Përfundimisht të bindemi dhe të shkruajmë që Shtjefën Nimani ishte arbanas-shqiptar

0
283
Shtefan Nemani

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Miq të nderuar, dashamirë të vërtetës sonë historike le të shkruajmë të vërtetën tonë historike shtu siç ishte e jo siç e kemi shkruar me rrena të pan-sllavëve dikur, dhe pas 1800-es me rrenat e serbëve. Duhet të jemi sy-hapyr dhe me fakte të cilat janë me “ bollëk në bibliotekat e Europës të cilët e tregojnë saktësisht kush ishte dhe si ishte në tokat tona.

A kishte apo jo serb në tokat tona dhe kur u shfaq feja ortodokse këndej pari, do të mundohem të spjegoj me anën e këtij shkrimi, dhe me disa fakte të pamohueshme nga vet Kisha Pravosllave serbe.

E sigurt është që vërshimi sllav bëri disa ndryshime në toka ilire e kjo pas rënjës së fuqisë dhe rënjës së vet Perandorisë Romake të Perëndimit. Perandoria Bizantine u forcua dhe i morri në gjiun e vet edhe ardhacakët sllav.

Shkrimet nga kisha serbe më bëri që të spjegoj që serbët në anën tonë as që ishin dhe as që paraqisnin ndonjë vlerë historike, as si etni e as si etni ortodokse. Shqiptarët në tokat e tyre në Serbinë e sotme, Kosovë, Sanxhak të Novi Pazarit, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë e Mesme dhe atë Veriore u bën ortodoks pas pushtimit bullgar dhe me dhunë u konvertuan nga feja katolike.

Perandoria Bullgare i ortodoksoi edhe Rumaninë, dhe Moldovën deri në Ukrainë dhe sundoi mbi to, mbi to mdi 200 vjet ( shikoje hartën e parë ). Çdo manipulim serb për kishat dhe ortodoksinë duhet demantuar, sepse ne ishim të parët e asaj toke, duke mos harruar se edhe toponimet sllave janë të vendosura në kohën Bullgarisë ( shek 10-11 ).

Të shtojmë: Të shpjegojmë që Kisha Ortodokse në Rusi i shënon gjurmët e saj në kohën e Rusit të Kievit (Kievan Rus’), i cili ishte i pari që formoi shtetin e Rusisë.
E rëndësishme për ne të dimë se paraqitja e parë e rusëve në Bullgari ishte një ngjarje me rëndësi (fatkeqësi për shqiptarët deri me sot fxh), e cila ndikoi në politikën bullgare deri më sot.

Në gushtin e vitit 967, për herë të parë rusët shkelën në Bullgari. Flota ruse me dhjetë mijë ushtarë arriti në buzët e Danubit në Ballkan (Ilirik) dhe nga kjo ardhje do i vërejmë ndërhyrjet ruse në sllavët e Ballkanit.

Po e përsëris:: Duhet të shpjegohet jo vetëm neve, por edhe serbëve që emrat sllavë që i kemi nuk janë emra serbë. Serbët janë shumë të vonshëm këndej pari. Të gjitha emrat sllavë janë nga sllavishtja e vjetër – ajo bullgare. Bullgaria është shteti i parë sllav në Ballkan. Bullgarët ashtu si ishin u konvertuan ne të krishterë në shekullin IX nga Bizanti.

Dalim te “shkrimi” i serbëve: Deri në fund të shek. 18, serbët shkruanin me një slavenosrbski shkrim arkaik, që ishte i njohur vetëm për shtresën kishtare, dhe pak i kuptueshëm për popullin e vet (славеносербски, архаични језик свештенства и виших слојева, тешко разумљив обичном народу.). Vuk Stefanoviq Karaxhiqi në vitin 1818, e krijoi azbuken (alfabetin) serbe. Nga alfabeti rus cirilik ai i largoi ato shkronja që nuk gjenin shprehje në gjuhën serbe: и, ю, й, ъ, ь, щ, я dhe i futi 6 shkronja tjera (po ashtu të huazuara): ћ, ђ, љ, њ, ј, и, џ, shkronjën j e mori nga latinishtja dhe atë џ nga çirilica (kishtare)

Pra thëniet e tyre që çirilicën iu krijoi Çirili dhe Metodi për serbët, bijnë në ujë, sepse atëherë kur Çirili e shkroi “glagolicen”, serbë nuk egzistonin, por ishin sllavët një konglomerat fukarenjsh ardhacakë në shërbim të Bizantit e që ishin në Greqinë Veriore dhe Bullgarinë turko-ortodokse.

Të dalim te manipulimi i tyre: për “shtetin serb” dhe “Stevan Nemanjën ose Nemanjiqin” të shekullit 12-të : “Stefan Nemani , djali i tij Sveti Sava e deri te Car Dushani ishin shqiptar” ( fxh). Heshtja e jonë akademike për të kaluarën tonë, mos përfillja e asgjëje shqiptare nga ne, frika se po na hidhërohen fqinjët, mos njohja e lëndës, injorimi dhe shumë e shumë tjera e bën që serbët me shekuj ( 2 shekuj që flasin) që Kosova është e tyre.

