Profili i paautorizuar i A. Kurtit dhe Votuesve të VV-së

0
535
Albin Kurti - Gjykata Kushtetuese

AK i lindur me 1975, dhe i rritur në Prishtinën e viteve të rënda 1981 -1999, periodë në të cilën u shkollua dhe e përjetoi si femije dhe adoleshent.

Një student i jashtzakonshëm i Kompjuteristikës me Telekomunikacion me notën mesatare gati 10. Aktivitetin politik e filloi me 1997 kur ishte njëri ndër organizatorët kryesor te demonstrave për hapjen e Universitetit, edhe pse hapja filloi disa javë para se këto protesta të organizoheshin, sepse në fakultetin teknik mësimi zhvillohej pothuaj se normalisht jo vetem për stdentët e fakulteteve teknike por edhe shum tjera fakultete zhvillonin mësim.

Pra këtu AK ishte vonuar me këtë protestë. Kjo protestë nuk solli asnjë rezultat pozitiv, përkundrazi ishte një prej protestave të rradhës ku u torturuan shum Shqiptar, pa asnjë konsekuence negative për shtetin e Sërbisë.

Kjo protestë organizohej edhe nga kryetari i lidhjes së stutendëve të UP-së Bujar Dugolli i cili në këtë kohë ishte person korruptiv, në lidhje me shpenzimet për lëshimin e një karte studentore që kushtonte 20 DM, dhe i gënjente studentët duke i keqinformuar se me këtë kartë studentore mund të qarkullojnë në krejt europën pa viza!

Të gjitha mjetet e inkasuara nga lëshimi i kësaj karte studentore përfunduan në pronësi personale të Bujar Dugollit.
Në vitin 1997 në ditarin e RTP në programin satelitor lajm i parë ishte se: Bujar Dugolli u takua me kryetarin studentëve të një Universiteti në Sllovaki, ndërsa lajmi i fundit ishte se Presidenti Dr. Ibrahim Rugova u takue në Paris me kryetarin franqez Jacques Chirac!

Kjo ishte fillimi i poshtrimit dhe nënvleresimit apo konfliktit të parë ndërmjet studenteve AK, BD me kryetarin Dr. Rugova. Natyrisht se korupcioni luajti rolin që media e koruptuar RTP me bazë në Tiranë të jepte lajme idiotike për takimet studentore si lajm të parë, ndërsa lajm i fundit rreth takimit historik të Dr. Rugovës me presidentin Chirac.

Në vitin 1999 u avancua politikisht si këshilltar i përfaqesuesit politik të UQKsë Adem Demaqit, të cilën detyrë e kreu deri sa u burgos në Prill, 1999 dhe qendroi 28 muaj në burgjet e Sërbisë ku padyshim ka vuajt nga torturat e shtetit të Sërbisë.
Gjatë vuajtjes së burgut ndodhi mrekullia e organizuar nga SHBA dhe Britania që e qliruan Kosovën me 12 Qershor 1999.
AK lirua pas 28 muajve, dhe e gjeti një Kosovë pakrahasimisht më të mirë se që ishte deri me 12 Qershor, sepse LIRIA funkciononte për herë të parë ndër Kosovar.

Gjatë sundimit të UNMIK-ut, strukturë politike e OKB-së, e koruptuar maksimalisht, ndodhën edhe shume gjëra negative.
UNMIK qëllimisht vepronte në diskreditimin e LIRISË që e solli NATO me USA & UK. Vrasjet politike dhe korupcioni u instaluan nga UNMIK, i cili dëshironte që në Kosovë asgjë të mos funkcionoj si duhet sepse OKB është një organizatë, e kontrolluar nga shtetet anti Kosovare sikurse : Rusia, Kina, India të cilat edhe sot kundërshtojnë lirinë e Kosovës.

