Përsiatje për librin “Shteti, e drejta, drejtësia dhe qeverisja” të autorit Ma. Ilir Çabrati

0
339
Ilir Çabrati - Shteti, e drejta...

Zymer Mehani

Ashtu siç tregon edhe vetë titulli, libri “Shteti, e drejta, drejtësia dhe qeverisja” i autorit Ma. Ilir Çabrati është studim i konceptit për shtetin, për të drejtën, për drejtësinë dhe për qeverisjen që nga antikitekti e gjer më sot. Ky libër njëherësh synon të përmbush vakuumet shkencore nga fusha e drejtësisë dhe, pse jo, mund të shërbejë edhe për studentë e drejtësisë, që do të kenë mundësi t’i thellojnë dhe shtojnë njohuritë e tyre mbi shtetin, si një terminologji e gjerë dhe aq e thellë në opusin e mendimit, saqë shpesh mbesim pa nocionin mbi të.

Këtë libër autori e ka konceptuar në tre kapituj.

Kapitulli i parë depërton në parahistorinë njerëzore dhe përmes fakteve relevante të gjetura në hapësira të ndryshme gjeografike arrin që në formë vertikale të identifikojë formën skeletore të shtetit dhe njëkohësisht të përcaktojë edhe formën e qeverisjes. Ky kapitull pra flet për krijimin e shteteve të para, për organizimin njerëzor, pastaj për krijimin e shtetit të Athinës; për egërsinë- shkallën e ulët, të mesmen (përdorimi i peshkut deri te zbulimi i zjarrit) dhe të lartën (shpikja e harkut dhe e shigjetës); për barbarinë (përpunimi i metaleve, që kthehet në një zanat artistik; qerrja për ngarkesë dhe qerrja për luftë, ndërtimi i anijeve me dërrasa, qytetet të rrethuara me mure dhe kulla, të gjitha këto i paraprijnë zhvillimit të hovshëm drejt qytetërimit).

Pastaj autori Ma. Ilir Çabrati shpjegon se gjenezën mbi origjinën e shtetit, që e gjejmë pikërisht në Athinë të Greqisë antike, që i ka paraprirë pjesërisht shndërrimit të organeve të rendit gjinor, që janë zëvendësuar me organe të reja dhe të vërteta të pushtetit shtetëror. Sipas studimit të mirëfilltë, autori Ma. Ilir Çabrati konkludon se Shteti i Athinës ndahet në dy periudha të zhvillimit të saj. Ato janë: periudha e parë e zhvillimit të shtetit të Athinës, që karakterizohet nga relikat, të shumta të rendit klano-fisnor, ku fjalën kryesore e kishin njerëzit me prejardhje nga fisi aristokrat. Ndërsa periudha e dytë konsiston në ngritjen e një forme qeverisëse më të lartë, ku e kemi republikën demokratike, që arrin kulmacionin e zhvillimit të hovshëm ekonomik në shekullin IV p.e.r. Andaj me të drejtë Athina do të shërbejë si djep i kulturës dhe i qytetërimit evropian.

Autori Ma. Ilir Çabrati do të shpjegojë se Athina përpara Reformave të Solonit kishte sistem hierarkik të organizimit dhe funksionimt të tij, si në vijim: arkondët, që në kuptimin e zbërthimit të fjalës, është titull i lartë i magjistratëve, që qeverisnin qytetet-shtete në Greqinë e lashtë. Ata qëndronin në hirarkinë më të lartë të feudalëve. Këtë epitet e mbante një pronar i pasur i tokave nga paria e vendit. Ishin një institucion i lartë i shtetit, që trashëgohej. Në fillim ishte i përjetshëm dhe më vonë u bë për 10 (dhjetë) vjet; nënarkondët kanë qenë organe administrative dhe ekzekutive. Kjo i përket fazës së parë të zhvillimit të shtetit të Athinës.

Autori Ma. Ilir Çabrati pastaj ndalet te periudha e dytë e zhvillimit të shtetit të Athinës, e cila kryekëput mbështetet mbi reforminin e filozofit të shquar Solonit. Në kohën e tij Athinës iu vunë themelet e republikës demokratike. Reformat e Solonit ishin një revulocion politik, që ishin për mbrojtjen e një pronësie kundrejt një llojit tjetër. Në kapitullin e parë trajtohen edhe burimet e të drejtës në shtetin e Athinës. Autori Ma. Ilir Çabrati, ndër këto burime përmend: të drejtën zakonore; ligjet ( Ligji i Drakonit, Ligji i Solonit); paktikën gjyqësore.