Sot e kam fjalën për kohën e Nemanëve ( Nemanjiqëve,sipas serbëve ), kur në të gjitha librat e historisë të botuara në Prishtinë, Tiranë apo Shkup flasim “ për një periudhë serbe në tokat tona gjatë shekujve 12 dhe 13. “Thuhet se Stefan Dushani e shkroi Kodin e tij ne ” serbisht ” ne vitin 1349 . Për kë e shkroi “serbisht”, kur ne një studim Historia e Ballkanit ne faqen 303, se të gjithë banorët në kohën e Dushanit ishin shqiptar nga Rrafshi i Dukagjinit e deri ne Shkup.


“Popullata e Kosovës banohej nga arbanasit ( shqiptarët ) Pra edhe Stefan Nemani , djali i tij Sveti Sava e deri te Car Dushani ishin shqiptar.

Jam i gëzuar qe e gjeta ketë fakt shumë me vlerë i cili i vërteton ato qe i kam shkruar deri me tani.

Si fliste Stefan Nemani me popullin në kohën e “Mbretërisë së tij ortodokse“ në tokat shqiptare? Normalisht shqip.

Lexoni këtë shkrim të z. Azem Shota:
” Saint John Vladimir :
Neman (Nemanja king of Duklja) etc. were of Albanian origin!
In this Greek book of the 1700s on the life of Saint John Vladimir it is clearly stated that he is an Albanian from the Triballe tribe, his father was called Neeman (Serbs call him Nemanj or Nemanjići). The author points out that they are Albanos, in this way the Serbian falsifications that the Tribals were Serbs fall down. The author constantly states that Albania was Illyrian, so this term was still used in the early 18th century, but since he also calls the Albanian Tribals, it means that Albanian was an inclusive

– Sipas Saint John Vladimir-t ( shiko foton e librit të tij):” Nemani (Nemanja) Mbret i Dukles ishte me origjinë shqiptare”.

Në këtë libër të viteve 1700, shkruhet se ai ishte shqiptar i fisit Triball. Autori e potencon që ata ishin Alvanos dhe kështu falsifikimi se Triballët ishin serbë, bije poshtë. Autori vazhdimisht e potencon që Shqiperia ishte Iliri, ky term ende shkruhej në fillim të shek.18-të, kështu që edhe ai ( Saint John Vladimiri ) gjithashu i quan Triballët shqiptar. (lexoje : https://www.facebook.com/groups/879105099617796/permalink/968588940669411/

Pra, Stefan Nemani fliste shqip me triballët – shqiptarët e tij.

Me Serbi është shprehur Ortodoksia. Në gjitha hartat e pas shekullit 9-të, shkruhej Servia, Servien duke menduar në ortodoksi. Serbët janë krijuar pas shek. 18-të

Në postimet e Elvi Sidherit gjejmë fakte tjera që këto anë banoheshin vetëm nga shqiptarët . Elvi Sidheri shkruan : “Duke vijuar me dëshmitë e mesjetës së hershme për arbërorët nga koha e sundimit të perandorit bullgar Ivan Asen II, në kishën e “Dyzet Martirëve” në Veliko Tërnovos të Bullgarisë, gjendet një shtyllë, ku sërish në vitin 1230 (si në “Kartën e Dubrovnikut”) janë skalitur emrat e Arbërisë (Toka e Arbërorëve) dhe Durrësit (“ЗЕМѦ АРБАНАСКѪ” dhe “ДРАЧѢ”).

Ky zbulim quhet “Търновски надпис”, në shqip “Mbishkrimi i Tërnovos”, dhe është zbuluar në vitin 1858, kur akoma kisha brenda të cilës ndodhet ky mbishkrim, ishte shndërruar në xhami nga turqit.

Në foto, teksti i këtij mbishkrimi, ku kam rrethuar fjalët Arbëri dhe Durrës, dhe shtylla ku është skalitur ky mbishkrim.”

T `i pyesim serbët ? A e flisnit këtë gjuhë ose a e keni përdorur këtë shkrim ndonjë herë ? Jo sigurisht që jo, . Jo sepse ju nuk ishit këndej pari.

Në këtë ndarje humbësit më të mëdhenj ishin shqiptarët. Shikoni hartën e ndarjes se Kishave.

Ishte një mund madh, sepse shkizma ishte tragjedi, pasi popët ortodoksë duhej që përsëri te pagezuarit e më hershëm duheshin te pagezoheshin” ne një kishe tjetër. Njashtu edhe Car Dushani nga katolik, kaloi në ortodoks.

(Upravo se to dvostruko krštavanje nekoliko decenija posle ovog događaja zbilo i Stefanu Nemanji, koji je rođen u Ribnici blizu Podgorice, koja je bila pod ingerencijom Rima, zbog čega je prvi put kršen po rimskom obredu ). Ripagëzimi ishte me pasoja për ne.
Ishte një gjë absolute që serbët kurrë nuk kanë qenë katolikë.