Përkundër neglizhencave të UNMIK-ut në ndjekjen e krimit, situata financiare dhe rindërtimi i vendit shkoi në menyrë të jashtazakonshme duke i falenderuar investimeve të mëdha përmes granteve të ndryshme nga USA, UK, DE, Zvicra, BE, dhe nga investimet familijare të Kosovarëve.
Në Kosovën e re AK nuk u gjend si duhet,sepse nuk punonte dhe të gjithë shokët e tij tani më ishin me punë të mira dhe me të ardhura shum të mira, dhe këtu e humbi vehten duke mos ditur se qka të bëjë, edhe pse diplomoi me 2003 ai nuk punoi si Inxhinier asnjë ditë, por vazhdon aktivitetin politik pa punuar dhe fituar për jetesë.

28 muaj në burg lanë vrraga të rënda, sepse aty ishte mësuar të ketë një ‘barazi sociale” ku të gjithë i kishin kushtet e njejta, dhomat e njejta, ushqimin e njejtë, pra gjithëqka në burg ishte e “barabart” përveq torturave që ishin te kryera në bazë të personit.
Pra këtu AK e fitoi përvojën e parë të soclializmit dhe “barazise sociale”, e cila përvojë është duke e percjellë deri sot. AK nuk mund të duronte që shokët e tij kishin banesa, shtëpia, automjete dhe pushime vjetore të shpeshta, sepse

ai vet nuk i kishte këto të mira sepse nuk punonte dhe e kishte humbë rendin me 28 muaj të burgut.
Ish shoku i tij protestuesi Bujar Dugolli ishte bërë i pasur dhe Ministër, edhe korupcionin e kishte rritë në nivele më të larta se në kohën e luftës. Ai e nënshkroi një marrëveshja korruptive anti-Kosovë me CEFTA e cila Kosovës deri sot asnjë të mirë nuk i solli.
AK e themeloi lëvizjen e tij që e quajti Vetvendosje duke i kundërshtuar negociatat që zhvilloheshin për statusin përfundimtar të Kosovës. Ai mendonte se statuti bëhet me referendum, e në të vërtetë, krijimi i shteteve që nga themelimi i shtetit të parë deri sot është bërë duke u bazuar në vetëm një LIGJ:

LIGJIN E FORCËS POLITKE DHE USHTARAKE.
Propagandë madhore e kishte edhe bashkimin kombëtar respektivisht bashkimin me SHQIPERINË, por që ishte vetëm një sllogan që të kundërshtohet LIRIA dhe PAVARËSIA e KOSOVËS duke trumpetuar diqka që në rrethanat momentale nuk mund të ndodhë, dhe nuk ndodhi,

sepse askush në realitet nuk punon në këtë drejtim.
Shqipëria dhe Kosova janë ri-bashkuar me 12 Qershor 1999, sepse që nga kjo ditë nuk ka asnjë qështje që i ndan këto dy shtete Shqiptare me emra të ndryshëm. Shqipëria dhe Kosova kanë raporte fantastike dhe janë duke avancuar.
Kosova nuk ka pasë forcë politike dhe ushtarake të organizoj referendum sepse Serbia, Rusia, Kina, dhe shum shtete të BE-së ishin dha janë kundër Kosovës, politikisht edhe ushtarakisht.

AK deklaronte në vazhdimësi që nga viti 1998 deri sot : SHBA nuk do te intervenoj me 1999, SHBA nuk i ndihmon Kosovës për pavarësi, SHBA nuk e përkrah pavarësine e Kosovës, SHBA e don ndarjen e Kosovës se pavarur etj.
AK nuk ka urrejtje ndaj Amerikës, por ka urrejtje ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, sepse kjo liri dhe pavaresi nuk ka “barazi sociale” që e kishte shijuar për 28 muaj në burgjet Serbe, dhe nuk e don lirinë sepse në këtë liri prapa slloganit barazi sociale e ka mendimin te LAKMIA.

Në shumicën e prononcimeve për korupcion dhe hajni që po ndodhin ai thekson: Hajnat kanë bërë pasuri, gjipa, shtëpia , banesa, shkojnë në pushime nga 4-5 here në vit, duke mos përmend se është vjedhur paraja publike dhe është bërë dëm i madh, e jo siq e cilëson ky se janë pasuaruar; pra lakmia e jo hajnia.

