Poezi atdhetare nga Bajram Bashota

0
1444
Bajram Bashota

I MADHI ZAHIR PAJAZITI

N’grykë të Llapit e Gollakut
Kësi heroi s’ ka lind kurrë nëna
Nën këtë diell e nën kët qiell
Sy patrembur, trim si zana
Shqiptarisë ti i more hakun
Çove në këmbë gjith fisin
Se përkulë asnjë stuhi lisin
Zemra e tij zemer dragoni
Kah shkeli ai ushtonte përroni
Edhe lirshëm gurgullonte kroni
Edhe mali brohriti : — na rrofsh o Zahir Pajaziti!
Se mjaft ndejtëm në robëri
Sa herë del trimi n ‘ qytet
Gjakatarë trimi po vret
Gjakatar besa edhe tradhëtarë
Për kët popull zoti e kish falë
Edhe nëna me gëzim e rriti
E pagëzoi me emrin Zahir Pajaziti
Ajo nënë, nënë malësie
E shoqëruar me ndihmë perendie
I dha zemer djalit e bekoi dhe e puthi në faqe
Sot je o birë ti biri ilirisë ja zbardhsh faqen Dardanisë
Dardanisë e gjithë Shqiptarisë yll i nënes e i lirisë
Për këtë ditë nëna të rriti, o i Madhi i nënës Zahir Pajaziti!!

KU KA MIRË SI N’ATDHE?
*
Shkoni kah të shkoni o shqiptarë
Shkofshi e ardhshi me faqe të bardhë
Si atdheun s’keni për të gjetë
Do t’ju djeg njaj mall i shkretë.
*
Po e merrni ju botë në s’y
Po braktisni Kosovë e Shqipëri
Dine mirë o të rinj shqiptarë
Edhe n’varr malli do t’ju kallë.
*
” Më e mirë e jotja balta
se huaj mjalta ”
Malli gjithmonë do ju djeg
Dielli i huaj pa mëshirë u pjek.
*
Po braktisni prind e vatan
N’vetmi leni babë e nanë
Pa pasë kush t’ u bën dermanë
Një pikë ujë kush me ua dhanë.
*
A s’është kjo një tragjedi
Si n’ Kosovë edhe n Shqipëri
T’ua ktheni shpinën pa të madh siklet
S’kujdesemi ne s’ kujdeset shtet ?!

TESTAMENT

Mos gaboni kush me më ça
Zemren n’dysh s’ dua me ma nda
As në këtë botë, as në botën tjetër
O familja ime e shtrenjtë e shokë e miq të vjetër.
*
Po edhe ju nipa e mbesa e fisi
Testament do tua la në këtë degë lisi
As të mos më qani as të më vajtoni
Se shpirti im im i bardhë s’ duron vaj.
*
Jetën n’ këtë botë kalova si kalova
Për të mirën e juaj u mundova
Me tër qenjen time në zot besova
Lot as vajë s’ duron kjo zemër imja.
*
Në besoni në zot o fis miq e shokë
Këto fjalë porosie të mos m’i qitni posht
Se shpirti im i dlirë s’duron këso shqetësime
Po të më përkujtoni me fjalë dashamirësie e gëzime.
*
Folni e qeshni n’amshimin tim
Me kaq nga zoti ishte misioni im
Në këtë botë gjer në amshim
Pranda nga ju s’dua lot vajë as trishtim.


Gjergj Fishta DIPLOMAT E ATDHETAR

(At GJergj Fishtës)

Diplomat e atdhetar
Si Gjergj Fishta s’ka më shqiptar
Që lufto për popull të vetin
Për të krijuar alfabetin
S’ja mori në dorë as krajlit as mbretit
As Enverit as Mehmetit
Don tia vinte themelet shtetit
Kishte mbledhë burrat rreth e rreth vetit
T’ia çelë sytë këtij mileti
T’ia krijoi alfabetin shqiptarisë
Që është themel i diturisë
Në Manastir e kurorëzoi
Popullin e metun ta civilizojë
Diturisë i solli dritën
Popullit të ve ia shtoi rritën
Komunista e tradhëtarë
Nuk e lan as të qetë në varr
Patriot e atdhetar
Si Gjergj fishta s’lind shqiptar!