Që nga themelimi dhe organizimi i shtetit të Athinës, shpjegon z. Ma. Ilir Çabrati, e drejta zakonore ishte e aplikueshme dhe rregullonte të gjitha marrëdhëniet shoqërore në Athinë. Nga pikëpamja juridike të drejtat zakonore ishin një kushtetutë e pashkruar, në përputhje të së cilave ishin të gjitha aktet dhe veprimet e organeve shtetërore. Me intesifikimin e marrëdhënieve në Athinë, rezultoi edhe me një lëvizje të re, sa i përket zbatimit të së drejtës zakonore, gjë të cilën secila shtresë e interpretonte në favorin e vet dhe kjo situatë rezultoi me një ndryshim duke shndërruar të drejtën zakonore në nxerrjen dhe miratimin e ligjeve.

Si ligje të para të shkruara janë Ligjet e Drakonit, do të na shpjegojë autori Çabrati, të cilat erdhën si rezultat i pamundësisë për t’i rregulluar marrëdhëniet shoqërore. Nga e drejta zakonore u nxorrën edhe ligjet drakonike. Ngjarjet dhe situatat e rënda që kishin kapluar Athinën, bënë që kundrejt kriminalitetit i cili ishte në rritje dhe që bënte kërcënim për të gjithë popullsinë, në Athinë të nxirren ato të drejta zakonore të pashkruara në formë akti të shkruar, që do të vendosnin një rend në shoqëri. Pikërisht Athina zgjodhi një nga qytetarët më të denjë e me më përvojë, siç ishte Drakoni që të shkruante nje kod ligjesh për qytet-shtetin e Athinës (Greqi). Në Greqinë e lashtë me të drejtë është thënë se: “Ligjet drakoniane nuk janë shkruar me ngjyrë, por me gjak.”

Dënimi i shumë shklejeve ligjore ishte vdekja. Ato ishin aq të rënda, sa fjala “drakonian” vjen nga emri i tij dhe ka marrë kuptimin në gjuhën angleze si një ligj jashtëzakonisht i ashpër.

Autori Ma. Ilir Çabrati në vazhdim flet për deliktet private, procedura që zhvilloheshin vetëm në bazë të padisë private, me inciativën e të dëmtuarit. Sipas kësaj të drejte një delikt konsiderohej çështje private, vetëm nëse nuk e cënonte një interes të përgjithshëm shoqëror, por megjithatë i dëmtuari nuk kishte një pozicion të favorshëm dhe të sillej dosido. Përkundrazi, nëse ai do të hiqte dorë nga shkaktimi i dëmit dhe nuk do të procedonte padi ndaj personit, sipas së drejtës në Athinë do të llogaritej se ka cënuar interesin e përgjithshëm dhe në vend të tij mund të ngriste padi çdo qytetar i Athinës.

Ndërsa deliktet publike ndryshe njihen ato procedura, kur shteti zytarisht i ndiqte kryesit kur kryenin veprat penale, siç janë: tradhëtia dhe veprat penale ushtarake- dezertimi, mospërgjigjja e thirrjes apo ftesës ushtarake.

Autori Ma. Ilir Çabrati shpjegon poashtu në kapitullin e dytë të librit se praktika gjyqësore përbën një nga burimet e pashterura të sistemit të drejtësisë. Zanafillën e praktikës gjyqësore e hasim në Athinën e vjetër, e cila për sistemin e së drejtës ishte një ndër burimet kryesore të saj. Gjykatat kanë qenë të detyruara rreptësisht t’u përmbahen traditave të vendimeve të parardhësve të tyre, kur vendimet e eklezisë apo të këshillit të përgjithshëm ishin një praktikë e mirë e cila përdorej në të ardhmen si presedent për raste të caktuara.

Gjatë kësaj periudhe, në Athinë ishin të zhvilluara edhe disa të drejta: erejta sendore apo reale; e drejta e detyrimeve; e drejta familjare dhe ajo martesore; e drejta trashëgimore; e drejta penale.

Poashtu, në kapitullin e dytë, autori Ma. Ilir Çabrati flet edhe për shtetin, për shtetasit i lirë, për kulturën, gjuhën dhe religjionin e tyre. Sipas autorit, lirët kishin një kulturë të gjerë dhe të pasur, në aspektin e rrethanave të asaj kohe, ndërsa sa i përket besimit të tyre, ata ishin popull që besonin në shumë perëndi. Pra, ata kishin besim politeist. Besim të theksuar kishin diellin. Sa i përket ngritjes së vetëdijes së tyre, ajo ishte mjaft e lartë. Ata besonin jetën pas vdekjes, gjë e cila është prezente edhe te ne sot, në aspektin teologjik të shumë besimeve në botë . Për mbretërit e vdekur të tyre, ata ndërtonin varreza të mëdha impozante. Ilirët kanë folur gjuhë të veçantë, prej së cilës kanë mbetur vetëm gjurmë.