Vula, për të cilën shkroi prifti ortodoks gjendet në Muzun e Beogradit

Vladimir Çoroviq, një historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë, e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga “Serbët”, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).

Qëllimi tij ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani – arbanas ortodoks.)”.

Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “Nemanasit (Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët” (sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, Me sllavizimin e të lexuarit të fjalës “Nemane”, në mesjetën e vonshme është përvetësuar fjala Nemanja (nga metateza e shqipes: Nemanaj).

Nga fisi Nimani kanë mbetur trashigimtarët e Nimanasve të tanishëm, nga të cilët ka në rrethinën e Prizrenit dhe në vetë Prizren… Kjo është për sa i përket etimologjisë Nemanjiqi, ç – iqi”.

“Nimanajt kanë sunduar sipas të drejtës kanunore deri më 1354, kur Car Dushani e ka nxjerrë Kanunin e vet, i cili është përplot me të drejta të vjetra kanunore shqiptare. Kanuni ka pretenduar të zhdukë të drejtën e vjetër kanunore të Shqiptarëve dhe legjislacionin dhe jetën juridike ta rregulloj sipas shembullit bizantin, por më 1389 u përmbys shteti i Nemanajve, kurse populli iu ka kthyer zakoneve, të cilat janë ruajtur sot e kësaj dite te serbët (skizmatikët Shqiptarë) dhe Shqiptarët në Kosovë, më saktë në Metohi (Dukagjin).
Kjo është dëshmia e dytë, e cila vërteton se Nemanjiqët ishin me prejardhje shqiptare”… “Nemanja në fillim nuk ka qenë zhupan i madh, por është quajtur “Dorëzon – dëshmitar i madh”.

Kurse më vonë në ndikimin e grekëve dhe sllavëve e ka marrë emërtimin thirrjen e zhupanit të madh.Si dorëzon i madh shprehje shqipe = sundimtar; sinonim i shprehjes sundia, e cila përdorej në mesjetë ka pasur kalorësi dhe njerëz të vetë, te cilët ishin kalorësit e bujarët e tij, e nëpërmjet të cilëve ka sunduar. Kjo është dëshmia e katërt për metodën shqiptare të sundimit të dinastisë Nimani ne “ Serbinë mesjetare.”
Por, kush ishte Stefan Nemanja dhe trashigimtarët e tij ?

Sipas shkrimeve të vet serbëve sot lexojmë në : https://milos.io/najveca-tajna-srpske-istorije/#more-26902

Cila ishte gjuha e përbashkët kishtare në kohën e Nemanjave?
“Kur të dihet që Shën Sava ishte varrosur në Tërnovo të Bullgarisë ( sepse aty e kishin vrarë ortodokset bullgar )- shkruhet më tutje, njeriu duhet të pyetet se për çka po flasim Nuk kishte komb dikur, ata dalloheshin me besimin e tyre ose ortodoks ose katolik.”
“У доба Немањића, од свих држава најближи су били наши односи са Бугарима. Свети Сава је у Законоправилу рекао ”изнесох ове књиге на светлост словинског језика…”. Обратите пажњу, није рекао на светлост српског или рашког језика, већ словенског. А ко су Словени на Балкану то је ваљда свима јасно – то су сви они који говоре истим језиком. “

Në Webin serb lexojmë :’Në kohën e Nemanjave, marredhënjet më të mira shtetërore të ortodoksisë “serbe “ ishte me bullgarët. ( Unë kisha shkruar ortodoksisë Triballe-shqiptare me Bullgarët) . Edhe Shën Sava shkruante që duhet të predikohet në sllavishte të vjetër. Autori i shkrimit ” Najveça tajna srpske historije “ ( i cekur më lart ) çuditet :” që Sveti Sava nuk paska thënë në driten e gjuhës serbe apo të rashkës por në sllavishten e vjetër – faktikisht bullgarisht.

E shihni që vetëm nga kjo fjali kuptohet që as nuk kishte serb, as nuk egzistonte gjuha serbe e as Sveti Sav nuk ishte serb.

Kjo ishte gjuha kishtare e njohur vetëm në kisha ortodokse. Populli si fliste ?
Autori serb thotë : Nëse kthehemi prapa në histori dhe i lexojmë kronikat katolike do të shohim se egzistonte “ lidhja në mes të Gotëve, Ilirëve, Hunëve, Tribalëve dhe Dardanëve sa herë që Konstatinopoja ( ortodokse ) mundohej të sundonte me dhunë në Ballkan. ”(Могли би да идемо још у прошлост и погледамо римске хроника па ћемо видети да је постојао савез Гота, Илира, Хуна, Трибала, Дарданаца и раније кад год би Цариград покушао да влада чврстом руком на Балкану.“

Po ku mbeten serbët ? Thjeshtë e mirë, edhe historianët serb e dijnë se nuk kishte serb këndej pari.

Fahri Xharra, Gjakovë, më 16.10.2021