njeri i vyer për çështjen serbe kurrë nuk u akuzua për “tradhtar” nga serbët sepse iu shërbeu të gjitha regjimeve shtetërore.

– Ivo Andriqi ishte ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermaninë e Hitlerit dhe në atë kohë në Janarin e vitit 1939 në kërkesë të Milan Sojadinoviçit e bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë, sipas të cilës Serbja duhej të merrte Shqipërinë e Veriut dhe Durrësin” (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije ).
-Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin “Ura e Drinës”(1945)

Kjo ishte me fjalë të pakta jeta politike dhe letrare e Ivo Andriçit

Çfarë ai ishte pë strategjinë nacionaliste të serbëve ndaj shqiptarëve ?

Elaborati i Ivo Andriçit i datës 30.01.1939 ishte bërë si “përkujtues” zyrtar për çështjen shqiptare për përdorim të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë: “Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vend përkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë.

“Serbëve do të na takonin edhe 200 000 – 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhëniet e tyre me Shqiptarët mysliman nuk janë te mira (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve mysliman për në Turqi do të bëhej nën rrethanat e reja, dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pengimin e kësaj shpërnguljeje” -shkruan në elaboratin e tij.

Në të njëjtën kohë me Ivo Andriqin, me 3 shkurt 1939 u shfaq edhe projekti tjetër për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë, i cili elaborat iu dorëzua Qeverisë së Stojadinoviçit. Fjala është për projektin e Ivan Vukotiçit, i cili e propozonte ndarjen e Shqipërisë me Italinë në vijën Strugë- Librazhd – Elbasan- Durrës.

Ivo Andriçi vjen në përfundim që është “më mirë një dritare e Italisë në Ballkan se sa një shtëpi shqiptare (Ivan Vukotić, O Albaniji i interesne sfere)”.

Historikisht urrejtje, gabimisht thuhet urrejtje ajo ishte dëshirë shekullore për tokat shqiptare, por pa shqiptar. Në Arkivin e Institutit Historik të Kosovës është dokumenti ku thotë: “Gjatë Luftës së Dytë Botërore armiqësia në mes shqiptarëve dhe serbëve ishte në kulmin e saj.

Në raportin e Komandës së korpusit të dytë të çetnikëve të Drazha Mihajloviçit, çetnikët deklaroheshin se do të luftojnë kundër Shqiptarëve deri në zhdukjen e tyre, por urrejtja ndaj shqiptarëve ishte edhe tek dashamirët e komunizmit. Mos harroni se në këtë kohë ishte ambasdor i Nediqit tek Hitleri.

Sipas detyrës zyrtare në vitin 1939 për Kryeministrin e asaj kohe të Mbretërisë Jugosllave Miladin Stojadinoviçin e shkroi elaboratin se si ai e shihte situatën e brendshme dhe të jashtme me theks të posaçëm në Ballkan dhe në shtetet Ballkanike e me Shqipërinë në te. (O Kosmetu).
“Është pak e njohur, përveç historianëve profesionist, që me problemin e Kosmetit (Kosovës) dhe të Shqipërisë së sotme, si dhe me të gjitha problemet që dalin nga zgjidhja e saj është marrur edhe shkrimtari ynë i madh Ivo Andriqi, kuptohet në cilësinë e diplomatit dhe shërbëtorë i Ministrisë së Punëve të Jashtme…

“Në tekst ka edhe shumë detaje interesante dhe se në fund flitet për problemin që neve na ngushton dhe më së shumti na intereson. Ivo Andriqi me atë zërin e tij të butë e analizon atë që edhe para luftës së dytë, me keqardhje, e edhe deri në ditët e sodit është pika më e dhimbshme serbe- problemi i Kosmetit dhe shtetit të Shqipërisë”, përfundon autori.
Pra një nobelist i shpërblyer për “ vlerat “ e tija humane bëhet nacionalist serb” (Milka Luqiç).

E kam një pyetje ; Sikur Kadareja të kishte njërën nga keto karakteristika që i shkrova për Ivo Andriçin, athu shqiptarët e sotëm çka do të shkruanin , çka do të debatonin dhe a do ta shanin?

Ivo Andriç i është fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin “Ura e Drinës” /

Ivo Andriçi kishte përmendore në Shqipëri. (!)
Qofshit me jetë të gjatë, ju lloji i pa lloj i shqiptarëve !

Ju përshendet nga Gjakova

Fahri Xharra, 10.08.17