Pse mandati i tretë për Edi Ramën?

0
329
Edi Rama në Kuvendin e Kosovës

Shqipëria në dritën e zgjedhjeve

Në takimin e rregullt të Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së në Tiranë, ku shumica e pjesëmarrësve ishin të rinj e të reja shqiptarë, kryetari i kësaj partie Edi Rama e kërkoi edhe mandatin e tretë për të udhëhequr Shqipërinë.

Pas ndryshimeve të sistemit komunist dhe fillimi i epokës së re demokatike në Shqipëri, për këto tridhjetë vjet në tranzcion e kemi klasën e njejtë politike (Ilir Meta, Edia Rama, Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Sali Berisha).

Qëndrimi kaq i gjatë në politikë të këtyre figurave, kujtoj se i kanë bërë dëmë rrugës së tipareve të demokracisë dhe të avancimit të pushtetit me standardet e njohura të shtetit ligjor dhe të participimit të vlerave të popullit shqiptar me popujt tjerë në Evropë dhe në botë.

Për këtë arsye, sot e kësaj dite, shqiptarët mbetën të izoluar mes mureve të Ballkanit, ndonëse politika e përqarë për pushtet në hapësirën kombëtare në Shqipëri dhe në Kosovë, kanë bërë që të presim kur të bjerë zilja e Brukselit për lëvizje të lirë dhe në familjen e gjerë evropiane.

Ndonëse kryetari Edi Rama në Tiranë në takimin e Ansamblesë së Përgjithshme të PS-së kërkonte për vete mandatin e tretë, atëherë pse nuk u bë më racional që, mendatin e tretë të marrë brezi i ri dhe i shkolluar shqiptar në selinë e kësaj partie në Tiranë?

Edi Rama, mos kërkoni për vete mandatin e tretë, por ua jep në dorë relacione të reja të epokës për brezin e ri shqiptar që do të udhëheqin Shqipërinë tonë…!

Edi Rama, është koha për një rrafsh të ri të politikës shqiptare!

Çikago, tetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com