AK e sheh problemin që dikush është pasuruar e jo pse i ka vjedh paret publike që janë pasuri e përbashket.
Në zgjedhjet politike përkundër konkurencës së dobët me parti sikurse PDK, LDK, AAK, AKR, partia e tij nuk fitonte asnjë here në zgjedhje.
Kjo ndodhi ne vitin 2019 kur VV doli si partia më e votuar në Kosovë me 26% ndërsa konkurenti kryesor LDK me 25%.
AK u zgjodh kryeministër dhe është hera e parë që zyrtarisht ishte i punësuar, pra puna e parë : Kryeministër. Qeveria e tij sikur e tërë bota u përball me pandeminë që ndërroi kursin politik të të gjitha qeverive në botë.

Në këtë qeverisje AK nuk pati asnjë program zhvillimor por kryesisht mirrej me shkarkime dhe me emrime të reja dhe te gjithë të emëruarit ishin antar ose ish antar të VVsë.

Të vetmin sukses madhështor që e pati ishte prishja e raporteve fantastike me SHBA dhe arriti që të vijë në nivelin gati të tërheqjes së forcave Amerikane nga Kosova, që automatikisht do të rezultonte në hyrjen e forcave Serbo-Ruse ashtu siq ndodhi me 11 Qershor 1999.

Por pandemia e ri-drejtoi politikën Amerikane në problemet e saja madhore të cilat iu qfaqen si rezultat i pandemisë. Në këtë kohë do të mbahet mend edhe poshtërsia e quajtjes së AMERIKËS me emër nënqmues “Amelika” që vetëm një njeri mosmirënjohës dhe urrejtës i KOSOVËS mund të e bënte.
Per këtë shkak PARLAMENTI i KOSOVËS me 82 vota e shkarkoi qeverinë qe e kishte vetëm një detyrë :
Të konfrontohet me SHBA.
Se AK ishte anti-amerikan dhe anti-Kosovar e dëshmon edhe “ falenderimi” i tij për NATO-n në

përvjetorin e fillimit te bombardimeve me 24 Mars, me ç’rast me 4 rreshta deklaroi: Faleminderit NATO qe filluat bombardimin dhe e kryet OBLIGIMIN e JUAJ me na MBROJTE!!!

Ndërsa pas 2/3 javësh e uroi presidentin Turk me 76 rreshta për përvjetorin e Turqisë, që për Kosovën nuk kishte as relevancën më të vogël.
AK vertetoi atë qe flitej se votat me të cilat fitoi ishin votat e Muslimanëve të Kosovës, të cilët kontrollohen nga Turqia. AK iu premtoi Muslimanëve se do te lejoj shamijat muslimane në shkolla publike Shqiptare, dhe të premteve Muslimanët të kenë ditë te lirë lire, si dhe futjen e mësimit religjioz Islamik me të cilin edukim do të bëhej prodhimi industrial i Muslimanëve, dhe përfundimisht shkatërrimi i kombit Shqiptar dhe konvertimi i tij në komb Musliman.

AK nuk koruptohet për financa ose pronë e pasuri, sepse ai dëshiron që të gjithë të jenë të barabart në mizerje dhe kur të gjithë janë të barabart ai është i lumtur sepse askush nuk ka më shume se ai….dhe këtu përfundon lakmia ose
“ barazia sociale” e tij.

AK e don pushtetin që të kontrolloj njerezit sikurse që i kontrollon në parti. Pra askush të mos guxoj të shprehë mendim ndryshe nga AK. Kur përmendej privatizimi i PTK-së, deklaroi: nuk duhet të privatizohet sepse do të humbim kontrollën ndaj këtyre puntorëve!
Tani disa fjalë për përkrahesit dhe votuesit e AK.

