PRINC BIXHI – poezi nga Kalosh Çeliku

0
540
Kalosh Çeliku - Bixhi

Kalosh Çeliku

(Mikut t’im besnik: Bixhit. Qё, u zhduk nё rrethana misterioze).

Prolog

Nё lagjёn tonё tё madhe “Çair”
Lindi Princ Bixhi me diplomё.
Vёrtet, ёshtё burrё asgan – Ilir
Nuk u shitë, jo: nё Qafё Thanё.
E mori me dije e vlera tё veta
O lumё miku: Tungjatjeta!

Prandaj, ky burrё me mustaqe
Meriton tё hyjё nё letёrsi.
I ka veprat me qindra faqe
Herё pas here shkruan poezi.

E mbi tё gjitha, ёshtё burrё mali
I veshur me armё deri nё dhёmbё.
Lakmi ia ka, sot: Edhe gjenerali
Atdheun, jo ta shkelin me kёmbё…

1. DACI ZI NA ERDHI NË LËMË

Heret, ende pa ardhё dita
Dac Ziu me njё çetё banditë
Trojeve tona iu sul nё prita:
Princ Bixhin tonё me fletё

Zap ta bёj, t’i ndalet rrita.
Pusi trimit i vё te porta e Shtëpisë
Burri, me mustaqe vesh më vesh:
Pragu, armiqtё s’i pret me torta

Pa u rrokur fytas, derdhё gjaqe.
Krisi pushka, seç u bё nami
Qyqja nёnё, ku i lamё armёt?!
Sot, na sulmoi Dac Ziu. Harami
Rrokni sёpatat, rrokni gёrshёrёt!

Ballё mё ballё i dalin nё lёmё
Populli hanё barot me dhёmbё…

2. LUFTA KRISI BURRA PRANË NJË LISI

Tym e mjegull u mbush lёma
Krisi pushka, gjёmoi moti.
Dridhet toka, thyhen xhama
Vallё, u ngritё nga varri Kastrioti?!

“O bini armikut burrat e mejdanit
Kёputni sumbullat e xhamadanit”!
Se, ky popull nuk do dhunё
Kush e sulmon, korrё furtunё.

E kemi zakon nga tё parёt
Para, dorzojmё jetёn sesa, armёt…

[ Shkarko librin poetik në PDF ]