NUK THEM DOT LAMTUMIRË, MIKU IM, PETRAQ FLOKU

1
854
Petraq Floku - Hysen Hysa

NUK THEM DOT LAMTUMIRË, MIKU IM, PETRAQ FLOKU

Eh, more miku im
Spo e kam të lehtë,
Me ti thur ca vargje
Siç i mendoj vetë.

Miku im i mirë
E kam të vështirë
Me formu me shkrim
Fjalën Lamtumirë.

Deri para një muaji
Bashkë kemi shëtitur,
Jetën ta nderpreu
Covidi i papritur.

Me thanë je sëmurë
Po ku të kërkoja,
Prisja të shërohesh
E shpejt të të takoja.

Të pinim kafe
E të flisnim shtruar,
Për librin e fundit
Që kishe botuar.

Mora vesh për sëmundjen
S’isha fare i qetë,
Një mike e përbashkët
Ma tha me siklet.

Heshtje në FB,
Familja vuante çdo ditë,
Kisha shumë dëshirë
Të bëheshe krejt mirë.

Prisja në telefon
Ndonjë lajm e zë
Po mikja e përbashkët
Nuk dinte kurrgjë.

Kaluan shumë pritje
Lajmi ska vonuar,
Miku ynë i mirë
Sot Jete ka ndrruar.

Kam lanë çdo punë
Nisem për Tiranë,
Lamtumirën e fundit
Petraq Flokut për ti dhanë.

Në hyrje të Agjensisë
Ku është Funerali,
Lajmërimi , fotografia
Për nje çast na ndali.

S’doja ta besoja
Po nuk bera zë,
Miku im i mirë
Nuk jetonte më.

Pranë Arkivolit
Me miken kam mbërritur,
Ku e gjetëm forcën
Që skemi bërtitur.

Eh mor miku im
Kur të pamë shtrirë
Për ti mbajtur lotët
E patëm të vështirë.

Po si patën zemër
N’arkivol te kanë futur,
Oh, miku ynë i shtrejtë
Si Engjëll i bukur !

Duam të përqafojme
Për herë të fundit sot,
Kapaku prej xhami
Nuk na lejon dot.

Si e kam mbajt veten
E di vetëm unë,
Me sytë ashtu mbyllur
Yll i bukur flije gjumë.

S’mund të flisja më shumë
Siç kisha dëshirë,
Thashe Qofsh në Parajsë
Miku ynë i mirë!

U thamë familjareve
Të rroni e ta kujtoni,
Qëndruam në heshtje
Siç e do zakoni.

Pa ta kthyer shpinën
Lehte jemi larguar,
Atë çast të dhimbshëm
Skemi për ta harruar.

Dal në dhomën tjetër
Ku heshtja sundon,
Kafja e ngushëllimit
Kujtime më zgjon.

Do me mungoje biseda
Me të emblin zë,
Te shtepia ime
Foto s’bëjmë dot më

Më vijnë plot mendime
Po fjalët më treten,
Njeriu është i fortë
Burri e mbledh veten.

Pyetje pa përgjigje
Me vijnë ne kokë,
Hidherim të madh do ketë
Petro kish shumë miq e shokë.

Të afërmit e familjarët
Vështroj si me habi,
Ai që i deshi shumë
Në arkivol rri shtri.

Më vijnë ca pyetje
Po se di përgjigjen,
Nga dhimbja për shokun
Në shpirt po digjem.

Përfytyroja Petron
Në Spital të vetmuar,
Katër ditë në siklet
Ashtu i intubuar.

Pa miq e mikesha
Pa te afërm pranë,
Paisja e frymemarrjes
Një shenjë e kish lanë.

Eh mor miku im
Po na vjen pranera,
Sdo takohemi më
Si herët e tjera.

Tek mendoj kështu
Ndjehem i pikëlluar
Sdo më vish te shtëpia
Ashtu i gëzuar.

Unë vizitën Tuaj
Do e mbaj mend gjatë,
S’do e harroj kurrë
Që me sollët dhuratë.

Udhëtimi me Ju
Ishte një mrekulli,
Mbresa të vecanta
Në Kruje e Peshkopi.

Ke qenë mik artist
E tepër i zgjuar,
Qytetar ekselent
Fabulist për tu admiruar.

Ishe shumë i dashur
I vertet dhe besnik,
Gjithkund elitar
I thjeshtë e praktik.

I urtë si engjëll
Si Yll i pashuar,
Mik shume i shtrejte
I pa zevendesuar.

Me zemer të madhe
Shpirtgjerë sa deti,
Na le plot vargje
Me talent Poeti.

Flisje gjithmonë
Me zemër në dorë,
Koleg i nderuar
E prind shembullor.

Ndihmoje gjithkënd
Sa kishe mundësi,
Le te miqtë e shokët
Një mal me dashuri.

Unë kam humb një shok
Një mik tepër besnik,
Me zemër të madhe
E tepër fisnik.

Qëndroj pranë varrit tënd
Për një çast ndal,
Këto dy metra vend
Si e nxenë një Mal !!

Atje në Parajsë
Të prehesh i Qetë
Dheu i tokës Nënë
Tu bëfte i lehtë !!

Kurrë o miku ynë
Skemi për të harruar,
Pushofsh i qetë
Në botën e Amshuar!!

Hysen Hysa
4 Prill 2021

Dërgoi për publikim, Flora Agolli, poete

1 KOMENT

  1. Vargje brilante nga Ceni për mikun tonë të përbashkët, të ndjerin, Petraq Floku. Petraqi qe një mik, shok, njeri human dhe me vlera të larta njerëzore dhe atdhetare. Një krijues dhe intelektual i veçantë… U prehtë në paqë shpirti i tij…

Komentet janë mbyllur.