Votuesit e AK në Kosovë janë kryesisht ish të privilegjuarit e sistemit okupues serbo-komunist të cilët njësoj si AK nuk e durojnë barazinë në mundësi të krijimit të pasurisë, apo barazinë në shprehjen e mendimit të lirë.
Personat qe iu bashkangjiten VV-së janë kryesisht persona që vehten e konsiderojnë humbës( anglisht loser), sepse këta nuk janë humbës por e konsiderojnë vehten humbës sepse edhe tjerët janë të suksesshëm dhe të pasur!
VV u shndërrua në Recycle Bin të partive tjera sepse mbi 500 ish antar të PDK, FJALA, LDK, AAK, AKR, FER dhe nga disa parti komuniste

dhe Islamike të Shqipërisë etj. u antarsuan në VV Recycle Bin.
Përkrahësit kryesor të AK janë pronarët e Kohës Ditore të cilët ishin të privilegjuarit e okupimit serbokomunist, dhe shum tjerë të ngjajshëm.
Poashtu përkrahës të mëdhej janë snobët në qytetet e mëdha të cilët mendojnë se kanë civilizim me të vetmin fakt që janë lindë dhe rrite në qytet!!

Një pjesë e madhe e kritikës ndaj liderve tjerë të Kosovës kishte të bëjë me prejardhjen gjeografike të tyre, pra nga fshati, dhe pikerisht kjo ishte motiv i përkrahjes nga snobët e qyteteve të mëdha siq janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Gjakova, Gjilani, Ferizaji, Peja.
Koha Ditore dhe VV kritikën më të madhe ndaj disa udhëhqësve politik, e kishin : prejardhjen gjeografike e jo veprimet. Sepse “koha ditorët “dhe “VV-të” ishin qytetar dhe të civilizuar sepse rastësisht lindën në qytet. Edhe Popullata Rome e diskriminuar ka lindë në qytet, dhe jetojnë në qytet me dhjetëra gjenerata, por nuk kanë progres dhe fatkeqësisht janë larg civilizimit.

Votuesit që ia dhanë fitoren me 2019 janë votuesit Musliman që janë edhe sot mbështëtsit kryesor të partisë Islamo-Komuniste VV, sepse vetëm aty gjetën mundësinë të arrijnë qëllimet e tyre Islamike.

Pastaj një pjesë e diasporës që poashtu nuk e durojnë lirinë dhe pavarësine e Kosovës, sepse ata ikën që të jetojnë më mirë se në Kosovë, por sot në Kosovë jetohet shum më mirë se në diasporë, dhe kjo pjesë e diasporës gjeloze nuk e duron që dikush në Kosovë të ketë pasuri, shtepi, banesa, automjete, smartphone më të mirë se kjo pjesë gjelozike në diasporë.

Ata votojnë në Kosovë edhe pse jetojnë mbi 30 vite jasht Kosove, por vijnë të votojnë për AK sepse ata mendojnë se VV do të konfiskoj të gjitha shtëpiat, banesat, automjetet dhe tërë pasurinë e dhjetëra mijëra pasanikëve në Kosovë.
Personalisht kam kontaktuar disa dhjetëra persona që erdhën të votojnë me 2019, të cilët ankoheshin shumë duke pohuar se nuk po munden me kuptue si është e mundur në Kosovë të ketë aq shum shtëpia dhe kerre të mira, dhe mijëra super restorante dhe bare, duke e dhënë shembullin e

tyre se ata punojnë mbi 25 vite jasht Kosovës dhe nuk kanë asgje!!!

Këta diasporist të mjerë kur votojnë për AK votojnë me shpresë, që kur te vijnë herën tjetër të shohin mizerjen në Kosovë dhe të qfaqin superirotetin e tyre me faktin se ata punojne në vende jashtzakonisht të zhvilluara sikurse Zvicra, Amerika, Britania, Gjermania, Suedia….dhe duke ofruar ndihma për të varfërit e Kosovës, sepse sa ma shum te varfër aq më mirë për këta bamirës!!!

Bamirësia më e madhe që një person mund të e bëjë është nëse e punëson një ose ma shum persona në qfarëdo lloj biznisi, e jo ndihma të falura, që krijojnë demela dhe njerëz të pa motivuar për punë.

Ky shkrim e ka qëllimin të spjegojë sjellijet abnormale të AK, dhe të spjegoj adhurimin e një pjese të shtetasve të Kosovës për këtë person labil dhe ekscentrik.

Besnik Krasniqi, Prishtinë, Janar 2021