Gjuha e tyre ka qenë e përafërt me gjuhën e popujve fqinj (helenë, maqedonas, thrakas), por megjithatë dallohej prej tyre. Deri më tani nuk është zbuluar alfabet i veçantë ilir, ndërkaq nuk janë ruajtur as mbishkrime ose dokumente tjera të shkruara në gjuhën ilire.

Organizimi shtetëror i shtetit ilir-Si orientim i organizimit më të formësuar nga të dhënat historike, duke filluar nga shekullit IV i cili asocion me themelimin e mbretërisë ilire, në krye me Bardhylin , te mbretëria ilire mbreti ishte pushtet i trashëgueshëm dhe kalonte si rregull, nga i ati tek i biri. Në shumë raste funksionin e merrte edhe fëmija i mitur.

Këshilli i Pleqve përbëhej nga kryetarët e familjeve patriarkale ose të vëllezërve. Nga fusha e kompetencës që kishte ky këshill, ishin zgjidhja dhe rregullimi i punëve të përditshme dhe të brendshme dhe kishte për detyrë për vendosjen e marrëdhënieve me fiset e tjera.
Mbledhja e përgjithshme e popullit ishte organ që kishte të drejtën e miratimit ose të rrëzimit të vendimeve të këshillit.

Udhëheqësi ushtarak-Ky organ ishte i përkohshëm, por autoriteti i tij vepronte vetëm në kohë lufte. Në kohë paqeje ai ishte anëtar i thjeshtë i fisit.

Sa i përket mbretit, ai ishte organi më i lartë. Ndryshe njihet edhe si kryetar i shtetit dhe komandant i ushtrisë. Njëkohësisht udhëhiqte me të gjitha organet e tjera dhe kishte kompetenca të rëndësishme në fushën politike dhe ekonomike, si dhe priste dhe dërgonte përfaqësuesit e shteteve tjera.

E drejta në shtetit ilir-Nga shtjellimet e lartcekura mbi veçoritë dhe rendin organizativ të mbrendshëm që kishte shteti ilir, medomos ai kishte edhe një sistem të drejtash. Pikërisht mbi këto të drejta flet edhe filozofi antik Polibi. Ai na flet për “bazilika nomine” mbi të drejtat e mbretërve ilirë të mbështetur në ligje, (por këto ligje ende janë një mister, pasi që nuk dihet me saktësi se çfarë përmbajtje kishin). Burim kryesor i të drejtës ilire ishin zakonet, por rëndësi të veçantë kishin edhe aktet tjera ligjore, të nxjerrura nga organet e ndryshme shtetërore.

Po në kapitullin e dytë të librit në fjalë autori Ma. Ilir Çabrati flet edhe për organizimin ei shoqërisë në Romën e lashtë. Me ndryshimet e vazhduara të marrëdhënieve në shoqërinë romake, sipas autorit Ma. Ilir Çabrati toka kaloi në duart e një grupi të vogël, e që filloi të fuqizohej së tepërmi dhe kishte të drejtë të gjerë politike dhe shoqërore. Patrikët kontrollonin gjithçka dhe qëndronin në majën e hirarkisë.

Nga radhët e patricëve ishin të gjithë anëtarët e senatit, poashtu edhe anëtarët e komisioneve popullore. Me kalimin e kohës të drejtat e patricëve filluan të ndahshin me një shtresë tjetër, që ishin plebenjtë. Ata përfshijnë pjesën më të madhe të popullsisë, të cilët në fillim nuk kishin asnjë të drejtë politike dhe nuk përfitonin nga shpërndarja e tokës apo nga reformat agrare. Ata e kishin të ndaluar të martoheshin me anëtarët e patricëve dhe poashtu ishin të privuar nga pjesëmarrja në jetën politike. Nga radhët e tyre nuk kishte anëtarë të përfaqësuar në senat, por me kalimin e kohës dhe me insistimin e tyre, ata fituan edhe disa të drejta në politikë dhe u bënë pjesë aktive e jetës në shoqërinë romake.

Proletarët ishin pjesa më e ulët e shoqërisë në Romë. Ata nuk posedonin asnjë pasuri dhe nuk ishin të përfaqësuar në jetën politike. E vetmja gjë që zotëronin proletarët ishte që të punonin si çirakë. Organizimi politik- Si organe kryesore politike në periudhën mbretërore ishin: senati, rexi apo mbreti dhe asambletë kryesore.

Senati romak ishte institucion politik më i vjetër në Romën e lashtë dhe që i rezistoi pothuajse nga themelimi i Shtetit Romak e në vazhdimësi. Fjala senat në gjuhën latine nënkupton një njeri të moshuar dhe për këtë fakt, senati më vonë do të thirrej edhe si asamble e pleqve. Përbërja e senatit kryesisht ishte nga aristokratët, që përfqaqësonin klasën shoqërore të pakicave. Rexi apo mbreti në Romën e lashtë përfaqësonte një urë ndërlidhëse ndërmjet qytetarëve romakë dhe zotit. Ky pushtet nuk ishte i trashëgushëm, megjithatë ai kishte në autoritetin e tij këto kompetenca të rëndësishme, sepse ishte kryeprift, kryegjyqtar, kryekomandant i ushtrisë, kntrollonte pushtetin ekzekutiv.

