Princesha pa maskë

0
693
Princesha Diana

Dr. Gëzim Alpion Gëzim Alpion, 31/08/2017JavaNews.al

Sot ne mediat Braziliane u botua intervista e Profesor Gezim Alpion, sociolog ne Universitetin e Birminghamit ne Angli, i specializuar, nder te tjera, edhe ne fushen e fames dhe suksesit, ne lidhje me rolin e Princeshes Diana ne modernizimin e monarkise britanike. Intervista u botua me rastin e 20 vjetorit te vdekjes se Dianes, me 31 Gusht 1997.

Kjo eshte nje permbledhje e disa çeshtjeve, qe Alpion trajtoi gjate intervistes telefonike me gazetaren braziliane Ana Luísa Vieira:

Ne dy dekadat e fundit, qe nga aksidenti automobilistik ne Paris, ku Diana humbi jeten, familja mbreterore britanike ka kaluar nje periudhe transformimesh te dukshme.

Edhe pas 20 vjetesh, Diana vazhdon te konsiderohet e ‘veçante’ persa i perket sharmit dhe elegances. Ajo qe e karakterizoi me shume kete ‘princeshe te popullit’, siç e quajti ate ish-kryeministri britanik Tony Blair menjehere pas vdekjes, nuk ishte thjeshtë bukuria dhe buzeqeshja, per te cilat ajo eshte e njohur boterisht, por angazhimi i saj ne veprimtari humanitare.

Diana ishte e veçante edhe per nje arsyje tjeter. Megjithese me rrenje aristokrate, ajo u konsiderua pothuajse qe ne fillim si e ‘huaj’ nga familja mbreterore. Ky ‘mospranim’ i saj nga disa anetare te familjes mbreterore, e beri ate edhe me terheqese per mediat.

‘Mospranimi’ ne fjale duhet kerkuar, nder te tjera, ne ndryshimet qe Diana synoi te sillte ne jeten e familjes mbreterore, si rezuktat i eksperiences se saj para se te behej princeshe. Pavaresisht rrenjeve aristokrate, para fejeses me Princ Charles, Diana pati mundesine te shijonte nje jete normale jashte vemendjes se mediave. Ketu duhet pare edhe ne deshiren qe ajo shprehu qe ne fillim, qe dy femijet e saj William dhe Harry te kishin nje jete sa me ‘normale’.

Nje aspekt dallues i Dianes si figure publike ishte angazhimi e saj me aktivitete bamirese. Kjo ne vetvete nuk perbente nje risi per nje anetare te familjes mbreterore pasi kjo eshte nje tradite e njohur mes tyre. Princ Filipi, bashkeshorti i Mbrereshes Elizabete II, per shembull, ka nje rekord te admirueshem ne kete drejtim

E veçanta e aktivitetit humanitar te Dianes ishte se mediat percollen qe ne fillim aftesine e saj per te komunikuar, nje interesim dhe perkushtim te ‘natyrshem’. Kjo, ne vetevete, krijoi pershtypjen se hendeku midis familjes mbreterore dhe popullit po zvogelohej.

Ajo qe e ndihmoi Dianen ne kete drejtim ishte se ajo nuk perpiqej te fshihte emocionet e saj. Kjo ‘dobesi’ e admirueshme e saj u duk edhe kur problemet ne martesen me Princ Charles u bene publike.

Diana sillej natyrshem edhe ne ambiente dhe rrethana qe publiku nuk ishte mesuar te shikonte antetare te familjes mbreterore. Keshtu, per shembull, ajo ulej prane pacienteve me HIV dhe u lemonte duart. Kjo sjellje beri qe te zvogelohej stigma sociale, qe deri atehere, shoqeronte nje semundje te tille ne syte e publikut.

Vemendja dhe kujdesi qe Diana shprehte per njerezit ne nevoje dhe aftesia e saj per t’u bere ‘nje’ me ta ka lene gjurme tek dy djemte e saj. William dhe Harry perpiqen te sillen sa me natyrshme kur jane mes njerzve te thjeshte.

Ajo qe e dallonte Dianen nga anetare te tjere te familjes mbretrerore ishte edhe angazhimi i saj me projekte qe, per disa, nuk i ‘pershtateshin’ per statusit te saj. Ne kete drejtim, mund te veçohet puna e saj per eleminimin e minave tokesore, qe vazhdojne te shkaktojne edhe sot viktima te shumta ne vende te ndryshme te botes.

Me sa dukte Diana po influencon edhe bashkeshorten e Princ Wiliam, Kate Middleton, e cila, ndryshe nga vjehrra e saj, nuk rrejdh nga nje familje aristokrate.

Pavaresisht nga perpjekjet per te ‘imituar’ Dianen, Kate nuk eshte dhe s’ka perse te jete nje Diane e dyte. Persa i perket aftesise se Dianes per te magnetizuar mediat, Kate nuk mund te krahasohet me Dianen. Ne kete drejtim, Diana mbetet nje personalitet karizmatik unik ne kohet moderne.