Pas tubimeve të PD-së në Lezhë dhe Gjirokastër, kandidatët për deputetë Mark Marku dhe Roland Bejko infektohen me COVID-19

0
213
Fushata, PD

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj solli sot në vëmendje dy raste të infektimit me COVID-19 të kandidatëve të PD-së në Lezhë dhe Gjirokastër, raste infektimi që përkojnë me tubimet elektorale në qytetet respektive.

Së pari, Hodaj tha se në 13 mars 2021 Basha zhvilloi mitingun në Lezhë, ndërsa në 31 mars 2021, Mark Marku, kandidat PD-së për qarkun Lezhë, rezulton i infektuar me COVID-19.

Po ashtu, Hodaj tha se në 19 mars 2021, Basha zhvilloi mitingun në Gjirokastër dhe në 2 prill 2021, Roland Bejko, kandidat i PD-së për qarkun Gjirokastër, rezultoi i infektuar me COVID-19.

Në 25 mars 2021, PD hapi fushatën me miting në Tiranë. Dashtë Zoti dy rreshtat më sipër s’kanë lidhje me mitingjet dhe nuk do i dhembë koka gjithkujt më datë 8-9 prill”, tha Hodaj.