Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago përshëndet njohjen e Kosovës nga Izraeli

0
362
Daniel Shure

Oda Ekonomike Amerikë-Izrael në Çikago,përmes një letre dërguar opinionit dhe për miqtë shqiptarë ka përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, thotë kryetari i këtij asociacioni ekonomik, të biznesit dhe të fushës së investimeve, Scott Glickson.

Qysh nga viti 2015 ka nisë bashkëpunimi në mes SHSHA-së dhe Odës Ekonomike Amerikë-Izrael përmes afrimit të dokumentacionit arkivor-historik, ku hedhët dritë për pranimin dhe shpetimin e hebrenjve të ndjekur nga regjimi Nazi-fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kosovë dhe Shqipëri. Prej atëherë nis njohja dhe afrimi i dy popujve shqiptar e hebrejë, ndonëse me një histori të njëjtë të katrahurës së rëndë nëpër rrjedhat historike të kohës.

Në shenjë nderimi për popullin shqiptar, Daniel Shure dhe bordi i drejtorëve të OEAI-së me seli në Çikago pati organizuar konferencën ekonomike për investime në ekonominë e shtetit të ri të Kosovës, ku përmes projekteve të afruara të qeverisë dhe atëherë të prirë nga ish-kryetarja Atifete Jahjaga ato u bënë pjesë e aktivitetit të këtij asociacioni të rëndësishëm për të ndihmuar në kohën e duhur ekonominë e Kosovës. Një pritje madhështore iu bë edhe presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.

Në letrën e biznismenëve amerikanë dhe hebrejë thuhet se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli dhe hapja e ambasadave në Prishtinë dhe Jerusalem, do të përafrohen edhe më shumë dy popujt miq shqiptaro-hebrenj dhe zgjerimi i bashkëpunimit Kosovë-Izrael, që, sipas fjalës së kryeminsitrit Natanjahu do të jemi bashkë edhe më të fortë.

Miku i shqiptarëve Daniel Shure është “Ambasador Nderi,” i Shqipërisë dhe qysh nga njohja e historisë së popullit shqiptar dhe orët e pranisë e të shpetimit nga Nazi-fashizimi në Kosovë e Shqipëri, ai tashmë në nderim të popullit mik shqiptar e thotë shpeshherë “Jam edhe shqiptar”! Ndërsa në fund të kësaj letre kryetari i Odës Ekonomike Amerikë-Izrael, Scott Clickson thekson se me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit do të hapet një epokë e re e përafrimit dhe e bashkëpunimit shqiptaro-hebrejë në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve, ndonëse jemi në dijeni për pasuritë njerëzore dhe tokësore (xehe të shumta) që ka shteti i Kosovës.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com