Nuk ka shtet musliman ose me shumicë muslimane, demokratik dhe të zhvilluar

0
312
Arben Çokaj

Arben Çokaj, publicistRevista Drini

Shteti shqiptar pas rënies së Perandorisë Osmane u krijua me vështirësi, pasi fuqitë europiane nuk e donin një shtet turk në Ballkan. Dhe për aq kohë sa shqiptarët të jenë shumicë muslimane, ne nuk do të kemi mbështetje të forte nga vendet e Perëndimit, edhe pse mbështetja e tyre ka qenë dhe është shkak për ekzistencën e Shqipërisë dhe Kosovës si shtete. Nëse ne nuk jemi në gjendje të bëjmë shtetin tone dhe presim të na bëjnë të tjerët, do të vazhdojmë të ankohemi për mossukses.

Nuk ka shtet musliman ose me shumicë muslimane demokratik dhe të zhvilluar, prandaj nuk do të ketë edhe Shqipëri e Kosovë demokratike e të zhvilluar, nëse ne nuk jemi në gjendje të minimizojmë ndikimin regresiv fetar në shoqërinë shqiptare. Do të mbijetojmë me probleme si deri tani, por ndonjë progres të madh në drejtim të zhvillimit dhe stabilizimit të vendit, apo bashkimit kombëtar, vështirë se do të kemi. Se historia do të përsëritet…

Në shoqërinë shqiptare nuk dominon mendimi racional, në shtet-bërje, dominon feja! Ne duhet të dimë se çfarë është e dobishme e çfarë jo, në ekzistencën e shtetit tonë dhe nëse duam zhvillim e sukses, duhet të ulim tiparet e padobishme e derstruktive, vetë-shkatërruese që na shoqërojnë. Po si? Kush duhet ta bëjë këtë? Vështirë të gjejmë njerëz…

Duhet shkollim e dije, orientim racional drejt shtetit nacional, nëse duam sukses si popull e si shoqëri!

Ju uroj më të mirat, patriota shqiptarë, 😊

Arben Çokaj


Vedat Shehu

E vertete kjo qe thoni, Arben. Por arsyetimi niset nga nje premise e gabuar rrenjesisht, sikur dogma fetare e krishtere eshte me perparimtsre se ajo e judizmit dhe e myslymanizmit, kur te tria dogmat merren me tri gjera fantastike te pa qen: 1) Qiellin qe edhte hapesire brenda galaktikes ku gjendet Toka me Diellin; 2) Shpirtrat e te gjalleve qe kur vdesin jetojne ne Qiell, 3) Demonet, xhindet, shpirtin e keq, enderat, levizjet e yjeve si shfaqje per parashikime.

Kurse progresin e beri Rilindja ne Evrope e Qytetrimit para kristian dhe chlirimi nga inkuzicioni i krishter i grave dinjitoze dhe dijetareve te se vertetes.
Shqipria do pperforcoje diturine me kohezionin Besa-Bese permbi dogmat fetare dhe me diruri e teknologji mbi gjeourat me prefikime me shpirtra e perndira e djaj. poshte predikimet e genjeshterta.

Arben Çokaj

Nga pikëpamja fetare, krishtërimi është feja më e mire e mundshme dhe më paqësore si filozofi fetare, por edhe ajo kur mori pushtet, shkaktoi Mesjetën në Europë. Prandaj Europianët gjetën mundësi me art e me shkencë e me dije, me Rilindjen Europiane e më pas me Revolucionin francez dhe e distancuan frenë nga shteti e pushteti. Feja ka ndikimin e vet edhe në Perëndim, por jo aq sa për ta frenuar zhvillimin, si tek ne. E kush është shkaku? Islami ndër shqiptarë, jo fetë tjera edhe aq. Europa u distancua nga feja drejht shteteve laike, por nuk e hodhën fenë. Në ato kohë diskutohej mundësia që ta largonin fenë komplet, se konsiderohet si diçka e padobishme për shoqërinë, por pati zëra që thanë se nëse e heqim fenë komplet – si bëri Enveri më pas në Shqipëri – me se do e mbushim boshllëkun që ajo krijon? Sepse njerëzit që besojnë në fe, janë si duhan piësit, e ndoshta më keq, edhe pse e dinë se i dëmton, ata varen prej saj, kanë nevojë për të.

Prandaj nuk i hyra në komentin tim të bëj një diskutim fetar, por përmenda fenë dominante të shqiptarëve islamin, i cili krijon një kulturë orientale – jo-perëndimore në shoqërinë Shqiptare dhe nuk po them ta largojmë fenë si Enveri – edhe pse do të ishte më mirë për shoqërinë, po i kuptoj besimtarët që duan ose kanë nevojë të besojnë në iluzione, por të besojnë për veten e tyre dhe të mos na bëhen aktorë dominantë në shoqëri, me piskama arabe në kupë të qiellit e me sjellje orientale, pasi ne na intereson orientimi drejt perëndimit e zhvillimit. Edhe pse shoqëria ideale nuk ekziston, ne duhet të ngrejmë cilësitë e races shqiptarte dhe të mos rrimë duke u shtypur e nënshtruar si shoqëri e ulët orientale.

Ulja e dozave të faktorëve nekrofilë e destruktive në shoqëri dhe promovimi i punës, shkollimit e dijes si dhe i shtetit nacional si në Europë, mendoj se me vetëdije, si shoqëri nëse drejtuesit tanë orientohen këshu dhe kanë synim edhe shoqërinë ta orientojnë si duhet, mund të kemi sukses. Por nuk e besoj, shoqëria jonë është aq e ngatërruar si alfabet arab, sa vështirë të orientohet me vetëdije drejt interesave të saj më të mira. Se si fillim na duhet vetëdija…

Arben Çokaj, Fjala.Info, Shkodër