Vlen të përmendet se rexi kishte autoritetin e fundit në pushtetin e imperiumit apo të qeverisë, duke nxjerrur dekrete me fuqinë e ligjit. Rexi gjithashtu ishte edhe shef i drejtësisë. Ai kishte në dorë të gjitha rastet, si ato penale dhe ato civile, megjithatë ekzistonte një organ këshillimor i tij, por ky organ nuk kishte fuqi për të kontrolluar vendimet e tij. Si dënime që shqiptonte mbreti gjatë kohës monarkike në Romën e lashtë ishin dënime me varje, largim nga qyteti, dënim me gjobë dhe disa të tjera në dëm të pasurisë së individit. Ndërsa sa i përket senatit dhe asmablesë, ato kishin shumë pak pushtet, sepse këto nuk ishin organe të pavarura.

Kapitulli i dytë i librit në fjalë harmonizon konceptin shtet në mënyrë filozofike dhe juridike, të drejtën në raport me shtetin, duke vazhduar me konceptin dhe sqarimin e kombit dhe dallimin e tij në raport me shtetin, pra raportin e shtetit me të drejtën dhe me drejtësinë. Pra, këtu shtjellohen pikëpamjet teorike mbi kombin, koncepti politik, koncepti ideologjik; komunizmi, nazizmi, fashizmi etj. Pastaj autori Ma. Ilir Çabrati, në vazhdim do të shkruajë për tipet dhe format e shtetit, për format e qeverisjes (monarkia, republika); për format e regjimit politik (demokracia, autokracia); për rregullimin e brendshëm të shteteve (shtet unitar, shteti i përbërë); për ushtrimin e pushtetit (uniteti i pushtetit, ndarja e pushtetit). Poashtu autori Ma. Ilir Çabrati shpjegon për tipet dhe trajtat e demokracisë: demokracinë e drejtpërdrejtë (referendum (i detyrueshë, fakultativ këshilldhënës)i, plebishiti, iniciativa popullore); për demokracinë e tërthortl (sistemi parlamentar, sistemi kuvendor, sistemi presidencial.

Sa i përket kapitullit të tretë, ai ka për qëllim studimin që nga zanafilla e qeverisjes që kanë ekzistura në shtetet, me theks të veçantë vetëqeverisjen lokale dhe shtetin modern, si një permisë e qytetërimit dhe vlerës së demokracisë, e cila është e ndërlidhur me të drejtat elementare të njeriut, siç janë: lira e mendimit, liria për të jetuar në mesin e të barabartëve në shoqëri. Pra kapitulli i tretë flet për rolin dhe rëndësinë e qeverisjes në shtet; për zhvillimin historik të vetëqeverisjes lokale, për organet qëndrore, siç janë: decentralizimi, dekoncentrimi, centralizimi, sobordinimi; për systemin e vetëqeverisjes lokale dhe për orrganizimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë.

Nga kjo që pamë, mund të thuhet se autori Ma. Ilir Çabrati me këtë libër ka arritur objektivat e tij në kuptimin e shtjellimit mbi origjinën e shtetit, sistemit juridik të tij dhe definicionet mbi të drejtën, drejtësinë dhe qeverisjen, që ishin dhe mbeten ende pjesë të pandashme të shtetit.

Ndërthurja e materialit, siç u pa ka një kronologji të vazhdueshme. Sa i përket idesë dhe qenësisë së shtetit, preokupimi i madh njerëzor lind nga nevoja e arsyes ligjike, mbi gjërat të cilat jeta jonë afekton pothuajse në çdo sistem juridik të shtetit duke filluar që nga antikiteti deri në ditët e sotme. Përmes këtij libri, autori Ma. Ilir Çabrati ka sjellur një elaborim filozofik dhe juridik mbi konceptin e shtetit, për të vazhduar me teoritë filozofike dhe perceptimin e shtetit si një organizim i vetëm dhe nevojë në kuptimin e mbijetesës njerëzore.

Libra të tjerë nga i njëjti autor:

Luajmë së bashku, përrallëza, 2007.
Tregime kohore, tregime për fëmijë, 2010.
Ditar për Hasin, revistë shkollore, 2011.
Jeton në mua, poezi, 2012.
Lot varresh, poezi, 2016.
Drita e shikimit, shqip-rumanisht, poezi, 2017.
Dhoma e fshetësive, poezi, 2020.