NJË VIZITË TURISTIKE NË TIRANË

0
81
Toptani center

Të gjithë janë heronj që ranë për atdhe, duke vrarë njëri-tjetrin… /AÇ

“Me inagurimin e qendrës Toptani, shtohen dhe mundësitë e turizmit të ri.
Autobuzi me turistë u nis nga hotel Plaza me shoqeruesin që shpjegon:
Kjo është qendra Toptani.
Esat pashë Toptani u vra ne Paris për vatanin.

Pas dy minutash:
Ky është sheshi Avni Rustemi, Rustemi ishte ai tipi që vrau Esatin.

Pas 5 minutash:
Ky është bulevardi Zogu I.
Ahmet Zogu ishte kushëri me Esatin dhe vrau Avniun per t’u hakmarrë.

Pas 10 min:
Ky është sheshi Fan Noli, i cili ishte prift, por kur Zogu vrau Avniun, bëri revolucion.
Ahmetin e dëbuan dhe e dënuan me vdekje në mungesë.
Veçse Ahmeti u kthye (me ndihmën e serbëve), mori pushtetin dhe dënoi me vdekje Nolin në mungesë, i cili iu kthye punës dhe u bë prift (në SHBA).

Pas 2 minutash:
Kjo eshte piramida, muzeu i Enverit, që mori pushtetin dhe i shpalli Avniun dhe Nolin heronj, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq.
Kjo histori vazhdon mbi 45 vjet.

Kthen kokën nga ana tjetër:
Kjo është qeveria dhe kuvendi i Shqipërisë.

Këta i ranë shkurt, i shpallën Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin te gjithe heronj, kurse Enverin e shpallin 8 vjet hero dhe 8 vjet armik.

Dhe kështu mbaron turi turistik i Shqipërisë së pavarur!”