Poezi nga Sheremet AJAZI

0
1210
Sheremet Ajazi

Poezi nga Sheremet AJAZI, president i KL. Arif Shala-Kanada

PLISI I BARDHE

I bardhe nder male
I bardhe nder fusha,
I bardhe me lumenjte
I bardhe me bardhesi te lumtura.

Ne qe te bartim
Jemi krenar
O i bardhe, o alb plis
I bardhe

MALET

Malet na e ruajten koken
Malet na e ruajten buken,
Malet na falen forcen
Gjigand qe te dukemi.

Malet na i rriten ferishtet ne djepa
Per çdo cep te malit
E djegim veteveten

Malet tona
Strofulla e jetes.

ARAT

Derdhem djerse si uji i shiut
Si dukat ishin pikat,
Po gruri, thekra, o misri
Shpirt i shpirtit
Buka

Arat ishin te shkrif’ta
Arat e buta.

Pa ara s’do te kishte
Emrin sot fusha.

MONOPATI

Gjyshi dikur ngjitej maje monopateve
Jo per drerë apo ketra
Po jepte thirrje
Thirrje burri

Per kuvend trimash
O logun e lahutave.

Monopati sot eshte park
Zoopark i bukur.

TOPLICA IME

Toplica ime,
Gjak i pa harruar,
Molla e kuqe
Ku u trete
Kurr e pa sheruar.

Toplica ime
E vargut tim,
Shkret mbete
Mbete jetim.

Pa si te jetoj
Si pa prind,
Nje krah me eshte mangut
Tjerin na shtangim

Toplica ime je
Hiç me pak se shpirti im…

KUKUVAJKE

Me zi se terri i zi
Ne guven tende, meri
Ndillje çmenduri
Mbi dheun tim krenari.

Kot te yshti dashuria
Cop e grim te shkriu tmerri.

PLAKU E MALLI

Nje plak me rrudha si shi
Ai plak pa lak,
Le ta di i madhi
E kerthi
Atdheu s’mbrohet pa gjak.

Ky atdhe ka rritur ne gji
Nje Adem biblik,
Ku udhet e rrahura me kamxhik
Sot jane te lira, si dielli
Si dielli kur bie beshik

Ky eshte nje shenjtor
Kudo neper arberor.

ADEM JASHARI

Pishtari i lirise
Shumë luftra i bere
Shqiptar i Shqiperise
Tmerr i dhe Serbis

Ti lirinë na e solle
Kurre s’kemi per t’harruar
Per ditlindjen tende
Kemi per t’perkujtuar

Memorialin tend
Miliona njerëz ta vizitojnë
Te dhane emrin hero
Komandant i lirisë